Hozea 9:1-17

9  «Mos gëzo, o Izrael.+ Mos ngazëllo si popujt,+ sepse me anë të kurvërisë je larguar nga Perëndia yt.+ Ke dashur dhuratat që të kanë dhënë si mëditje në gjithë lëmenjtë e drithit.+  Lëmi dhe shtypësja e rrushit nuk e ushqejnë+ dhe mushti e zhgënjen.+  Ata nuk do të vazhdojnë të banojnë në vendin e Jehovait.+ Efraimi do të kthehet në Egjipt+ dhe në Asiri do të hanë atë që është e papastër.+  Ata nuk do të vazhdojnë të derdhin verë para Jehovait.+ Flijimet e tyre nuk do t’i pëlqejnë atij.+ Ato janë për ta si buka e kohëve të zisë;+ të gjithë ata që e hanë do të ndoten, sepse bukën e kanë për shpirtin e vet. Ajo nuk do të hyjë në shtëpinë e Jehovait.+  Çfarë do të bëni, o njerëz, ditën e mbledhjes dhe ditën e festës së Jehovait?+  Sepse ja, atyre do t’u duhet të ikin për shkak të grabitjes.+ Egjipti do t’i mbledhë,+ Memfisi+ do t’i varrosë. Gjërat e tyre të dëshirueshme prej argjendi do të bëhen pronë e hithrave.+ Në tendat e tyre do të ketë shkurre me gjemba.+  Do të vijnë ditët kur do t’u kushtohet vëmendje.+ Do të vijnë ditët e shpagimit që u takon.+ Ata të Izraelit do ta marrin vesh këtë.+ Profeti do të jetë i marrë,+ njeriu me shprehje të frymëzuara do të luajë mendsh për shkak të bollëkut të fajit tuaj,+ madje edhe mëria do të jetë e bollshme.»  Roja+ i Efraimit ishte me Perëndinë tim.+ Në të gjitha udhët e profetit+ gjendet gracka e gjahtarit të zogjve.+ Në shtëpinë e Perëndisë së tij ka mëri.  Në rrënimin që kanë sjellë janë zhytur thellë,+ si në ditët e Gibeahut.+ Ai do ta kujtojë fajin e tyre+ dhe do t’u kushtojë vëmendje mëkateve të tyre. 10  «Si rrushin në shkretëtirë e gjeta Izraelin.+ Si fikun e hershëm të një peme që është në fillimet e saj i pashë paraardhësit tuaj.+ Ata shkuan te Baali i Peorit,+ iu kushtuan gjësë së turpshme+ dhe u bënë të neveritshëm si gjëja e dashurisë së tyre.+ 11  Lavdia e Efraimit fluturon tutje si zog,+ kështu që s’ka as lindje, as bark shtatzënë, as ngjizje.+ 12  Edhe pse rritin bijtë e tyre, unë do t’i lë pa fëmijë, kështu që s’do të ketë asnjë njeri.+ Po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!+ 13  Efraimi, që e kam parë si Tirin e mbjellë në një kullotë,+ po, Efraimi ka për t’ia çuar bijtë e vet një vrasësi.»+ 14  Jepu, o Jehova, atë që ke për t’u dhënë.+ Jepu një bark që dështon+ dhe gjinj që fishken. 15  «Gjithë e keqja e tyre ishte në Gilgal,+ sepse atje m’u desh t’i urreja.+ Për shkak të ligësisë së veprimeve të tyre do t’i përzë nga shtëpia ime.+ Nuk do të vazhdoj t’i dua.+ Të gjithë princat e tyre veprojnë me kokëfortësi.+ 16  Efraimi do të goditet+ dhe rrënja do t’i thahet.+ S’do të prodhojnë më fryt.+ Edhe po të lindin, unë do të bëj të vdesin gjërat e dëshirueshme të barkut të tyre.»+ 17  Perëndia im+ do t’i hedhë poshtë, sepse nuk e kanë dëgjuar.+ Ata do të bëhen të arratisur mes kombeve.+

Shënime në fund të faqes