Hageu 2:1-23

2  Muajin e shtatë,+ ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Jehovait u drejtua me anë të profetit Hage:+  «Thuaji, të lutem, Zorobabelit,+ birit të Shealtielit,+ guvernatorit të Judës,+ dhe kryepriftit Josia,+ birit të Jehozadakut,+ si dhe mbetjes së popullit:  ‘Kush nga ju ishte mes atyre që e kanë parë këtë shtëpi në lavdinë e saj të mëparshme?+ Po tani, si ju duket? A nuk është kjo në krahasim me të asgjë në sytë tuaj?+  Por tani ji i fortë, o Zorobabel,—thotë Jehovai,—dhe ji i fortë,+ o kryeprifti Josi, bir i Jehozadakut! Ji i fortë, o mbarë popull i vendit,—thotë Jehovai,—dhe puno!+ Sepse unë jam me ju,+—thotë Jehovai i ushtrive.—  Kujtoni fjalët e besëlidhjes që bëra me ju, kur dolët nga Egjipti+ dhe kur fryma ime+ qëndronte mes jush. Mos kini frikë!’+  Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Edhe një herë—pas pak+—dhe unë do të lëkund qiejt, dheun, detin dhe tokën e thatë.+  Do të lëkund gjithë kombet dhe gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve kanë për të ardhur;+ unë do ta mbush këtë shtëpi me lavdi,+—thotë Jehovai i ushtrive.  Argjendi është imi dhe ari është imi,+—thotë Jehovai i ushtrive.  Lavdia e kësaj shtëpie të fundit do të jetë më e madhe se ajo e së mëparshmes,+—thotë Jehovai i ushtrive. Në këtë vend unë do të jap paqe’,+—thotë Jehovai i ushtrive.» 10  Ditën e njëzetekatërt të muajit të nëntë, vitin e dytë të Darit, fjala e Jehovait u drejtua me anë të profetit Hage:+ 11  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Të lutem, pyeti priftërinjtë për ligjin+ dhe thuaju: 12  ‘Nëse një njeri mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin e saj prek bukë, gjellë, verë, vaj ose çdo lloj ushqimi, a do të bëhen edhe këto të shenjtëruara?’”»+ Priftërinjtë u përgjigjën dhe thanë: «Jo!» 13  Hageu vazhdoi të thoshte: «Po nëse dikush, që është i papastër ngaqë ka prekur një shpirt të vdekur, prek një prej këtyre gjërave, a do të bëhen ato të papastra?»+ Priftërinjtë u përgjigjën dhe thanë: «Do të bëhen të papastra.» 14  Atëherë Hageu u përgjigj dhe tha: «Ja se si është ky popull dhe ja se si është ky komb përpara meje,+—thotë Jehovai,—dhe ja se si është gjithë puna e duarve të tyre dhe çdo gjë që paraqitin atje. Është e papastër.+ 15  Por tani, ju lutem, që sot e tutje shqyrtoni me gjithë zemër+ se çfarë ndodhte para se të vihej gur mbi gur në tempullin e Jehovait.+ 16  Kujtoni se çfarë ndodhte: dikush shkonte te një tog prej njëzet masash dhe dilte se ishin dhjetë. Një tjetër shkonte te lugu i shtypëses së rrushit për të nxjerrë pesëdhjetë masa nga korita, dhe dilte se ishin njëzet.+ 17  Prandaj, unë ju godita me erë zhuritëse,+ me vrug+ dhe me breshër,+ madje godita gjithë punën e duarve tuaja,+ dhe askush prej jush nuk u kthye tek unë,+—thotë Jehovai. 18  Shqyrtojeni me gjithë zemër+ këtë, ju lutem, që sot e tutje, që nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, që nga dita kur u hodh themeli i tempullit të Jehovait.+ Shqyrtojeni këtë me gjithë zemër: 19  A ka ende farë në gropën e grurit?+ Hardhia, fiku, shega dhe ulliri, nuk kanë dhënë ende fryt, apo jo? Që sot unë do t’ju bekoj.»+ 20  Fjala e Jehovait iu drejtua për herë të dytë Hageut,+ ditën e njëzetekatërt të muajit:+ 21  «Thuaji Zorobabelit, guvernatorit të Judës:+ ‘Unë kam për të lëkundur qiejt dhe tokën.+ 22  Kam për ta përmbysur fronin e mbretërive dhe do të shfaros forcën e mbretërive të kombeve.+ Do të përmbys karrocën dhe ata që e ngasin, kuajt dhe kalorësit e tyre kanë për të rënë,+ secili prej shpatës së vëllait të vet.+ 23  Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—unë do të të marr ty, o Zorobabel,+ bir i Shealtielit,+ shërbëtori im,—thotë Jehovai,—dhe kam për të të vendosur si një unazë me vulë,+ sepse ty të kam zgjedhur’,+—thotë Jehovai i ushtrive.»+

Shënime në fund të faqes