Hozea 8:1-14

8  «Vër një bri në gojë!+ Dikush vjen si shqiponjë+ kundër shtëpisë së Jehovait, sepse ata kanë shkelur besëlidhjen time+ dhe kanë kryer shkelje kundër ligjit tim.+  Ata vazhdojnë të më thërrasin: ‘O Perëndia im, ne, Izraeli, të kemi njohur.’+  Izraeli e ka hedhur tej të mirën.+ Le ta ndjekë armiku.+  Ata kanë vënë mbretër,+ por jo sipas rregullit tim. Kanë vënë princa, por unë nuk e dija. Me argjendin dhe arin e tyre kanë bërë idhuj+ me qëllim që të shfarosen.+  Viçi yt është hedhur tej,+ o Samari. Zemërimi im është ndezur kundër tyre.+ Deri kur do të jenë të pazotë për pafajësi?+  Sepse nga Izraeli ishte edhe ky viç.+ Një artizan i thjeshtë e bëri+ dhe s’është Perëndi, sepse viçi i Samarisë do të bëhet cifla.+  Erë vazhdojnë të mbjellin dhe erë shtrëngate do të korrin.+ Asnjë kalli drithi s’do të ketë kokrra.+ Asnjë bisk s’do të japë miell.+ Edhe sikur të japë ndonjëri, do ta gëlltitin të huajt.+  Izraeli duhet gëlltitur.+ Tani ata do të jenë mes kombeve+ ashtu si një enë që s’të sjell fare kënaqësi.+  Sepse si një zebër e vetmuar+ u ngjitën në Asiri,+ kurse Efraimi mori dashnorë me mëditje.+ 10  Veç kësaj, edhe pse vazhdojnë t’i marrin me mëditje mes kombeve,+ unë tani do t’i mbledh, dhe për pak kohë do të kenë dhembje të forta,+ për shkak të barrës së mbretit dhe të princave. 11  Sepse Efraimi i ka shtuar altarët, që të mëkatojë.+ Ai është bërë me altarë, që të mëkatojë.+ 12  Shkrova shumë gjëra të ligjit tim për të,+ por ato u quajtën tamam si diçka e çuditshme.+ 13  Si dhuratë më flijonin mish+ dhe hanin gjëra me të cilat Jehovai nuk u kënaq.+ Tani ai do ta kujtojë fajin e tyre dhe do të kërkojë llogari për mëkatet e tyre.+ Ata u kthyen në Egjipt.+ 14  Izraeli filloi ta harronte Bërësin e tij+ dhe të ndërtonte tempuj,+ kurse Juda shtoi qytetet e fortifikuara.+ Unë do të dërgoj zjarr në qytetet e saj dhe ai do të përpijë kullat e banimit të secilit prej tyre.»+

Shënime në fund të faqes