Hozea 14:1-9

14  «Kthehu, o Izrael, te Jehovai, Perëndia yt,+ sepse ti je penguar te faji yt.+  Merrni me vete fjalë pendimi dhe kthehuni te Jehovai.+ I thoni të gjithë: “Fale fajin.+ Prano atë që është e mirë dhe ne do të të japim demat e rinj të buzëve tona.+  Asiria nuk do të na shpëtojë.+ Nuk do t’u hipim kuajve.+ Nuk do t’i themi më: ‘O Perëndia ynë!’ veprës së duarve tona, sepse ti je ai që i tregon mëshirë jetimit.”*+  Unë do t’ua shëroj pabesinë.+ Do t’i dua me vullnetin tim të lirë,+ sepse zemërimi im është larguar prej tyre.+  Unë do të bëhem si vesa për Izraelin.+ Ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t’i lëshojë rrënjët si pema e Libanit.  Do t’i dalin filiza dhe lavdia e tij do të jetë si lavdia e pemës së ullirit,+ ndërsa aroma si ajo e pemës së Libanit.  Ata do të jenë sërish banorë të hijes së tij.+ Do të kultivojnë drithë dhe do të lëshojnë sythe si hardhia.+ Për të do të flitet ashtu si flitet për verën e Libanit.  Efraimi do të thotë: ‘Ç’punë kam më me idhujt?’+ Unë do t’i përgjigjem dhe do të vazhdoj ta shikoj.+ Unë jam si një pemë dëllinje e harlisur.+ Nga unë do të dalë fryt për ty.»  Kush është i mençur, që t’i kuptojë këto gjëra?+ I matur, që t’i dijë?+ Sepse udhët e Jehovait janë të drejta+ dhe në to do të ecin të drejtët,+ kurse shkelësit do të pengohen.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «djalit pa baba».