Isaia 12:1-6

12  Atë ditë+ do të thuash: «Të falënderoj, o Jehova, sepse ndonëse t’u ndez zemërimi kundër meje, pak e nga pak ai t’u fashit+ dhe ti më ngushëllove.+  Ja, Perëndia është shpëtimi im.+ Unë do të kem besim e s’do të kem frikë,+ sepse Jah Jehovai është forca+ dhe fuqia ime.+ Ai u bë shpëtimi im.»+  Me ngazëllim do të mbushni ujë në burimet e shpëtimit.+  Atë ditë do të thoni: «Falënderojeni Jehovain!+ Thërritni emrin e tij!+ Tregojuni popujve si ka vepruar ai!+ Shpallni që emri i tij është lartësuar!+  Këndoni për Jehovain,+ sepse ai ka vepruar në mënyrë të pashoqe.+ Kjo po i bëhet e ditur tokës mbarë.  Brohorit dhe bërtit nga gëzimi, o popull i Sionit, sepse i madh është mes teje i Shenjti i Izraelit!»+

Shënime në fund të faqes