Hozea 10:1-15

10  «Izraeli është si një hardhi që sa vjen e prishet.+ Ai vazhdon të nxjerrë fryt për veten.+ Sa më të bollshëm e ka pasur frytin, aq më shumë i ka shumuar altarët.+ Sa më të mirë e ka pasur vendin, aq më shumë ka ngritur shtylla të mira.+  Zemra e tyre është bërë hipokrite.+ Tani do të gjenden fajtorë. Dikush do t’ua copëtojë altarët dhe do t’ua grabitë shtyllat.+  Ata do të thonë: ‘Ne nuk kemi mbret,+ sepse nuk i jemi frikësuar Jehovait. E sa për mbretin, ç’do të bëjë ai për ne?’  Ata thonë fjalë, bëjnë be të rreme+ dhe besëlidhje.+ Gjykimi ka mbirë si bimë helmuese në brazdat e arave.+  Banorët e Samarisë do të tremben për viçin-idhull të Beth-Avenit,+ sepse populli i saj do të mbajë zi për të. Kështu do të bëjnë edhe priftërinjtë e perëndisë së huaj që gëzoheshin për të, për shkak të lavdisë së tij, sepse ai do të shkojë në mërgim, larg tyre.+  Ai do t’i çohet Asirisë si dhuratë për një mbret të madh.+ Efraimi do të bëhet me turp.+ Izraelit do t’i vijë turp për këshillën e tij.+  Samaria dhe mbreti i saj do të heshtin,+ ashtu si një degëz e këputur në sipërfaqen e ujërave.  Majat e Beth-Avenit,+ mëkati i Izraelit,+ do të shfarosen. Mbi altarët e tyre+ do të dalin gjemba dhe gjembaçë.+ Njerëzit do t’u thonë maleve: ‘Na mbuloni!’ dhe kodrave: ‘Bini mbi ne!’+  Ti ke mëkatuar+ që nga ditët e Gibeahut,+ o Izrael. Ata s’luajtën vendit. Lufta kundër bijve të padrejtësisë nuk arriti t’i zinte në Gibeah.+ 10  Do t’i disiplinoj kur të kem dëshirë unë.+ Popujt do të mblidhen kundër tyre, kur ata të mbrehen në dy fajet e tyre.+ 11  Efraimi ishte një mëshqerrë e stërvitur, që i pëlqente të shinte.+ Mbi qafën e saj të bukur kalova unë. Bëra që mbi Efraimin të kalëronte dikush.+ Juda lëron.+ Jakobi leson+ për të. 12  Mbillni farë me drejtësi.+ Korrni sipas dashamirësisë.+ Punoni arën tuaj,+ sa ka kohë për ta kërkuar Jehovain, derisa ai të vijë+ dhe t’ju japë udhëzime për drejtësinë.+ 13  Ju keni lëruar ligësinë.+ Padrejtësinë keni korrur.+ Keni ngrënë frytin e mashtrimit,+ sepse keni pasur besim tek udha juaj,+ te numri i madh i të fuqishmëve tuaj.+ 14  Mes popullit tënd është bërë një trazirë+ dhe qytetet e tua të fortifikuara do të plaçkiten që të gjitha,+ ashtu si plaçkiti Shalmani shtëpinë e Arbelit ditën e betejës, kur një nënë u bë copë e çikë pranë bijve të saj.+ 15  Kështu do t’jua bëjnë, o Bethel, për shkak të së keqes suaj tejet të madhe.+ Në agim mbreti i Izraelit do të heshtë.»+

Shënime në fund të faqes