Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Gjoni 21:1-25

21  Pastaj, Jezui iu shfaq përsëri dishepujve në detin e Tiberiadës në këtë mënyrë:  Simon Pjetri, Thomai, që quhej Binjaku,+ Natanaeli+ nga Kana e Galilesë, bijtë e Zebedeut+ dhe dy dishepuj të tjerë ishin bashkë.  Simon Pjetri u tha: «Unë po shkoj të peshkoj.» Ata ia kthyen: «Po vijmë edhe ne me ty.» Kështu, dolën dhe hipën në barkë, por atë natë nuk kapën gjë.+  Tek po vinte mëngjesi, Jezui qëndroi në breg, mirëpo natyrisht dishepujt nuk e kuptuan se ishte ai.+  Atëherë Jezui i pyeti: «Fëmijë të vegjël, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?» Ata iu përgjigjën: «Jo!»  Ai u tha: «Hidheni rrjetën në të djathtë të barkës e do të gjeni.»+ Kështu ata e hodhën dhe nuk ishin më në gjendje ta mblidhnin, aq shumë peshq kishte.+  Atëherë dishepulli që Jezui e donte,+ i tha Pjetrit:+ «Është Zotëria!» Kur dëgjoi se ishte Zotëria, Simon Pjetri u mbështoll me rrobën e sipërme, sepse ishte zhveshur, e u hodh në det.  Kurse dishepujt e tjerë vajtën me barkën e vogël, duke tërhequr zvarrë rrjetën e peshqve, sepse nuk ishin larg nga toka, vetëm nja nëntëdhjetë metra.  Kur zbritën në tokë, panë atje një zjarr me qymyr+ dhe në të peshq e bukë. 10  Jezui u tha: «Sillni ca nga peshqit që sapo zutë.» 11  Atëherë Simon Pjetri hipi në barkë dhe nxori në tokë rrjetën plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre. Por, ndonëse ishin aq shumë, rrjeta nuk u ça. 12  Jezui u tha: «Ejani të hani mëngjesin.»+ Asnjëri nga dishepujt nuk kishte guxim ta pyeste: «Kush je?», sepse e dinin që ishte Zotëria. 13  Jezui mori bukën e ua dha.+ U dha edhe peshq. 14  Kjo ishte hera e tretë+ që Jezui iu shfaq dishepujve, pasi ishte ngritur nga të vdekurit. 15  Pasi hëngrën mëngjesin, Jezui e pyeti Simon Pjetrin: «Simon, bir i Gjonit, a më do mua më shumë se këta?»+ Ai i tha: «Po, Zotëri, ti e di se unë të kam për zemër.»+ Ai i tha: «Ushqeji qengjat e mi.»+ 16  Pastaj e pyeti për herë të dytë: «Simon, bir i Gjonit, a më do+ mua?» Ai i tha: «Po, Zotëri, ti e di se unë të kam për zemër.» Ai i tha: «Kulloti delet e mia të vogla.»+ 17  Pastaj e pyeti për herë të tretë: «Simon, bir i Gjonit, a më ke për zemër?» Pjetri u hidhërua që ai i tha për herë të tretë: «A më ke për zemër?» Prandaj iu përgjigj: «Zotëri, ti di gjithçka.+ Ti e di mirë që unë të kam për zemër.» Jezui i tha: «Ushqeji delet e mia të vogla.+ 18  Me të vërtetë po të them se kur ishe më i ri, ngjishje diçka e shkoje ku të doje. Por kur të plakesh, do të shtrish duart dhe një tjetër do të të ngjeshë+ e do të të çojë atje ku ti nuk do.»+ 19  Këtë e tha për të treguar se me ç’lloj vdekjeje+ Pjetri do t’i jepte lavdi Perëndisë.+ Pasi tha këtë, ai shtoi: «Vazhdo të më ndjekësh.»+ 20  Pjetri pa që po i ndiqte dishepulli që Jezui e donte,+ ai që gjatë darkës ishte mbështetur në kraharorin e Jezuit dhe e kishte pyetur: «Zotëri, kush po të tradhton?» 21  Kur e vuri re atë, Pjetri e pyeti Jezuin: «Zotëri, ç’do të bëhet me këtë njeri?» 22  Jezui iu përgjigj: «Nëse është vullneti im që ai të mbetet derisa të vij unë,+ ç’punë ke ti? Ti vazhdo të më ndjekësh.» 23  Për pasojë, mes vëllezërve dolën fjalë se ai dishepull nuk do të vdiste. Megjithatë, Jezui nuk i tha se nuk do të vdiste, por: «Nëse është vullneti im që ai të mbetet+ derisa të vij unë, ç’punë ke ti?» 24  Ky është dishepulli+ që jep dëshmi dhe që i shkroi këto gjëra, e ne e dimë se dëshmia që jep ai, është e vërtetë.+ 25  Jezui bëri edhe shumë gjëra të tjera, që po të shkruheshin një për një, ma ha mendja se as bota vetë nuk do t’i mbante rrotullat e shkruara.+

Shënime në fund të faqes