Hebrenjve 13:1-25

13  Dashuria juaj vëllazërore le të vazhdojë.+  Mos harroni mikpritjen,+ sepse nëpërmjet saj disa, pa e ditur, pritën engjëj.+  Kujtoni ata që janë në vargonj,+ sikur të jeni në vargonj me ta,+ dhe ata që keqtrajtohen,+ meqë edhe ju vetë jeni ende në trup.  Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi,+ sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.+  Mënyra juaj e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para,+ ndërsa jeni të kënaqur+ me gjërat që keni.*+ Sepse ai ka thënë: «Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.»+  Që të kemi shumë guxim+ dhe të themi: «Jehovai është ai që më ndihmon, nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?»+  Kujtoni ata që marrin drejtimin mes jush,+ që ju kanë thënë fjalën e Perëndisë, dhe ndërsa shqyrtoni me kujdes rezultatin e sjelljes së tyre, imitoni+ besimin e tyre.+  Jezu Krishti është i njëjti dje, sot dhe përgjithmonë.+  Mos u rrëmbeni nga mësime të ndryshme dhe të huaja,+ sepse është gjë e shkëlqyer që zemra të bëhet e patundur me anë të dashamirësisë së pamerituar+ e jo me të ngrëna,+ nga të cilat, ata që jepen pas tyre, nuk kanë nxjerrë dobi. 10  Ne kemi një altar, nga i cili nuk kanë fare autoritet të hanë ata që bëjnë shërbim të shenjtë në tendë.+ 11  Sepse trupat e atyre kafshëve, gjakun e të cilave kryeprifti e çon në vendin e shenjtë për mëkatin, digjen jashtë kampit.+ 12  Prandaj edhe Jezui, që të shenjtëronte+ popullin me gjakun e vet,+ vuajti jashtë portës.+ 13  Prandaj, le të dalim tek ai jashtë kampit dhe të mbajmë poshtërimin që mbajti ai,+ 14  sepse ne nuk kemi këtu një qytet që mbetet,+ por po kërkojmë me ngulm atë që do të vijë.+ 15  Nëpërmjet tij, le t’i paraqitim gjithnjë Perëndisë një flijim lëvdimi,+ domethënë frytin e buzëve+ që shpallin publikisht emrin e tij.+ 16  Mos harroni të bëni të mira+ dhe të ndani gjërat me të tjerët, sepse Perëndia kënaqet me flijime të tilla.+ 17  Jini të bindur ndaj atyre që marrin drejtimin mes jush,+ dhe jini të nënshtruar,+ sepse rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj si ata që do të japin llogari,+ që ta bëjnë këtë me gëzim e jo me psherëtima, sepse kjo do të ishte në dëmin tuaj.+ 18  Vazhdoni të luteni+ për ne, sepse jemi të bindur që kemi një ndërgjegje të pastër, pasi duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.+ 19  E sidomos ju nxit të luteni, që të kthehem sa më shpejt te ju.+ 20  Perëndia i paqes,+ që me gjakun e një besëlidhjeje të përhershme+ ngriti nga të vdekurit+ bariun e madh+ të deleve,+ Zotërinë tonë Jezu, 21  ju pajistë me çdo gjë të mirë për të bërë vullnetin e tij, duke kryer te ne, nëpërmjet Jezu Krishtit, atë që është e pëlqyeshme në sytë e tij,+ të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve!+ Amin! 22  Ju nxit, o vëllezër, që të keni durim kur të lexoni këto fjalë inkurajimi, sepse në të vërtetë, kam hartuar për ju një letër me pak fjalë.+ 23  Dijeni se vëllai ynë Timote+ u lirua dhe, nëse ai vjen shpejt, do të vijmë bashkë t’ju shohim. 24  Bëjuni të fala nga unë të gjithë atyre që marrin drejtimin+ mes jush dhe gjithë të shenjtëve. Ata të Italisë+ ju çojnë të fala. 25  Dashamirësia e pamerituar+ qoftë me ju të gjithë!

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «me gjërat e pranishme».