Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Hozea 4:1-19

4  Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai, o bij të Izraelit, sepse Jehovai ka një çështje ligjore me banorët e vendit,+ sepse në vend s’ka as të vërtetë,+ as dashamirësi, as njohuri për Perëndinë.+  Thuhen mallkime,+ merren me mashtrime,+ bëhen vrasje+ e vjedhje+ dhe kryhen kurorëshkelje.+ Këto kanë marrë dhenë dhe është derdhur gjak mbi gjak.+  Ja pse vendi do të mbajë zi+ dhe çdo banor i tij do të marrë fund bashkë me kafshët e egra të fushës dhe me zogjtë e qiellit, madje edhe peshqit e detit do të mblidhen vetëm e vetëm për të ngordhur.+  «Megjithatë, askush të mos ngrihet kundër+ dhe askush të mos qortojë, sepse populli yt është si ata që ngrihen kundër një prifti.+  Ashtu si pengohet dikush natën, ti do të pengohesh ditën,+ e bashkë me ty do të pengohet edhe profeti.+ Unë do ta zhduk nënën tënde.+  Populli im do të zhduket, sepse nuk ka njohuri.+ Meqë ti e ke hedhur poshtë njohurinë,+ edhe unë do të të hedh poshtë dhe ti nuk do të më shërbesh më si prift.+ Meqë ti vazhdon ta harrosh ligjin e Perëndisë tënd,+ edhe unë do t’i harroj bijtë e tu.+  Sa më shumë të ishin, aq më shumë mëkatonin kundër meje.+ Lavdinë time e kanë këmbyer me çnderim.+  Ata përpijnë mëkatin e popullit tim dhe shpirti i tyre dëshiron fajin e tij.+  Për popullin do të jetë njësoj si për priftin.+ Unë do t’u kërkoj llogari për udhët e tyre+ dhe do t’i kthej mbi ta veprimet e tyre.+ 10  Do të hanë, por s’do të ngopen.+ Do t’i trajtojnë gratë si prostituta, por nuk do të shtohen,+ sepse kanë lënë pa nderuar Jehovain.+ 11  Kurvëria, vera dhe mushti ia heqin njeriut motivin e mirë.+ 12  Populli im pyet idhullin prej druri+ dhe shkopi që mbajnë në dorë u tregon, sepse fryma e kurvërisë i ka bërë të enden larg+ dhe për shkak të kurvërisë nuk i nënshtrohen më Perëndisë së tyre.+ 13  Bëjnë flijime në majat e maleve+ dhe mbi kodra paraqitin tymin e blatimit,+ nën pemën shumë të madhe, nën pemën e stiraksit dhe nën pemën e madhe, sepse hija e saj është e mirë.+ Ja pse bijat tuaja kryejnë kurvëri dhe nuset tuaja kryejnë kurorëshkelje. 14  Unë nuk do t’u kërkoj llogari bijave tuaja për kurvëritë që kryejnë dhe as nuseve tuaja për kurorëshkeljet, sepse burrat veçohen me prostitutat+ dhe bëjnë flijime me prostitutat e tempullit.+ Populli që nuk kupton,+ do të shkelet. 15  Edhe pse ti kryen kurvëri, o Izrael,+ le të mos bëhet fajtore Juda.+ Mos ejani në Gilgal,+ as mos u ngjitni në Beth-Aven+ dhe as mos u betoni: ‘Ashtu siç është e vërtetë që Jehovai rron!’+ 16  Sepse Izraeli është bërë kokëfortë si një buall.+ Mos do ta kullotë tani Jehovai si një dash të ri në vend të hapur? 17  Efraimi është bashkuar me idhujt.+ Lëreni!+ 18  Pasi u ka mbaruar birra e grurit,+ e kanë trajtuar gruan tamam si prostitutë.+ Mbrojtësit e saj+ e kanë dashur vërtet çnderimin.+ 19  Era e ka mbështjellë në krahët e saj.+ Atyre do t’u vijë turp për flijimet e veta.»+

Shënime në fund të faqes