Habakuku 2:1-20

2  Në vendrojën time do të vazhdoj të qëndroj+ dhe do të zë vend mbi ledh. Do të vazhdoj të vrojtoj,+ për të parë se ç’do të thotë ai nëpërmjet meje+ dhe si do t’i përgjigjem kur të më qortojë.+  Jehovai m’u përgjigj e më tha: «Shkruaje vegimin dhe paraqite qartë mbi pllaka,+ që kush ta lexojë me zë të lartë, ta lexojë rrjedhshëm.+  Sepse vegimi është ende për kohën e caktuar+ dhe vazhdon të nxitojë duke gulçuar drejt fundit e nuk do të gënjejë. Edhe sikur të vonojë, rri në pritje të tij, sepse pa dyshim do të dalë i vërtetë.+ Nuk do të vonojë.  Ja, shpirti i tij është krekosur,+ s’ka qenë i drejtë përbrenda. Por i drejti do të vazhdojë të jetojë falë besimit.+  Në të vërtetë, ashtu si njeriu që vepron me mendjemadhësi+ nga vera e pabesë,+ edhe ai që e zgjeron shpirtin e tij si Sheoli* dhe që është si vdekja e s’mund të ngopet,+ s’ka për ta arritur synimin e tij.+ Ai vazhdon të grumbullojë gjithë kombet dhe të mbledhë bashkë gjithë popujt.+  A nuk do të nxjerrin të gjithë këta kundër tij një shprehje proverbiale,+ një vërejtje të tërthortë dhe fjalë me nënkuptime për të? Dhe do të thuhet:“Mjerë ti që shton atë që nuk është e jotja+ (oh, deri kur?)+ dhe që ngarkon veten me borxhe të rënda!  A nuk do të çohen befas ata që kërkojnë kamatë prej teje? A nuk do të zgjohen ata që të shkundin me tërbim dhe a nuk do të bëhesh diçka për t’u zhvatur?+  Meqë edhe ti vetë grabite shumë kombe, gjithë të mbeturit e popujve do të të grabitin,+ për shkak të gjakut të derdhur të njerëzve, të dhunës kundër vendit, qytetit dhe gjithë atyre që banojnë në të.+  Mjerë ti që nxjerr fitime të mbrapshta për shtëpinë tënde,+ për ta vendosur folenë në lartësi, që të çlirohesh nga dara e kobit!+ 10  Ke kurdisur një gjë të turpshme për shtëpinë tënde, shfarosjen e shumë popujve+ dhe shpirti yt po mëkaton.+ 11  Prej murit një gur do të thërrasë përvajshëm dhe një tra do të përgjigjet prej çatisë.+ 12  Mjerë ti që ndërton një qytet duke derdhur gjak, dhe që e ke vendosur fortësisht një qytet me anë të padrejtësisë!+ 13  Ja, a nuk është Jehovai i ushtrive ai që i bën popujt të robtohen vetëm për t’u përpirë nga zjarri dhe kombet të lodhen më kot?+ 14  Sepse toka do të mbushet me njohurinë e lavdisë së Jehovait, ashtu si ujërat mbulojnë detin.+ 15  Mjerë ti që u jep shokëve diçka për të pirë, duke hedhur në të tërbimin dhe zemërimin tënd, që t’i dehësh+ për të parë pjesët e tyre të turpshme!+ 16  Në vend të lavdisë ke për t’u ngopur me çnderim.+ Pi pra edhe ti,+ dhe quaje veten si të parrethprerë.+ Kupa e dorës së djathtë të Jehovait do të vijë përreth deri te ti+ dhe lavdinë tënde do ta mbulojë çnderimi. 17  Për shkak të gjakut të derdhur të njerëzve, të dhunës kundër vendit,+ qytetit dhe gjithë atyre që banojnë në të,+ do të të mbulojë dhuna e ushtruar në Liban,+ grykësia me të cilën janë shfarosur kafshët dhe që i tmerron ato. 18  Ç’dobi sjell shëmbëlltyra e gdhendur,+ që e ka skalitur ai që i ka dhënë formë, ose shtatorja e derdhur dhe mësuesi i mashtrimeve?+ Ai që i ka dhënë formë ka besuar në të,+ aq sa ka bërë perëndi të kota e të pagoja.+ 19  Mjerë ai që i thotë copës së drurit: ‘Zgjohu!’, ose gurit të pagojë: ‘Ngrihu! Ai do të japë udhëzime.’+ Ja, është i veshur me ar e argjend+ dhe në të s’ka frymë fare.+ 20  Por Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+ Le të heshtë para tij mbarë toka!”»+

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.