Hozea 13:1-16

13  «Kur fliste Efraimi, të shtinte të dridhura. Ai kishte peshë në Izrael,+ por u bë fajtor me Baalin+ dhe vdiq.+  Tani ata kryejnë një mëkat tjetër dhe me argjendin e tyre bëjnë një shtatore të derdhur,+ idhuj sipas kuptueshmërisë së tyre,+ e gjitha vepër artizani.+ Pastaj u thonë atyre: ‘Njerëzit që bëjnë flijime të puthin viçat.’+  Prandaj ata do të bëhen si retë e mëngjesit+ dhe si vesa që ikën shpejt, si byku që e merr stuhia nga lëmi+ dhe si tymi nga oxhaku.  Por unë jam Jehovai, Perëndia yt që në vendin e Egjiptit.+ Ti nuk njihje asnjë Perëndi tjetër veç meje; s’kishte shpëtimtar tjetër veç meje.+  Unë vetë të njoha në shkretëtirë,+ në vendin e etheve.+  Kur ua dhanë kullotën, u ngopën.+ U ngopën dhe zemra nisi t’u lartësohej.+ Ja pse më harruan.+  Unë do të bëhem për ta si një luan i ri.+ Si një leopard pranë udhës do të vazhdoj të shikoj.+  Unë do t’u dal përpara si një arushë që ka humbur këlyshët e saj+ dhe do t’u shqyej mbështjellën e zemrës. Atje do t’i gllabëroj si luan;+ bisha e fushës do t’i bëjë copë-copë.+  Meqenëse ti e bëre këtë kundër meje, kundër ndihmës sate,+ ajo do të të rrënojë.+ 10  Ku e ke, pra, mbretin tënd, që të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua+ dhe gjykatësit e tu, për të cilët the: ‘Më jep një mbret dhe princa.’+ 11  Unë ta dhashë mbretin në zemërimin tim+ dhe do ta heq atë në furinë time.+ 12  Faji i Efraimit është mbyllur mirë, mëkati i tij është ruajtur me kujdes.+ 13  Atij do t’i vijnë dhembjet e gruas që lind.+ Ai nuk është bir i mençur,+ sepse kur vjen koha nuk rri aty ku bijtë dalin nga barku.+ 14  Nga dora e Sheolit* do t’i shpengoj,+ nga vdekja do t’i rimëkëmb.+ Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?+ Ku është fuqia jote shkatërruese, o Sheol?+ Dhembshuria do t’u fshihet syve të mi.+ 15  Edhe në qoftë i frytshëm si kallamat,+ nga lindja do të vijë një erë, era e Jehovait.+ Ajo do të ngjitet nga shkretëtira dhe do t’i shterojë pusin,+ do t’i thajë kroin dhe do të zhvatë thesarin e gjithë sendeve të dëshirueshme.+ 16  Samaria do të quhet fajtore,+ sepse është vërtet rebele kundër Perëndisë së saj.+ Ata do të bien nga shpata.+ Fëmijët do t’u bëhen copë e çikë,+ kurse grave shtatzëna do t’u çahet barku.»+

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.