Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Gjoni 5:1-47

5  Pas këtyre gjërave, judenjtë kishin një festë,+ dhe Jezui u ngjit në Jerusalem.  Atje, pranë Portës së Deleve,+ ka një pellg të quajtur në hebraisht Betzata, me pesë kolonada.  Pranë tyre dergjeshin shumë të sëmurë, të verbër, të çalë dhe njerëz me gjymtyrë të thara.  ——*  Atje ishte edhe një njeri që kishte tridhjetë e tetë vjet i sëmurë.  Kur e pa atë njeri që dergjej atje dhe, meqë e dinte mirë se kishte qenë shumë i sëmurë,+ Jezui e pyeti: «A dëshiron të shërohesh?»+  I sëmuri iu përgjigj: «Imzot, unë nuk kam njeri që të më futë në pellg kur trazohet uji. Sa vij unë, një tjetër zbret përpara meje.»  Jezui i tha: «Ngrihu, merr vigun dhe ec.»+  Kështu, ai u shërua menjëherë, mori vigun dhe nisi të ecte.Atë ditë ishte sabat.+ 10  Prandaj, judenjtë filluan t’i thoshin atij që u shërua: «Është sabat dhe nuk është e ligjshme+ të mbash vigun.» 11  Por ai iu përgjigj: «Ai që më shëroi, më tha: ‘Merr vigun dhe ec.’» 12  Ata e pyetën: «Kush të tha: ‘Merre dhe ec.’» 13  Mirëpo i shëruari nuk e dinte se kush ishte ai, sepse Jezui ishte larguar nga ai vend, meqë atje ishte mbledhur një turmë. 14  Më pas, Jezui e gjeti atë në tempull dhe i tha: «Shiko, ti u shërove. Mos mëkato më, që të mos të ndodhë ndonjë gjë më e keqe.» 15  Burri iku dhe u tha judenjve se e kishte shëruar Jezui. 16  Për këtë arsye judenjtë nisën ta përndiqnin+ Jezuin, sepse i bënte këto gjëra gjatë sabatit. 17  Por ai iu përgjigj: «Ati im vazhdon të punojë deri më tani, prandaj dhe unë vazhdoj të punoj.»+ 18  Kështu, judenjtë nisën të kërkonin akoma më shumë ta vritnin,+ sepse jo vetëm po shkelte sabatin, por edhe e quante Perëndinë Atin e vet,+ duke e bërë veten të barabartë+ me Perëndinë. 19  Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se Biri s’mund të bëjë as edhe një gjë me nismën e vet, por vetëm atë që sheh se bën Ati.+ Gjithçka që bën Ai, bën edhe Biri. 20  Ati e ka për zemër Birin+ dhe i tregon atij gjithçka që ai vetë bën, dhe do t’i tregojë vepra edhe më të mëdha se këto, që ju të mrekulloheni.+ 21  Ashtu si Ati i ngre të vdekurit dhe u jep jetë,+ po kështu edhe Biri u jep jetë atyre që dëshiron.+ 22  Ati nuk gjykon njeri, por gjithë gjykimin ia ka lënë në dorë Birit,+ 23  që të gjithë ta nderojnë Birin+ ashtu si nderojnë Atin. Ai që nuk nderon Birin, nuk nderon as Atin që e dërgoi.+ 24  Me të vërtetë po ju them: kush dëgjon fjalën time dhe i beson atij që më dërgoi, ka jetë të përhershme+ dhe nuk shkon në gjykim, por kalon nga vdekja në jetë.+ 25  Me të vërtetë po ju them se po vjen ora, madje tani ka ardhur, kur të vdekurit+ do të dëgjojnë zërin+ e Birit të Perëndisë dhe ata që i kanë vënë veshin, do të jetojnë.+ 26  Ashtu si Ati ka jetë në vetvete,+ po kështu i ka lejuar edhe Birit të ketë jetë në vetvete.+ 27  Ai i ka dhënë atij autoritet për të gjykuar,+ sepse ai është Bir njeriu.+ 28  Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varre,*+ do ta dëgjojnë zërin e tij 29  dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira, në një ringjallje jete,+ ata që praktikuan gjëra të poshtra, në një ringjallje gjykimi.+ 30  Unë s’mund të bëj as edhe një gjë të vetme me nismën time. Gjykoj siç dëgjoj, dhe gjykimi që jap unë, është i drejtë,+ sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin+ e atij që më dërgoi. 31  Nëse jap dëshmi vetëm unë+ për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.+ 32  Është një tjetër që jep dëshmi për mua, dhe unë e di se dëshmia që jep ai+ për mua, është e vërtetë. 33  Ju keni dërguar njerëz te Gjoni, dhe ai ka dëshmuar për të vërtetën.+ 34  Megjithatë, unë nuk varem nga dëshmia e njerëzve, por i them këto gjëra që ju të shpëtoni.+ 35  Ai njeri ishte si një llambë që digjet e ndriçon, dhe për pak kohë ju deshët të gëzonit shumë nën dritën e tij.+ 36  Por unë kam një dëshmi më të madhe se ajo e Gjonit, sepse vetë veprat që Ati im më caktoi për të kryer, pikërisht ato vepra që po bëj,+ japin dëshmi për mua se më dërgoi Ati. 37  Gjithashtu, Ati që më dërgoi, dha vetë dëshmi për mua.+ Ju nuk e keni dëgjuar asnjëherë zërin e tij dhe nuk e keni parë pamjen e tij.+ 38  Fjala e tij nuk mbetet te ju, sepse pikërisht atë që ai e dërgoi, ju nuk e besoni. 39  Ju shqyrtoni Shkrimet,+ sepse mendoni se me anë të tyre do të keni jetë të përhershme. Pikërisht ato japin dëshmi për mua.+ 40  Megjithatë, ju nuk doni të vini tek unë, që të keni jetë.+ 41  Unë nuk pranoj lavdi nga njerëzit,+ 42  por e di mirë se ju nuk keni dashuri për Perëndinë brenda jush.+ 43  Unë erdha në emër të Atit tim,+ por ju nuk po më pranoni. Sikur dikush tjetër të kishte ardhur në emër të vet, do ta kishit pranuar. 44  Si mund të besoni, kur pranoni lavdi+ nga njëri-tjetri dhe nuk kërkoni lavdinë që është nga i vetmi Perëndi?!+ 45  Mos mendoni se do t’ju padit tek Ati, sepse ka kush ju padit; është Moisiu,+ tek i cili keni shpresuar. 46  Po t’i besonit Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai shkroi për mua.+ 47  Por, nëse nuk u besoni shkrimeve të tij,+ si do t’u besoni fjalëve të mia?»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Mt 17:21.
Fjalë për fjalë «varr që shërben për të kujtuar të vdekurit».