Galatasve 6:1-18

6  Vëllezër, edhe sikur një njeri të hedhë ndonjë hap të gabuar+ përpara se të jetë i vetëdijshëm për të, ju që keni kualifikime frymore,+ përpiquni ta ndreqni atë me një frymë butësie.+ Ndërkohë, secili të jetë vigjilent për veten,+ se mos tundohet edhe vetë.+  Vazhdoni të mbani barrët+ e njëri-tjetrit dhe të përmbushni kështu ligjin e Krishtit.+  Sepse, nëse dikush mendon se është diçka, kur s’është asgjë,+ mashtron veten.  Secili të tregojë me prova se si është vepra e vet,+ dhe atëherë do të ketë shkak të ngazëllohet vetëm për veten e jo të krahasohet+ me një tjetër.  Sepse, secili do të mbajë ngarkesën e vet.+  Kushdo që e mëson fjalën gojarisht,+ le të marrë pjesë+ në të gjitha gjërat e mira, bashkë me atë që e jep një mësim të tillë gojarisht.+  Mos u mashtroni:+ Perëndia nuk vihet në lojë.+ Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë,+  sepse ai që mbjell për mishin, do të korrë nga mishi prishje,+ por, ai që mbjell për frymën,+ do të korrë nga fryma jetë të përhershme.+  Prandaj, të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer,+ sepse në stinën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi.+ 10  Vërtet, derisa të kemi kohë të volitshme,+ le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim.+ 11  Shihni me ç’shkronja të mëdha ju shkrova me dorën time.+ 12  Të gjithë ata që duan të duken tërheqës në mish, përpiqen t’ju detyrojnë të rrethpriteni,+ vetëm e vetëm që të mos përndiqen për shtyllën e torturës të Krishtit,+ Jezuit. 13  Sepse as vetë ata që rrethpriten, nuk e mbajnë Ligjin,+ por duan të rrethpriteni ju, që të kenë shkak për mburrje në mishin tuaj. 14  Larg qoftë që unë të mburrem, përveçse me shtyllën e torturës+ të Zotërisë tonë Jezu Krisht, nëpërmjet të cilit bota, për mua, është vënë në shtyllë,+ dhe unë për botën. 15  As rrethprerja s’është gjë, as parrethprerja,+ por një krijesë e re+ është diçka. 16  Paqja dhe mëshira qofshin mbi të gjithë ata që do të ecin në mënyrë të rregullt sipas kësaj norme të sjelljes, po, mbi Izraelin e Perëndisë!+ 17  Që sot e tutje, të mos më trazojë askush, sepse mbaj në trupin tim shenjat e damkës+ së një skllavi të Jezuit.+ 18  Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me frymën+ që tregoni, vëllezër! Amin!

Shënime në fund të faqes