Isaia 17:1-14

17  Shpallja kundër Damaskut:+ «Ja, Damasku nuk është më një qytet. Ai është bërë një pirg rrënojash të thërrmuara përtokë.+  Qytetet e braktisura të Aroerit+ janë kthyer në vende për të kullotur kopetë. Ato shtrihen atje, dhe askush nuk i tremb.+  Në Efraim nuk do të ketë më qytet të fortifikuar+ dhe në Damask+ nuk do të ketë më mbretëri. Ata që do të mbeten nga Siria, do të bëhen si lavdia e bijve të Izraelit,—thotë Jehovai i ushtrive.+  Atë ditë lavdia e Jakobit do të poshtërohet,+ dhe trupi i tij i shëndoshë do të tretet.+  Korrësi që mbledh drithin e pakorrur dhe korr kallinjtë me krahun e vet,+ do të bëhet si një njeri që mbledh kallinj të mbetur në ultësirën e Refaimit.+  Atje do të mbetet diçka për t’u mbledhur, ashtu si mbetet pasi shkundet pema e ullirit: dy a tre ullinj të bërë në majë të degës dhe katër a pesë në degët frytdhënëse»,—thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit.+  Atë ditë njeriu do t’i ngrejë sytë drejt Bërësit të tij dhe do ta ngulë shikimin tek i Shenjti i Izraelit.+  Ai nuk do t’i drejtojë sytë nga altarët,+ vepër e duarve të tij,+ dhe nuk do t’ia ngulë sytë asaj që kanë bërë gishtat e tij, as shtyllave të shenjta dhe as mbajtëseve të temjanit.+  Atë ditë qytetet e tij të fortifikuara do të bëhen si një vend krejt i braktisur në mes të pyllit, po, si dega që u braktis për shkak të bijve të Izraelit. Ato do të bëhen një vend i shkretë,+ 10  sepse ti e harrove+ Perëndinë e shpëtimit tënd+ dhe nuk e kujtove atë që ishte Shkëmbi+ i fortesës sate. Prandaj edhe mbjell plantacione të këndshme dhe vë në to biskun e një të huaji. 11  Edhe pse ditën e rrethon me kujdes plantacionin tënd dhe në mëngjes fara mbin, fryti i tij do të ikë ditën e lëngatës dhe të dhembjes së pashërueshme.+ 12  Ah, ç’pështjellim po ndodh në shumë popuj, që buçasin porsi detet! Ah, ç’zhurmë që vjen nga kombet, të cilat ushtojnë si ujërat e fuqishme!+ 13  Kombet+ do të ushtojnë si ujërat e shumta. Ai do t’i qortojë+ dhe ato do të ikin larg e do të ndiqen nga pas si e ndjek era bykun nëpër male dhe era e shtrëngatës shtjellën e gjembaçëve.+ 14  Në mbrëmje, ja, tmerr i papritur, e pa ardhur mëngjesi ato nuk janë më.+ Kjo është pjesa e atyre që na zhvatin dhe shorti i atyre që na plaçkitin.+

Shënime në fund të faqes