Isaia 20:1-6

20  Vitin që tartani,*+ i dërguar+ nga Sargoni, mbreti i Asirisë, vajti në Ashdod,+ luftoi kundër tij dhe e pushtoi,+  Jehovai tha nëpërmjet Isaisë, birit të Amozit:+ «Shko,+ zgjidhe copën e thesit nga mesi+ dhe hiqi sandalet nga këmbët.»+ Ai bëri kështu dhe u end lakuriq e këmbëzbathur.+  Pastaj Jehovai tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, u end lakuriq e këmbëzbathur për tre vjet, si një shenjë+ dhe çudi për të paralajmëruar Egjiptin+ dhe Etiopinë,+  kështu do t’i marrë mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit+ dhe të mërguarit e Etiopisë, djemtë dhe të moshuarit: lakuriq, këmbëzbathur dhe vithezhveshur, duke zbuluar kështu lakuriqësinë e Egjiptit.+  Ata do të tmerrohen dhe do t’u vijë turp për Etiopinë, shpresën nga i mbanin sytë,+ si dhe për Egjiptin, shkëlqimin e tyre.+  Atë ditë, banorët e këtij vendi bregdetar do të thonë: ‘Ja si qenka shpresa nga i mbanim sytë, tek e cila rendëm për të kërkuar ndihmë që të çliroheshim nga mbreti i Asirisë!+ Si do të shpëtojmë tani?’»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 2Mb 18:17.