Isaia 16:1-14

16  Dërgojini një dash sundimtarit të vendit,+ një dash nga Sela në drejtim të shkretëtirës, për në malin e qytetit të Sionit.+  Banorët e Moabit, në vaun e Arnonit,+ do të jenë si një zog i dëbuar nga foleja.+  «Jepni një këshillë, zbatoni vendimin.+Në mes të ditës+ bëje hijen tënde të dendur si nata. Fshihi të shpërndarët,+ mos tradhto asnjë nga ata që po ia mbathin.+  Lëri të shpërndarët e mi të banojnë si të ardhur te ti, o Moab!+ Bëhu për ta një vend për t’u fshehur nga plaçkitësi.+ Sepse shtypësit i erdhi fundi, plaçkitja mori fund dhe ata që i shkelnin të tjerët me këmbë, u fshinë nga faqja e dheut.+  Falë dashamirësisë do të vendoset patundshmërisht+ një fron dhe në të, në tendën e Davidit,+ do të ulet dikush që vepron me besnikëri. Ai do të gjykojë, do të kërkojë drejtësinë dhe s’do të vonojë të bëjë ç’është e drejtë.»+  Kemi dëgjuar se sa krenar+ është Moabi. Po, kemi dëgjuar për fodullëkun, krenarinë dhe zemërimin e tij të furishëm.+ Fjalët e tij boshe nuk do të dalin të vërteta.+  Prandaj Moabi do të ulërijë për gjëmën e vet, do të ulërijë+ i tëri. Të dërrmuarit do të ofshajnë për kuleçtë prej rrushi të thatë të Kir-Haresetit,+  sepse brezaret me vreshta në Heshbon+ janë tharë. Degët në të kuqe të ndezur të hardhisë së Sibmahut,+ i kanë rrëzuar zotërit e kombeve. Ato kishin arritur deri në Jazer+ dhe ishin përhapur gjithandej nëpër shkretëtirë. Degët e saj ishin harlisur dhe kishin arritur deri në det.  Prandaj do të qaj për hardhinë e Sibmahut+ si për Jazerin. Do të të laj me lot, o Heshbon+ dhe Elealeh,+ sepse në stinën e verës dhe në kohën e vjeljes është dëgjuar te ti një britmë lufte.+ 10  Në pemishte s’ka më gëzim dhe hare. Nëpër vreshta nuk ka asnjë britmë gëzimi, nuk dëgjohet asnjë brohoritje.+ Në shtypëset e rrushit nuk po nxirret më asnjë pikë verë.+ Kam bërë që të pushojë çdo brohoritje.+ 11  Ja pse të përbrendshmet e mia dridhen si telat e harpës për Moabin+ dhe për Kir-Haresetin.+ 12  Moabin e panë të lodhej në vendet e larta.+ Ai vajti në shenjtëroren e tij për t’u lutur,+ por nuk bëri dot gjë prej gjëje.+ 13  Kjo është fjala që tha më parë Jehovai për Moabin. 14  Ndërsa tani Jehovai thotë: «Brenda tre vjetësh, sipas viteve të një mëditësi,+ lavdia+ e Moabit do të çnderohet mes trazirash të shumta e të çdo lloji dhe ata që do të mbeten, do të jenë fare të papërfillshëm në numër e aspak të fuqishëm.»+

Shënime në fund të faqes