Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Hozea 7:1-16

7  «Kur të jem gati për t’i sjellë shërim Izraelit,+ do të zbulohet faji i Efraimit+ dhe gjërat e këqija të Samarisë.+ Ata janë marrë me mashtrime.+ Brenda hyn hajduti, jashtë turret banda e kusarëve.+  As që u shkon fare ndër mend*+ se unë do të kujtoj gjithë të keqen e tyre.+ Janë të rrethuar nga veprimet e tyre,+ që janë bërë para fytyrës sime.+  Me të keqen e tyre gëzojnë mbretin dhe me mashtrimet e tyre princat.+  Ata janë të gjithë kurorëshkelës,+ si një furrë e ndezur nga bukëpjekësi, i cili pushon së shpurrituri zjarrin pasi ka mbrujtur brumin derisa ky të vijë.  Ditën e mbretit tonë princat janë sëmurur;+ për shkak të verës ka tërbim.+ Ai e ka shtrirë dorën bashkë me përqeshësit.  Duket sikur e kanë çuar zemrën pranë një furre;+ ajo u djeg përbrenda.+ Bukëpjekësi i tyre fle gjithë natën; në mëngjes furra djeg si nga një zjarr flakërues.+  Nxehen që të gjithë si furra dhe përpijnë gjykatësit e tyre. Mbretërit e tyre kanë rënë të tërë;+ asnjëri prej tyre s’më thërret.+  Efraimi përzihet vetë mes popujve.+ Efraimi është bërë një kulaç i pakthyer nga ana tjetër.+  Fuqinë ia kanë përpirë të panjohurit+ dhe ai as që e ka marrë vesh.+ Koka i është zbardhur nga thinjat, por ai s’e ka marrë vesh. 10  Krenaria e Izraelit ka dëshmuar kundër tij+ dhe ata nuk janë kthyer te Jehovai, Perëndia i tyre,+ e as nuk e kanë kërkuar për shkak të gjithë kësaj.+ 11  Efraimi është si një pëllumb mendjelehtë+ që nuk kupton.+ Egjiptin kanë thirrur;+ tek Asiria kanë shkuar.+ 12  Ngado që të shkojnë, unë do të shtrij mbi ta rrjetën time.+ Do t’i zbres si zogjtë e qiellit.+ Do t’i disiplinoj në përputhje me atë që u tha në asamblenë e tyre.+ 13  Mjerë ata,+ sepse ia kanë mbathur nga unë!+ Grabitje për ta, sepse kanë kryer shkelje kundër meje! Unë vetë i shpengoja,+ por ata kanë thënë gënjeshtra edhe kundër meje.+ 14  Nuk më thirrën për ndihmë me gjithë zemër,+ edhe pse ulërinin në shtretërit e tyre. Për shkak të drithit e të mushtit të tyre rrinin kot+ dhe ktheheshin kundër meje.+ 15  Unë i disiplinova,+ ua forcova krahët,+ por ata kurdisnin të keqen kundër meje.+ 16  Ktheheshin, por jo te diçka më e lartë;+ ishin bërë si hark me fill të këputur.+ Princat e tyre do të bien nga shpata, sepse kanë dënuar me gjuhën e tyre.+ Për këtë do t’i përqeshin në vendin e Egjiptit.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «zemër».