Hozea 1:1-11

1  Fjala e Jehovait+ që iu drejtua Hozesë,+ birit të Beerit, në ditët+ e Uziahut,+ Jotamit,+ Akazit+ dhe Hezekisë,+ që ishin mbretër të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,+ birit të Joashit,+ mbretit të Izraelit.  Fjala e Jehovait me anë të Hozesë filloi kur Jehovai i tha atij: «Shko,+ merr për vete një grua që do të kryejë kurvëri, dhe do të të lindin fëmijë kurvërie, sepse me anë të kurvërisë vendi largohet dhe nuk e ndjek Jehovain.»+  Atëherë ai shkoi dhe mori Gomerën, bijën e Diblaimit. Ajo mbeti shtatzënë dhe pas ca kohësh i lindi një djalë.+  Dhe Jehovai i tha: «Vërja emrin Jezreel,+ sepse edhe pak dhe do të kërkoj llogari për gjakderdhjen që i ka shkaktuar Jezreeli shtëpisë së Jehut,+ dhe do t’i jap fund sundimit mbretëror të shtëpisë së Izraelit.+  Atë ditë do ta thyej harkun+ e Izraelit në ultësirën e Jezreelit.»  Ajo mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë. Dhe Perëndia i tha: «Vërja emrin Lo-Ruhama,*+ sepse unë nuk do t’i tregoj më mëshirë+ shtëpisë së Izraelit, ngaqë kam për t’i hequr fare.+  Por shtëpisë së Judës do t’i tregoj mëshirë+ dhe do ta shpëtoj me anë të Jehovait, Perëndisë së saj.+ Megjithatë, nuk kam për ta shpëtuar as me hark e as me shpatë, as me luftë dhe as me kuaj a kalorës.»+  Kur ia kishte hequr gjirin Lo-Ruhamës, ajo mbeti shtatzënë dhe lindi djalë.  Atëherë Ai tha: «Vërja emrin Lo-Ami,* sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk do të jem i juaji. 10  Numri i bijve të Izraelit do të bëhet si kokrrizat e rërës së detit, që nuk mund të maten a të numërohen+ dhe në vendin ku u thuhej: ‘Ju nuk jeni populli im’,+ do t’u thuhet: ‘Bijtë e Perëndisë së gjallë.’+ 11  Bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të mblidhen e do të jenë të bashkuar.+ Ata do të vënë një krye për veten e tyre dhe do të dalin nga vendi,+ sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit.+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «asaj nuk iu tregua mëshirë».
Që do të thotë «nuk është populli im».