Hozea 11:1-12

11  «Kur Izraeli ishte djalë, unë e desha+ dhe nga Egjipti e thirra tim bir.+  Sa më shumë u thërritnin,+ aq më shumë izraelitët iknin prej tyre.+ Nisën t’u bënin flijime shëmbëlltyrave të Baalit+ dhe t’u paraqitnin tymin e blatimit shëmbëlltyrave të skalitura.+  E pra, unë e mësova Efraimin të ecte,+ duke e marrë në krahë,+ por ai nuk e kuptoi që e kisha shëruar unë.+  Me litarët e njeriut i tërhiqja, me kordonët e dashurisë.+ Për ta u bëra si ata që u heqin zgjedhën nga nofullat+ dhe me ëmbëlsi i çova ushqim gjithsecilit.+  Ai nuk do të kthehet në vendin e Egjiptit, por Asiria do të jetë mbreti i tij,+ sepse nuk pranuan të ktheheshin.+  Në qytetet e tij do të vërtitet një shpatë+ që do t’u japë fund shuleve të tij dhe do t’i gllabërojë+ për shkak të planeve të tyre.+  Populli im ka prirjen të më tregohet i pabesë.+ E thërrasin për t’u ngjitur lart, por askush nuk çohet nga vendi.  Si të të lëshoj, o Efraim?+ Si të të dorëzoj, o Izrael?+ Si të të bëj si Admahun?+ Si të ta bëj si Seboimit?+ Përbrenda zemra më ka ndryshuar;+ në të njëjtën kohë më është ndezur dhembshuria.  Nuk do ta shpreh zemërimin tim të zjarrtë.+ Nuk do ta rrënoj përsëri Efraimin,+ sepse unë jam Perëndi+ e jo njeri, i Shenjti mes jush.+ Nuk do të vij me mëri. 10  Ata do të ecin pas Jehovait.+ Ai do të ulërijë si luan,+ sepse ai do të ulërijë,+ dhe bijtë do të vijnë duke u dridhur nga perëndimi.+ 11  Si një zog do të vijnë duke u dridhur nga Egjipti+ dhe si një pëllumb nga vendi i Asirisë.+ Do t’i vë të banojnë në shtëpitë e tyre,—thotë Jehovai.+ 12  Efraimi më ka rrethuar me gënjeshtra,+ kurse shtëpia e Izraelit me mashtrime. Por Juda po ecën akoma me Perëndinë.+ Ajo është besnike ndaj Më të Shenjtit.»

Shënime në fund të faqes