Isaia 14:1-32

14  Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’u japë prehje në tokën e tyre.+ Të ardhurit do të bashkohen me ta dhe do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+  Njerëzit do t’i marrin dhe do t’i çojnë në vendin e tyre. Shtëpia e Izraelit do t’i marrë ata si pronën e vet, që t’i shërbejnë si shërbëtorë dhe shërbëtore+ në tokën e Jehovait. Ata do të bëhen robëruesit+ e atyre që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.+  Ditën kur Jehovai të të japë prehje nga dhembja, nga shqetësimi dhe nga skllavëria e rëndë ku kishe rënë,+  ti do të nxjerrësh këto shprehje tallëse* kundër mbretit të Babilonisë:«Si i erdhi fundi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin?! Si i erdhi fundi shtypjes?!+  Jehovai e theu thuprën e të ligjve, shkopin e atyre që sundonin,+  atë që me furi i godiste popujt pareshtur,+ atë që i nënshtronte kombet me një zemërim të papërshkrueshëm, duke i përndjekur në mënyrë të papërmbajtur.+  Mbarë toka ka gjetur prehje+ dhe s’ka më shqetësim. Njerëzit janë plot hare dhe lëshojnë britma gëzimi.+  Edhe dëllinjat+ dhe cedrat e Libanit janë gëzuar për atë që të ndodhi ty, e thonë: ‘Qëkurse ke rënë ti, asnjë druvar+ nuk vjen më te ne.’  Edhe Sheoli+ poshtë është vënë në lëvizje për ty, që të të takojë sapo të hysh. Për ty ka zgjuar ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm,+ tërë udhëheqësit e tokës që u ngjanin cjepve.+ Gjithë mbretërit e kombeve i zbriti nga fronet.+ 10  Të tërë ata marrin fjalën dhe të thonë: ‘Edhe ti qenke bërë i dobët si ne?!+ Qenke bërë i ngjashëm me ne?!+ 11  Krenaria jote dhe zallamahia e veglave të tua me tela+ u plandosën në Sheol. Vemjet u bënë shtrojë poshtë teje, kurse krimbat u bënë mbulesë.’+ 12  Si re nga qielli+ ti që shkëlqen, o bir i agimit?! Si u hodhe përtokë+ ti që rrëzoje kombet?!+ 13  Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+ Do ta ngre fronin tim mbi yjet+ e Perëndisë dhe do të ulem në malin e mbledhjes,+ në viset më të thella të veriut.+ 14  Unë do të ngjitem mbi retë e larta+ dhe do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.’+ 15  Por përkundrazi, do të plandosesh në Sheol,+ në pjesët më të thella të gropës.+ 16  Ata që të shikojnë, do të t’i ngulin sytë, do të të këqyrin me kujdes dhe do të thonë: ‘Ky është njeriu nga i cili dridhej toka dhe tronditeshin mbretëritë,+ 17  që e shkretoi botën dhe përmbysi qytetet e saj,+ që nuk ua hapi rrugën për t’u kthyer në shtëpi të burgosurve të tij?!’+ 18  Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve, po, që të gjithë, prehen me lavdi, secili në varrin e tij,+ 19  kurse ti, si një filiz i pështirë, je flakur tutje pa pasur një varr,+ si një kufomë e shkelur,+ i mbështjellë me njerëz të vrarë nga shpata, që përfundojnë në gurët e një grope.+ 20  Ti nuk do të varrosesh me mbretërit, sepse shkatërrove vendin tënd dhe vrave popullin tënd. Pasardhësit e keqbërësve nuk do të zihen në gojë kurrën e kurrës.+ 21  Bëjuni gati bijve të tij një trung ekzekutimi për fajin e paraardhësve+ të tyre, që të mos ngrihen e të shtien në dorë tokën dhe ta mbushin me qytete.»+ 22  «Unë do të ngrihem kundër tyre,+—thotë Jehovai i ushtrive.Do të shfaros emrin,+ ata që kanë mbetur, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm+ të Babilonisë,—thotë Jehovai. 23  Do ta kthej në fole ferrëgjatësh dhe në një vend pellgjesh me kallamishte. Do ta fshij me fshesën e shfarosjes»,+—thotë Jehovai i ushtrive. 24  Jehovai i ushtrive është betuar+ me fjalët: «Ashtu si kam ndër mend, ashtu do të ndodhë, dhe ashtu si kam vendosur, ashtu do të dalë.+ 25  Do ta dërrmoj asirianin në vendin tim+ dhe do ta shtyp në malet e mia.+ Kështu, zgjedha e tij do të hiqet nga populli im dhe ngarkesa e tij do të hiqet nga supet e tyre.»+ 26  Ky është vendimi që është shpallur kundër gjithë tokës, dhe kjo është dora që është shtrirë kundër tërë kombeve. 27  Sepse Jehovai i ushtrive e ka marrë vendimin.+ Kush mund ta anulojë?+ Dora e tij është shtrirë. Kush mund ta kthejë mbrapsht?+ 28  Vitin kur vdiq mbreti Akaz,+ u bë kjo shpallje: 29  «Mos u gëzoftë,+ o Filisti,+ asnjë prej banorëve të tu, vetëm sepse u thye shkopi i atij që të godiste!+ Sepse nga rrënja e gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues+ dhe fryti i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.+ 30  Të parëlindurit e të përvuajturve do të kenë ushqim dhe të varfrit do të shtrihen të sigurt.+ Rrënjën tënde do ta bëj të vdesë nga zia e bukës, kurse ajo që do të mbetet prej teje, do të vritet.+ 31  Ulëri, o portë! Thërrit, o qytet! Ty, o Filisti, do të të lëshojë zemra, sepse nga veriu po afrohet një re tymi dhe askush nuk po veçohet nga radhët e armikut.»+ 32  E ç’përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve+ të kombit? Që Jehovai ka hedhur themelet e Sionit,+ dhe të munduarit e popullit të tij do të gjejnë strehë atje.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shprehje proverbiale».
Fjalë për fjalë «thoshe në zemër».