Gjoni 11:1-57

11  Një njeri që quhej Lazar, nga Betania, nga fshati i Marisë dhe i Martës,+ motrës së saj, ishte i sëmurë.  Maria ishte ajo që leu Zotërinë me vaj aromatik+ dhe ia thau këmbët me flokët e vet.+ Vëllai i saj, Lazari, ishte i sëmurë.  Prandaj, motrat i dërguan fjalë: «Zotëri, ai që ti e ke për zemër,+ është i sëmurë.»  Kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Qëllimi i kësaj sëmundjeje nuk është vdekja, por t’i sjellë lavdi Perëndisë,+ që nëpërmjet saj t’i jepet lavdi Birit të Perëndisë.»  Jezui e donte Martën, motrën e saj dhe Lazarin.  Megjithatë, kur dëgjoi se ai ishte i sëmurë, ndenji dy ditë atje ku ishte.  Pastaj u tha dishepujve: «Le të shkojmë prapë në Jude.»  Dishepujt i thanë: «Rabi,+ vetëm pak kohë më parë judeasit kërkonin të të vritnin me gurë+ e ti po shkon prapë atje?»  Jezui u përgjigj: «A nuk ka dymbëdhjetë orë dita? Nëse dikush ecën ditën,+ nuk përplaset pas ndonjë gjëje, sepse sheh dritën e kësaj bote. 10  Por nëse ecën natën,+ ai përplaset, sepse drita nuk është në të.» 11  Pasi u tha këto fjalë, ai shtoi: «Lazari, miku ynë, ka shkuar të pushojë, prandaj unë po shkoj atje që ta zgjoj nga gjumi.»+ 12  Atëherë dishepujt i thanë: «Zotëri, nëse ka shkuar të pushojë, do të bëhet mirë.» 13  Megjithatë, Jezui foli për vdekjen e Lazarit, kurse ata kujtuan se tha që kishte rënë në gjumë për të pushuar. 14  Atëherë Jezui ua tha troç: «Lazari ka vdekur+ 15  dhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni. Hajdeni të shkojmë tek ai.» 16  Thomai, që quhej Binjaku, u tha dishepujve të tjerë: «Ejani të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të.»+ 17  Kur mbërriti atje, Jezui mori vesh se ai kishte tashmë katër ditë në varr.*+ 18  Betania ishte afër Jerusalemit, rreth tre kilometra larg. 19  Kështu, shumë judenj kishin vajtur te Marta e Maria që t’i ngushëllonin+ për të vëllanë. 20  Kur dëgjoi se po vinte Jezui, Marta i doli para, kurse Maria+ ndenji ulur në shtëpi. 21  Atëherë Marta i tha Jezuit: «Zotëri, po të ishe këtu, im vëllai nuk do të vdiste.+ 22  Megjithatë, edhe tani, unë e di se Perëndia të jep gjithçka që ti i kërkon.»+ 23  Jezui i tha: «Yt vëlla do të ngrihet.»+ 24  Marta i tha: «E di se do të ringjallet+ ditën e fundit.» 25  Jezui i tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta.+ Ai që tregon besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të kthehet në jetë.+ 26  Kushdo që jeton dhe tregon besim tek unë, nuk do të vdesë kurrën e kurrës.+ A e beson këtë?» 27  Ajo iu përgjigj: «Po, Zotëri. Unë kam besuar se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, Ai që duhet të vijë në botë.»+ 28  Pas këtyre fjalëve, ajo iku të thërriste Marinë, të motrën, dhe i tha fshehurazi: «Mësuesi+ është këtu pranë* dhe po të thërret.» 29  Kur e dëgjoi këtë, Maria u ngrit me të shpejtë dhe shkoi tek ai. 30  Jezui nuk kishte arritur ende në fshat, por ishte akoma atje ku i doli përpara Marta. 31  Prandaj, judenjtë që ishin me Marinë në shtëpi+ dhe që po e ngushëllonin, me ta parë që ajo u ngrit shpejt dhe doli, i vajtën pas, sepse pandehën se po shkonte të qante te varri.+ 32  Kur Maria mbërriti atje ku ishte Jezui dhe e pa, i ra ndër këmbë dhe i tha: «Zotëri, po të ishe këtu, im vëllai nuk do të kishte vdekur.»+ 33  Kur pa Marinë dhe judenjtë që erdhën me të, që po qanin, Jezui rënkoi në frymë dhe u trazua.+ 34  Pastaj pyeti: «Ku e keni vënë?» Ata iu përgjigjën: «Zotëri, eja e shiko.» 35  Jezui nuk i mbajti dot lotët.+ 36  Atëherë judenjtë nisën të thoshin: «Shih, sa e kishte për zemër!»+ 37  Kurse disa të tjerë thanë: «Ky njeri që i hapi sytë+ të verbrit, a nuk ishte në gjendje të mos e linte atë të vdiste?» 38  Jezui rënkoi përsëri përbrenda dhe shkoi te varri.+ Në të vërtetë, ishte një shpellë, dhe në hyrje të saj kishin vënë një gur.+ 39  Jezui tha: «Hiqeni gurin.»+ Marta, motra e të ndjerit, i tha: «Zotëri, tani trupi duhet të mbajë erë, se kjo është dita e katërt.» 40  Jezui ia ktheu: «A nuk të thashë se po të besoje, do të shikoje lavdinë e Perëndisë?»+ 41  Atëherë e hoqën gurin. Jezui ngriti sytë nga qielli+ dhe tha: «Të falënderoj, o Atë, që më ke dëgjuar!+ 42  Vërtet, e dija se ti gjithmonë më dëgjon, por fola për shkak të turmës+ që kam përreth, që ata të besojnë se ti më dërgove.»+ 43  Si tha këto fjalë, ai thërriti me zë të lartë: «Lazar, dil jashtë!»+ 44  Ai që kishte qenë i vdekur, doli me këmbët dhe duart të lidhura me rripa pëlhure,+ kurse fytyrën e kishte të mbështjellë me një copë pëlhure. Jezui u tha: «Zgjidheni dhe lëreni të ikë.» 45  Prandaj, shumë judenj që kishin vajtur te Maria dhe e panë atë që bëri ai, treguan besim tek ai.+ 46  Por disa të tjerë shkuan te farisenjtë dhe u treguan ato që bëri Jezui.+ 47  Prandaj, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën Sinedrin+ dhe nisën të thoshin: «Ç’të bëjmë? Se ky njeri po kryen shumë shenja.+ 48  Po ta lëmë kështu, të gjithë do të tregojnë besim tek ai.+ Atëherë romakët+ do të vijnë e do të na heqin vendin tonë të adhurimit+ dhe kombin tonë.» 49  Por një nga ata, Kajafa, që atë vit ishte kryeprift,+ u tha: «Ju nuk dini gjë fare 50  dhe nuk arsyetoni se është në dobinë tuaj që të vdesë+ një njeri për popullin e të mos shkatërrohet i gjithë kombi.»+ 51  Megjithatë, ai nuk e tha këtë nga vetja, por meqë atë vit ishte kryeprift, ai profetizoi se Jezui do të vdiste për kombin. 52  Madje jo vetëm për kombin, por edhe që t’i mblidhte e t’i bënte një+ fëmijët e Perëndisë, që ishin hallakatur andej-këtej.+ 53  Prandaj, që nga ajo ditë, ata u këshilluan që ta vritnin.+ 54  Prandaj, Jezui nuk dilte më hapur+ mes judenjve,+ por që atje shkoi në një vend afër shkretëtirës, në një qytet të quajtur Efraim,+ dhe qëndroi atje me dishepujt. 55  Pashka+ e judenjve ishte afër dhe shumë njerëz u ngjitën nga ai vend në Jerusalem para pashkës për t’u pastruar ceremonialisht.+ 56  Ata kërkonin Jezuin dhe ndërsa vinin rrotull në tempull, thoshin me njëri-tjetrin: «Si mendoni? A thua nuk do të vijë fare në festë?» 57  Por krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, nëse dikush e merrte vesh se ku ishte ai, duhej të tregonte, që ata ta kapnin.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Gjo 5:28. Njësoj edhe te Gjo 11:31 dhe 38.
Fjalë për fjalë «është i pranishëm».