Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 19:1-25

19  Shpallja kundër Egjiptit.+ Ja, Jehovai ka hipur mbi një re+ të shpejtë dhe po hyn në Egjipt. Perënditë e kota të Egjiptit do të dridhen prej tij,+ dhe zemra e egjiptianëve do të mpaket.+  «Unë do t’i nxit egjiptianët kundër njëri-tjetrit, dhe ata do të luftojnë vëllai kundër vëllait, shoku kundër shokut, qyteti kundër qytetit dhe mbretëria kundër mbretërisë.+  Egjiptianët do të hutohen,+ dhe unë do t’ua ngatërroj planet.+ Ata do t’u drejtohen perëndive të kota,+ magjistarëve, mediumeve dhe atyre që kanë si zanat parathënien e ngjarjeve.+  Unë do ta jap Egjiptin në duart e një zotërie të ashpër, dhe mbreti që do të sundojë mbi ta+ do të jetë shumë i fortë»,—thotë Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive.  Ujërat e detit do të thahen, kurse lumi do të shterojë dhe do të mbetet i thatë.+  Lumenjtë do të bien erë të qelbur. Kanaleve të Nilit në Egjipt do t’u pakësohet uji e do të shterojnë.+ Kallami+ dhe xunkthi do të shkërmoqen.  Vendet e zhveshura buzë lumit Nil, te gryka e tij, dhe të gjitha tokat e mbjella të lumit Nil, do të thahen.+ Bimësia e tyre do të thahet dhe do ta marrë era.  Peshkatarët do të mbajnë zi dhe të gjithë ata që hedhin grepat në lumin Nil, do të jenë të pikëlluar. Edhe ata që shtrijnë rrjetat e peshkimit mbi sipërfaqen e ujërave, do të ligështohen.+  Atyre që punojnë lirin e krehur,+ do t’u vijë turp. Kështu do të ndihen edhe ata që endin pëlhurë të bardhë në tezgjah. 10  Endësit+ e tij dhe gjithë punëtorët me pagesë që e kanë shpirtin të hidhëruar, do të ndihen të dërrmuar. 11  Princat e Zoanit+ janë vërtet të marrë. Më të mençurit e këshilltarëve të faraonit japin këshilla të paarsyeshme.+ E si mund t’i thoni faraonit: «Unë jam biri i të mençurve, biri i mbretërve të kohëve të lashta.» 12  Ku janë, pra, të mençurit e tu?+ A e dinë dhe a mund të të tregojnë se çfarë ka vendosur Jehovai i ushtrive për Egjiptin?+ 13  Princat e Zoanit kanë vepruar pa mend.+ Princat e Nofit+ janë mashtruar dhe prijësit+ e fiseve të Egjiptit e kanë çorientuar kombin. 14  Jehovai e ka turbulluar+ vendin dhe të parët e tij kanë bërë që Egjipti të endet nëpër tërë veprën e tij, ashtu si një i dehur endet nëpër të vjellën e vet.+ 15  Në Egjipt koka dhe bishti, bisku dhe xunkthi s’do të mund të bëjnë më asgjë.+ 16  Atë ditë Egjipti do të bëhet si gratë. Ai do të dridhet+ dhe do të tmerrohet kur Jehovai i ushtrive t’i tregojë grushtin.+ 17  Egjipti do të mpaket nga frika+ për shkak të Judës. Kujtdo që do t’ia përmendin, do t’i hyjë tmerri, për shkak të asaj që ka vendosur Jehovai i ushtrive kundër tij.+ 18  Atë ditë në Egjipt do të ketë pesë qytete+ që do të flasin gjuhën e Kanaanit+ dhe që do të betohen+ para Jehovait të ushtrive. Njëri prej tyre do të quhet Qyteti i Rrëzimit. 19  Atë ditë, në mes të Egjiptit+ do të ketë një altar kushtuar Jehovait, kurse buzë kufirit të tij do të gjendet një shtyllë kushtuar Jehovait. 20  Do të jenë një shenjë dhe një dëshmi për Jehovain e ushtrive në Egjipt.+ Ata do t’i thërrasin Jehovait për shkak të shtypësve,+ dhe ai do t’u dërgojë një shpëtimtar, po, një shpëtimtar të madh, që do t’i çlirojë.+ 21  Jehovai do të bëhet i njohur për egjiptianët.+ Atë ditë egjiptianët do ta njohin Jehovain, dhe do t’i bëjnë atij flijime e dhurata.+ Ata do të marrin një zotim para Jehovait dhe do ta mbajnë atë.+ 22  Jehovai do t’i japë Egjiptit një goditje.+ Goditja do të pasohet nga shërimi,+ dhe ata do të kthehen te Jehovai.+ Ai do ta pranojë përgjërimin e tyre e do t’i shërojë.+ 23  Atë ditë do të ketë një rrugë+ që del nga Egjipti për në Asiri. Asiria do të vijë në Egjipt, dhe Egjipti në Asiri; e së bashku do të bëhen shërbëtorë të Tij. 24  Atë ditë Izraeli do të jetë i treti bashkë me Egjiptin dhe Asirinë,+ domethënë një bekim në mes të tokës,+ 25  sepse Jehovai i ushtrive do t’i ketë bekuar,+ duke thënë: «Bekuar qoftë Egjipti, populli im, Asiria, vepra e duarve të mia,+ dhe Izraeli, trashëgimia ime!»+

Shënime në fund të faqes