Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 2:1-22

2  Vegimi që pa Isaia, biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin:+  Në ditët e fundit,+ mali i shtëpisë+ së Jehovait do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve+ dhe do të ngrihet më lart se kodrat.+ Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.+  Shumë popuj do të shkojnë e do të thonë: «Ejani,+ le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit. Ai do të na mësojë udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+ Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.+  Ai do të gjykojë mes kombeve+ dhe do t’i ndreqë gjërat+ për shumë popuj.+ Ata do t’i farkëtojnë shpatat duke i kthyer në plore dhe heshtat në kiza për krasitje.+ Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.+  O shtëpi e Jakobit, eja dhe le të ecim në dritën e Jehovait!+  Ai e braktisi popullin e tij, shtëpinë e Jakobit,+ sepse ata u mbushën me zakone që vijnë nga Lindja+ dhe merren me magji+ si filistinët. Fëmijët e të huajve janë të shumtë mes tyre.+  Vendi i tyre është plot me argjend e me ar, dhe thesaret e tyre s’kanë fund.+ Vendi është i mbushur me kuaj, dhe qerret e tyre s’kanë mbarim.+  Vendi i tyre është plot me perëndi të kota.+ Ata përkulen para veprës së duarve të tyre, para asaj që bënë gishtat e tyre.+  Njerëzit bien poshtë dhe burrat e ulin veten, ndaj ai s’i fal dot.+ 10  Hyr në shkëmb dhe fshihu në dhé, prej tmerrit që ngjall Jehovai dhe epërsisë së tij madhështore.+ 11  Sytë krenarë të njeriut do të ulen dhe kryelartësia e burrave do të marrë fund.+ Atë ditë do të lartësohet vetëm Jehovai.+ 12  Sepse ajo ditë i përket Jehovait të ushtrive.+ Ajo do të vijë mbi këdo që e lartëson veten e është fodull dhe mbi këdo që qëndron lart ose poshtë;+ 13  mbi tërë cedrat e Libanit,+ që janë të lartë e të ngritur, dhe mbi tërë pemët shumë të mëdha të Bashanit;+ 14  mbi tërë malet dhe kodrat e larta;+ 15  mbi çdo kullë të lartë dhe mbi çdo mur të fortifikuar;+ 16  mbi tërë anijet e Tarshishit+ dhe mbi tërë barkat e bukura. 17  Fodullëku i njeriut dhe kryelartësia e burrave do të marrë fund.+ Atë ditë do të lartësohet vetëm Jehovai.+ 18  Perënditë e kota do të zhduken krejt.+ 19  Kur ai të ngrihet e toka të tronditet,+ njerëzit do të hyjnë nëpër shpellat e shkëmbinjve dhe nëpër guvat e dheut, prej tmerrit që ngjall Jehovai dhe epërsisë së tij madhështore.+ 20  Atë ditë, njeriu do t’ua hedhë minjve hundëgjatë dhe lakuriqëve të natës perënditë e kota prej argjendi dhe ato prej ari që kishte bërë për t’u përkulur para tyre,+ 21  me qëllim që të hyjë nëpër guvat e shkëmbinjve dhe nëpër të çarat e shkrepave, prej tmerrit që ngjall Jehovai dhe epërsisë së tij madhështore,+ kur ai të ngrihet e toka të tronditet. 22  Për të mirën tuaj, hiqni dorë nga njeriu, i cili varet nga fryma që gjendet në flegrat e tij,+ sepse çfarë është ai që të merret parasysh?+

Shënime në fund të faqes