Hozea 5:1-15

5  «Dëgjoni këtë, o priftërinj,+ kushto vëmendje, o shtëpi e Izraelit, mba vesh, o shtëpi e mbretit,+ sepse me ju ka të bëjë gjykimi. Ju jeni bërë një grackë+ në Mizpah dhe si një rrjetë e shtrirë mbi Tabor.+  Ata që kanë lënë udhën janë zhytur thellë në kasaphanë.+ Unë i këshillova të gjithë.+  Unë vetë e kam njohur Efraimin+ dhe Izraeli nuk më është fshehur.+ Tani, o Efraim, ti i ke trajtuar gratë si prostituta;+ Izraeli është ndotur.+  Veprimet e veta nuk ua lejojnë të kthehen te Perëndia i tyre,+ sepse mes tyre ka një frymë kurvërie.+ Ata s’kanë dashur t’ia dinë për Jehovain.+  Krenaria e Izraelit ka dëshmuar kundër tij;+ Izraeli dhe Efraimi janë penguar në fajin e tyre.+ Bashkë me ta është penguar edhe Juda.+  Me kopenë dhe tufën e tyre shkuan ta kërkonin Jehovain, por nuk e gjetën dot.+ Ai ishte tërhequr prej tyre.  Ata kanë vepruar pabesisht me Jehovain,+ sepse janë bërë baballarë të bijve të huaj.+ Brenda një muaji do të gllabërohen ata dhe pjesët e zotërimeve të tyre.+  Bjerini bririt+ në Gibeah+ dhe trumbetës në Ramah! Lëshoni një britmë lufte në Beth-Aven:+ ‘Pas teje, o Beniamin!’+  Do të habiten me ty, o Efraim, ditën e qortimit.+ Mes fiseve të Izraelit kam bërë të njohura fjalë të denja për besim.+ 10  Princat e Judës janë bërë tamam si ata që zgjerojnë kufijtë.+ Zemërimin tim të furishëm do ta derdh mbi ta si ujë. 11  Efraimi është shtypur, është dërrmuar me të drejtë,+ sepse vetë deshi të ecte pas kundërshtarit të tij.+ 12  Unë isha si mola+ për Efraimin dhe tamam si kalbësira për shtëpinë e Judës. 13  Efraimi arriti ta shihte sëmundjen e tij dhe Juda ulcerën e saj.+ Efraimi shkoi në Asiri+ dhe i dërgoi fjalë një mbreti të madh,+ por ky nuk mundi t’ju sillte shërim+ dhe nuk mundi t’jua hiqte ulcerën me asnjë kurë.+ 14  Unë do të jem për Efraimin si një luan i ri,+ kurse për shtëpinë e Judës si një luan i ri me krifë. Unë do t’i copëtoj, do të shkoj e do t’i marr me vete dhe s’ka për t’i çliruar kush.+ 15  Unë do të iki, do të kthehem në vendin tim derisa ata të paguajnë për fajin e tyre,+ dhe kanë për të më kërkuar.*+ Kur ta kenë punën pisk,+ do të më kërkojnë.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «kanë për të kërkuar fytyrën time».