Hozea 12:1-14

12  «Efraimi ushqehet me erë+ dhe shkon pas erës së lindjes gjithë ditën.+ Ai i shumon gënjeshtrat dhe grabitjet.+ Me Asirinë bëjnë besëlidhje+ dhe në Egjipt çohet vaj.  Jehovai ka një çështje ligjore me Judën,+ po, që t’i kërkojë llogari Jakobit për udhët e tij;+ sipas veprimeve të tij do ta shpërblejë.+  Kur ishte në bark, e kapi të vëllanë nga thembra.+ Me sa fuqi që kishte u ndesh me Perëndinë.+  Vazhdoi të ndeshej me një engjëll dhe pak e nga pak ngadhënjeu.+ Ai qau, që të kërkonte hir për veten.»+ Në Bethel e gjeti Ai+ dhe atje filloi të fliste me ne.+  Ai është Jehovai, Perëndia i ushtrive.+ Jehova është emri me të cilin kujtohet Ai.+  «Kthehu, pra, te Perëndia yt,+ duke ruajtur dashamirësinë+ dhe drejtësinë.+ Te Perëndia yt paç gjithmonë shpresë!+  Në dorën e tregtarit gjendet peshorja e mashtrimit;+ atij i pëlqen të hajë hakun.+  Efraimi vazhdon të thotë: ‘Vërtet, jam bërë i pasur,+ kam gjetur gjëra me vlerë.+ Në tërë mundin tim nuk do të gjendet asnjë faj që është mëkat.’+  Por unë jam Jehovai, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit.+ Unë do të bëj që ti të banosh sërish në tenda, si në ditë feste. 10  Unë u fola profetëve+ dhe i shumova vegimet. Me anë të profetëve u fola me shëmbëlltyra.+ 11  Me Galaadin kanë ndodhur gjëra të mbinatyrshme+ dhe të pavërteta.+ Në Gilgal janë flijuar edhe dema.+ Veç kësaj, altarët e tyre janë si pirgje gurësh nëpër brazdat e arave.+ 12  Jakobi ia mbathi në fushën e Sirisë+ dhe Izraeli+ vazhdoi të shërbente për një grua,+ e për një grua ruajti dhentë.+ 13  Me anë të një profeti Jehovai e nxori Izraelin nga Egjipti+ dhe me anë të një profeti e ruajti atë.+ 14  Fyerja që i bëri Efraimi arriti deri në vrer.+ Ai do të mbajë mbi vete gjithë gjakun e derdhur.+ Zotëria i tij i Madh do t’ia shpërblejë poshtërimin që i bëri.»+

Shënime në fund të faqes