Hebrenjve 12:1-29

12  Prandaj, meqenëse na rrethon një re kaq e madhe dëshmitarësh,+ le të flakim edhe ne çdo peshë+ dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht,+ e të vrapojmë me qëndrueshmëri+ në garën+ që na është vënë përpara,+  ndërsa e mbajmë shikimin të ngulur te Kryepërfaqësuesi+ dhe Përsosësi i besimit tonë,+ Jezui. Për gëzimin që iu vu përpara, ai duroi+ një shtyllë torture, e përbuzi turpin dhe është ulur në të djathtën e fronit të Perëndisë.+  Vërtet, shqyrtoni me kujdes atë që i ka qëndruar të folurit kundërshtues+ të mëkatarëve, kundër vetë interesave të tyre, që shpirti juaj të mos lodhet e të mos ligështohet.+  Në betejën që bëni kundër atij mëkati, nuk keni rezistuar ende deri në gjak+  dhe e keni harruar fare nxitjen që ju drejtohet si bijve:+ «Biri im, mos e nënçmo disiplinën e Jehovait, as mos u ligështo kur ai të qorton,+  sepse Jehovai disiplinon atë që e do, dhe fshikullon këdo që pranon si bir.»+  Falë disiplinës+ po qëndroni. Perëndia po ju trajton si bij.+ Sepse cili është ai bir, që i ati nuk e disiplinon?+  Por, nëse jeni pa atë disiplinë, në të cilën të gjithë janë bërë pjesëmarrës, jeni vërtet fëmijë të paligjshëm+ e jo bij.  Për më tepër, edhe etërit tanë sipas mishit na disiplinonin,+ dhe i respektonim. A nuk do t’i nënshtrohemi shumë më tepër Atit të jetës sonë frymore e të jetojmë?+ 10  Ata na disiplinuan për pak ditë, ashtu si u dukej e mirë, kurse ai e bën këtë për dobinë tonë,+ që të marrim pjesë në shenjtërinë e tij.+ 11  Vërtet, për momentin* asnjë disiplinë nuk duket se sjell gëzim, por hidhërim.+ Mirëpo më pas, u jep fryt paqeje,+ domethënë drejtësi,+ atyre që janë stërvitur nga ajo. 12  Prandaj, drejtoni duart që varen+ dhe gjunjët e këputur,+ 13  dhe vazhdoni të bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja,+ që, ajo që është e çalë, të mos ndrydhet, por të shërohet.+ 14  Ndiqni paqen me të gjithë,+ si edhe shenjtërinë,+ pa të cilën askush nuk do ta shohë Zotërinë.+ 15  Kini kujdes që askujt të mos i mohohet dashamirësia e pamerituar e Perëndisë+ dhe që asnjë rrënjë helmuese+ të mos mbijë e të mos shkaktojë shqetësime, dhe me anë të saj të ndoten shumë veta.+ 16  Të mos ketë asnjë kurvar, as ndonjë që nuk i vlerëson gjërat e shenjta, si Esau,+ i cili vetëm në këmbim të një gjelle, dorëzoi të drejtat e tij si i parëlindur.+ 17  Ju e dini që edhe më pas, kur deshi ta trashëgonte bekimin,+ ai u flak tej+ dhe, ndonëse kërkoi me lot e me ngulm,+ nuk ia ndryshoi dot mendjen të atit.+ 18  Ju nuk i jeni afruar atij që mund të preket+ e që digjej me zjarr,+ as një reje të zezë, një errësire të thellë, një furtune,+ 19  kumbimit të një trumbete+ dhe zërit të fjalëve.+ Tek dëgjonte këtë zë, populli u lut të mos i drejtohej më asnjë fjalë,+ 20  sepse ishin tmerruar nga urdhri: «Edhe nëse një kafshë prek malin, të vritet me gurë.»+ 21  Skena ishte kaq e frikshme, saqë Moisiu tha: «Jam i frikësuar dhe po dridhem.»+ 22  Mirëpo ju i jeni afruar një mali Sion+ dhe një qyteti+ të Perëndisë së gjallë, Jerusalemit qiellor+ dhe mijëra e mijëra engjëjve,+ 23  asamblesë së përgjithshme,+ kongregacionit të të parëlindurve+ që janë shkruar+ në qiej, Perëndisë, Gjykatësit të të gjithëve,+ jetëve frymore+ të të drejtëve që janë bërë të përsosur,+ 24  Jezuit, ndërmjetësit+ të një besëlidhjeje të re+ dhe gjakut të spërkatjes,+ që flet më mirë se ai i Abelit.+ 25  Bëni kujdes që të mos i shmangeni atij që po flet.+ Sepse, nëse nuk shpëtuan ata që iu shmangën atij që jepte paralajmërimin hyjnor në tokë,+ aq më shumë nuk do të shpëtojmë ne, nëse i kthejmë krahët atij që flet nga qiejt.+ 26  Në atë kohë zëri i tij tronditi tokën,+ por tani ai ka premtuar: «Edhe një herë do të trondit jo vetëm dheun, por edhe qiellin.»+ 27  Shprehja «edhe një herë» tregon heqjen e gjërave që tronditen, si gjëra të bëra me dorë,+ që të mbeten gjërat që nuk tronditen.+ 28  Prandaj, meqë do të marrim një mbretëri që nuk mund të tronditet,+ le të vazhdojmë të kemi dashamirësi të pamerituar, nëpërmjet së cilës t’i bëjmë Perëndisë shërbim të shenjtë në mënyrë të pranueshme, me frikë Perëndie dhe nderim të thellë.+ 29  Sepse Perëndia ynë është edhe një zjarr që përpin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «kur paraqitet».