Hebrenjve 9:1-28

9  Besëlidhja e mëparshme kishte urdhëresat e shërbimit të shenjtë+ dhe shenjtëroren e saj tokësore.+  Atje u ndërtua e ndara e parë e tendës,+ ku ishin shandani,+ tryeza+ dhe bukët e paraqitjes.+ Ajo quhet «Vendi i Shenjtë».+  Kurse prapa perdes së dytë+ ishte e ndara e tendës që quhet «Më e Shenjta».+  Atje ishte një temjanicë ari+ dhe arka e besëlidhjes,+ e veshur nga çdo anë me ar.+ Në të ndodheshin ena e artë që kishte manën,+ shkopi i Aaronit që lëshoi sythe+ dhe pllakat+ e besëlidhjes.  Kurse përmbi të ndodheshin kerubinët e lavdishëm,+ që mbulonin me hijen e tyre pajtuesin.+ Megjithatë, tani nuk është koha për të folur me hollësi për këto gjëra.  Pasi janë ndërtuar në këtë mënyrë të gjitha këto, priftërinjtë hyjnë në çdo kohë në të ndarën e parë të tendës,+ që të kryejnë detyrat e shërbimit të shenjtë.+  Kurse në të ndarën e dytë të tendës hyn vetëm kryeprifti një herë në vit,+ jo pa gjak,+ të cilin e paraqit për veten+ dhe për mëkatet që ka kryer populli nga padija.+  Kështu, fryma e shenjtë e tregon qartë se udha+ për në vendin e shenjtë nuk ishte shfaqur ende, ndërkohë që qëndronte tenda e parë.+  Pikërisht kjo tendë është një ilustrim+ për kohën e caktuar që tani ka ardhur+ dhe deri tani paraqiten dhurata e flijime.+ Megjithatë, këto nuk mund t’i japin një ndërgjegje+ të përsosur+ atij që kryen shërbim të shenjtë, 10  por kanë të bëjnë vetëm me ushqime,+ pije+ dhe zhytje të ndryshme në ujë.+ Ato ishin kërkesa ligjore që kishin lidhje me gjëra fizike+ dhe ishin vënë derisa të vinte koha e caktuar për t’i ndrequr gjërat.+ 11  Kurse Krishti erdhi si kryeprift+ i gjërave të mira që kanë ndodhur, nëpër tendën më të madhe dhe më të përsosur, që nuk është bërë me duar, domethënë jo e këtij krijimi.+ 12  Jo me gjakun+ e cjepve dhe të demave të rinj, por me gjakun e vet,+ ai hyri një herë e mirë në vendin e shenjtë dhe siguroi për ne një çlirim të përhershëm.+ 13  Nëse gjaku i cjepve+ dhe i demave,+ si dhe hiri+ i një mëshqerre i spërkatur mbi ata që janë ndotur,+ shenjtëron aq sa pastron mishin,+ 14  aq më shumë gjaku+ i Krishtit, që nëpërmjet një fryme të përhershme ia paraqiti+ veten të patëmetë Perëndisë, do t’i pastrojë+ ndërgjegjet tona nga veprat e vdekura,+ që t’i bëjmë shërbim të shenjtë+ Perëndisë së gjallë. 15  Prandaj ai është ndërmjetës+ i një besëlidhjeje të re, me qëllim që ata që janë thirrur, të marrin premtimin e trashëgimisë së përhershme,+ nëpërmjet vdekjes së tij, me anë të së cilës ata u çliruan nëpërmjet shpërblesës+ nga shkeljet nën besëlidhjen e mëparshme.+ 16  Aty ku ka një besëlidhje,*+ duhet të ketë edhe vdekje të njeriut që bën besëlidhjen. 17  Sepse një besëlidhje është e vlefshme pas vdekjes së viktimave, meqë nuk është asnjëherë në fuqi ndërkohë që jeton njeriu që bën besëlidhjen. 18  Prandaj, edhe besëlidhja e mëparshme+ nuk u përurua pa gjak.+ 19  Sepse, pasi i tha popullit gjithë urdhërimet sipas Ligjit,+ Moisiu mori gjakun e demave të rinj dhe të cjepve, bashkë me ujë, lesh me ngjyrë të kuqe të ndezur e hisop,+ spërkati librin e gjithë popullin, 20  dhe tha: «Ky është gjaku i besëlidhjes që ju ka urdhëruar Perëndia.»+ 21  Gjithashtu, spërkati me atë gjak+ tendën+ dhe të gjitha enët e shërbimit publik. 22  Po, sipas Ligjit, pothuajse të gjitha gjërat pastrohen me gjak+ dhe, pa u derdhur gjak,+ nuk bëhet asnjë falje.+ 23  Prandaj ishte e nevojshme që pasqyrimet simbolike+ të gjërave në qiej të pastroheshin me anë të këtyre mjeteve,+ kurse vetë gjërat qiellore me flijime më të mira se flijime të tilla. 24  Sepse Krishti nuk hyri në një vend të shenjtë të bërë me duar,+ i cili është kopje e realitetit,+ por në vetë qiellin,+ që të paraqitet tani për ne përpara personit të Perëndisë.+ 25  As që ta flijojë veten shpesh, si hyn në të vërtetë kryeprifti në vendin e shenjtë+ vit për vit,+ me gjak që nuk është i veti. 26  Përndryshe do t’i duhej të vuante shpesh që nga themelimi+ i botës. Por tani, ai është shfaqur+ një herë+ të vetme në përfundim të sistemit,+ që të heqë mëkatin me anë të flijimit të vetes.+ 27  Ashtu si njerëzve+ u është rezervuar të vdesin një herë të vetme, dhe pas kësaj një gjykim,+ 28  kështu edhe Krishti u flijua një herë+ të vetme, që të mbartte mëkatet e shumë vetave.+ Herën e dytë+ që do të shfaqet,+ do të jetë veçmas mëkatit+ dhe për ata që e kërkojnë me ngulm për shpëtimin e tyre.+

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 6D.