Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 18:1-7

18  Mjerë vendi i insekteve zukatëse, që ndodhet në rajonin e lumenjve të Etiopisë!+  Ky është ai që nëpërmjet detit nis të dërguar+ me anije papirusi, që lundrojnë mbi sipërfaqen e ujërave, dhe thotë: «Shkoni, o lajmëtarë të shpejtë, te një komb shtatlartë dhe lëkurëlëmuar, te një popull që ngjall frikë kudo, një komb që ka forcë të madhe dhe që shtyp të tjerët, vendin e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»+  Të gjithë ju banorë të vendit dhe të tokës+ do të shihni një pamje si ajo që shihet kur ngrihet një sinjal mbi male,+ dhe do të dëgjoni një tingull si ai që dëgjohet kur bie briri.+  Sepse kështu më tha Jehovai: «Unë do të rri i qetë dhe do të shikoj vendin tim me themele të forta+ dhe prania ime do të jetë si nxehtësia që të merr sytë kur është ditë,+ si reja e vesës në nxehtësinë e vjeljes.+  Sepse përpara vjeljes, kur lulëzimi të ketë përfunduar dhe lulja të jetë bërë rrush që fillon të piqet, duhen prerë degëzat me kizë dhe duhen hequr dredhat e hardhisë, po, duhen krasitur.+  Ato do të lihen të tëra për zogjtë grabitqarë të maleve dhe për kafshët e tokës.+ Me to do të ushqehen zogjtë grabitqarë gjatë verës dhe të gjitha kafshët e tokës gjatë kohës së vjeljes.+  Atë ditë, në vendin e emrit të Jehovait të ushtrive,+ në malin e Sionit,+ Jehovait të ushtrive do t’i vijë një dhuratë nga një popull shtatlartë dhe lëkurëlëmuar,+ po, nga një popull që ngjall frikë kudo, një komb që ka forcë të madhe dhe që shtyp të tjerët, vendin e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»

Shënime në fund të faqes