Hozea 2:1-23

2  U thoni vëllezërve tuaj: ‘Populli im!’+ dhe motrave tuaja: ‘O gra që ju është treguar mëshirë!’+  Ngrini një çështje ligjore kundër nënës suaj,+ ngrini një çështje ligjore, sepse ajo nuk është gruaja ime+ dhe unë nuk jam burri i saj.+ Ajo duhet të flakë kurvërinë nga vetja dhe veprat e kurorëshkeljes nga gjinjtë e saj,+  që të mos e zhvesh lakuriq+ dhe ta nxjerr si ditën kur lindi,+ të mos e bëj si një shkretëtirë,+ të mos e katandis si një vend pa ujë+ dhe të mos e bëj të vdesë nga etja.+  Unë nuk do t’u tregoj mëshirë bijve të saj,+ sepse ata janë bijtë e kurvërisë,+  ngaqë nëna e tyre ka kryer kurvëri.+ Ajo që ishte shtatzënë me ta ka vepruar në mënyrë të turpshme,+ sepse ka thënë: ‘Dua të shkoj pas atyre që më duan plot zjarr,+ pas atyre që më japin bukë dhe ujë, lesh dhe li, vaj dhe pije.’+  Prandaj ja, unë po e rrethoj udhën tënde me një gardh me gjemba. Kundër saj do të ngre një mur prej guri,+ kështu që ajo s’do t’i gjejë rrugët e veta.+  Ajo do të shkojë pas dashnorëve të saj të zjarrtë, por nuk do t’i arrijë;+ do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë. Atëherë do të thotë: ‘Dua të iki, dua të kthehem te burri im,+ tek i pari,+ sepse në atë kohë isha më mirë se tani.’+  Por ajo nuk e kuptoi+ se drithin, mushtin dhe vajin ia kisha dhënë unë,+ dhe se unë bëra që ajo të kishte argjend dhe ar me bollëk, i cili u përdor për Baalin.+  Prandaj unë do të kthehem dhe do ta heq drithin tim në kohën e tij dhe mushtin tim në stinën e tij.+ Do të rrëmbej leshin dhe lirin tim, që duhen për të mbuluar lakuriqësinë e saj.+ 10  Unë do t’ia zbuloj pjesët intime në sy të dashnorëve të saj të zjarrtë+ dhe s’ka për të pasur burrë që të ma rrëmbejë nga dora.+ 11  Do t’i jap fund gjithë ngazëllimit të saj,+ festës së saj,+ hënës së saj+ të re, sabatit dhe çdo periudhe feste të saj. 12  Unë do t’ia shkretoj hardhinë+ dhe fikun,+ për të cilët ka thënë: ‘Është një dhuratë që ma kanë dhënë dashnorët e mi të zjarrtë’. Unë do t’i bëj ato si një pyll+ dhe bisha e fushës ka për t’i gllabëruar. 13  Unë do t’i kërkoj asaj llogari+ për ditët e shëmbëlltyrave të Baalit,+ te të cilat paraqiste vazhdimisht tymin e blatimit,+ për ditët kur ajo stolisej me unazë e zbukurime+ dhe shkonte pas dashnorëve të vet të zjarrtë,+ kurse mua më harroi,+—thotë Jehovai. 14  Prandaj ja, unë po ia mbush mendjen dhe do ta bëj të shkojë në shkretëtirë+ e do t’i flas zemrës së saj.+ 15  Që nga ajo kohë e tutje do t’i jap vreshtat e veta,+ bashkë me ultësirën e Akorit+ si portë të shpresës. Atje do të përgjigjet si në ditët e rinisë+ dhe si ditën kur doli nga vendi i Egjiptit.+ 16  Atë ditë do të ndodhë,—thotë Jehovai,—që ti do të më quash Burri im dhe nuk do të më quash më Zotëria* im.+ 17  Unë do t’ia heq nga goja emrat e shëmbëlltyrave të Baalit.+ Ato nuk do të kujtohen më me emër.+ 18  Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje lidhur me bishat e fushës,+ me zogjtë e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Unë do të shkatërroj e do të zhduk nga vendi harkun, shpatën dhe luftën.+ Do të bëj që ata të shtrihen në siguri.+ 19  Unë do të fejohem me ty për një kohë të pacaktuar,+ do të fejohem me ty dhe do të jem i drejtë e do të tregoj drejtësi, dashamirësi dhe mëshirë.+ 20  Unë do të fejohem me ty e do të të tregoj besnikëri dhe ti ke për ta njohur Jehovain.+ 21  Atë ditë do të ndodhë që unë do të përgjigjem,—thotë Jehovai,—do t’u përgjigjem qiejve, kurse ata do t’i përgjigjen tokës.+ 22  Toka do t’i përgjigjet drithit,+ mushtit dhe vajit, kurse ata do t’i përgjigjen Jezreelit [që do të thotë ‘Perëndia do të mbjellë farë’].+ 23  Do ta mbjell në tokë si farë për veten time+ dhe do t’i tregoj mëshirë asaj që nuk i është treguar mëshirë.+ Atyre që nuk janë populli im do t’u them: ‘Ti je populli im’,+ kurse ata do të thonë: ‘Ti je Perëndia im.’»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Pronari».