Gjoni 12:1-50

12  Gjashtë ditë para pashkës, Jezui mbërriti në Betani,+ ku ishte Lazari,+ të cilin Jezui e kishte ngritur nga të vdekurit.  Prandaj, ata shtruan atje një darkë për të dhe Marta+ po shërbente,+ kurse Lazari ishte shtruar bashkë me të në tryezë.+  Maria mori një libër* vaj aromatik, nard të pastër,+ shumë të kushtueshëm, dhe i leu këmbët Jezuit e ia thau me flokët e vet.+ Shtëpia u mbush me aromën e vajit.  Por Judë Iskarioti,+ një nga dishepujt e tij, i cili pas pak do ta tradhtonte, tha:  «Pse të mos shitej ky vaj aromatik+ për treqind denarë e t’u jepej të varfërve?»+  Megjithatë, ai nuk e tha këtë se merakosej për të varfrit, por se ishte hajdut.+ Ai mbante arkën e parave+ dhe merrte paratë që viheshin atje.  Prandaj, Jezui tha: «Lëreni rehat, që ta bëjë këtë zakon, në pritje të ditës së varrimit tim.+  Të varfrit+ i keni gjithmonë me vete, kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.»  Një turmë e madhe judenjsh e morën vesh se ai ishte atje dhe vajtën jo vetëm për Jezuin, por edhe për të parë Lazarin, që ai e ngriti nga të vdekurit.+ 10  Kështu, krerët e priftërinjve u këshilluan që të vritnin edhe Lazarin,+ 11  sepse për shkak të tij atje po shkonin shumë judenj dhe po tregonin besim te Jezui.+ 12  Të nesërmen, me të dëgjuar se Jezui po shkonte në Jerusalem, turma e madhe që kishte vajtur në festë 13  mori degë palmash+ dhe doli ta takonte. Pastaj filluan të bërtitnin:+ «Shpëtoje, të lutemi!+ I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait,+ po, mbreti+ i Izraelit!» 14  Jezui gjeti një gomar të vogël+ dhe hipi në të, sikurse është shkruar: 15  «Mos ki frikë, o bijë e Sionit! Ja, mbreti yt po vjen,+ hipur në një kërriç.»+ 16  Në fillim, dishepujt e tij nuk u kushtuan vëmendje këtyre gjërave,+ por kur Jezui mori lavdi,+ atëherë u erdhi ndër mend se këto gjëra ishin shkruar për të dhe se ata i bënë këto gjëra për të.+ 17  Kështu, turma që kishte qenë me të kur thërriti Lazarin+ të dilte nga varri* dhe e ngriti nga të vdekurit, jepte dëshmi.+ 18  Prandaj turma i doli përpara, ngaqë dëgjuan se kishte bërë këtë shenjë.+ 19  Atëherë farisenjtë+ i thanë njëri-tjetrit: «S’po nxjerrim gjë në dritë. Ja, bota po shkon pas tij.»+ 20  Bashkë me ata që u ngjitën për të adhuruar Perëndinë në festë, ishin edhe disa grekë.+ 21  Këta iu afruan Filipit,+ që ishte nga Betsaida e Galilesë, e nisën t’i luteshin: «Zotëri, ne duam të shohim Jezuin.»+ 22  Filipi vajti e i tha Andreas. Dhe Andrea me Filipin vajtën e i thanë Jezuit. 23  Por Jezui iu përgjigj: «Ka ardhur ora që Biri i njeriut të marrë lavdi.+ 24  Me të vërtetë po ju them se një kokërr gruri po të mos bjerë përtokë e të vdesë, mbetet vetëm një kokërr. Por nëse vdes,+ atëherë jep shumë fryt. 25  Ai që e ka për zemër shpirtin e tij, e shkatërron, por ai që e urren shpirtin e tij+ në këtë botë, do ta ruajë atë për jetën e përhershme.+ 26  Nëse dikush dëshiron të më shërbejë, le të më ndjekë, dhe ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori im.+ Nëse dikush dëshiron të më shërbejë, Ati do ta nderojë.+ 27  Tani, shpirti im është i trazuar+ e çfarë të them? O Atë, shpëtomë nga kjo orë!+ Sidoqoftë, prandaj erdha në këtë orë. 28  O Atë, jepi lavdi emrit tënd!» Atëherë një zë+ u dëgjua nga qielli: «I dhashë lavdi dhe do t’i jap lavdi përsëri.»+ 29  Turma që po rrinte aty, e dëgjoi dhe nisi të thoshte se kishte gjëmuar. Të tjerë filluan të thoshin: «Atij i foli një engjëll.» 30  Jezui u tha: «Ky zë nuk u dëgjua për mua, por për ju.+ 31  Tani ka një gjykim për këtë botë. Tani sundimtari i kësaj bote+ do të dëbohet.+ 32  Megjithatë, kur të ngrihem+ nga toka, unë do të tërheq pas vetes njerëz të çdo lloji.»+ 33  Në të vërtetë, ai po e thoshte këtë për të treguar se ç’lloj vdekjeje do të kishte pas pak.+ 34  Turma ia ktheu: «Nga Ligji kemi dëgjuar se Krishti do të mbetet përgjithmonë.+ Pse thua tani se Biri i njeriut do të ngrihet?+ Kush është ky Bir i njeriut?»+ 35  Jezui iu përgjigj: «Drita do të jetë mes jush edhe për pak. Ecni sa e keni dritën, që errësira+ të mos ngadhënjejë mbi ju. Ai që ecën në errësirë, nuk e di se ku po shkon.+ 36  Sa e keni dritën, tregoni besim tek ajo, që të bëheni bij të dritës.»+Jezui i tha këto fjalë dhe iku e u fsheh prej tyre. 37  Ndonëse kishte bërë kaq shumë shenja përpara tyre, ata nuk po tregonin besim tek ai, 38  që të përmbusheshin fjalët e profetit Isaia: «O Jehova, kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?+ Kujt iu shfaq krahu i Jehovait?»+ 39  Isaia tregoi edhe arsyen përse nuk ishin në gjendje të besonin: 40  «Ai ua ka verbuar sytë dhe ua ka ngurtësuar zemrën,+ që me sy të mos shohin dhe me zemër të mos e kapin mendimin, që të mos kthehen e unë t’i shëroj.»+ 41  Isaia i tha këto, sepse e pa lavdinë e tij+ dhe foli për të. 42  Gjithsesi, edhe shumë nga krerët treguan besim tek ai,+ por nuk dëshmonin për të për shkak të farisenjve, që të mos përjashtoheshin nga sinagoga,+ 43  sepse donin lavdinë e njerëzve më shumë se lavdinë e Perëndisë.+ 44  Megjithatë, Jezui tha me zë të lartë: «Ai që tregon besim tek unë, nuk tregon besim vetëm tek unë, por edhe tek ai që më dërgoi.+ 45  Ai që më sheh mua, sheh edhe atë që më dërgoi.+ 46  Unë erdha si një dritë në botë,+ që, kushdo që tregon besim tek unë, të mos mbetet në errësirë.+ 47  Dhe nëse dikush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk i zbaton, unë nuk e gjykoj, sepse nuk erdha për të gjykuar botën,+ por për ta shpëtuar atë.+ 48  Atë që më shpërfill mua dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon. Fjala+ që thashë, do ta gjykojë atë ditën e fundit, 49  sepse nuk fola nga vetja, por vetë Ati që më dërgoi, më urdhëroi se çfarë të them e çfarë të flas.+ 50  Unë e di se urdhërimi i tij do të thotë jetë e përhershme.+ Prandaj, gjërat që them, i them ashtu si m’i ka thënë Ati.»+

Shënime në fund të faqes

Rreth 327 gr.
Shih shënimin te Gjo 5:28.