Galatasve 4:1-31

4  Unë them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk ndryshon fare nga një skllav,+ megjithëse është zotëri i të gjitha gjërave.  Ai është nën kujdesin e njerëzve të ngarkuar+ dhe të kujdestarëve, deri ditën që ka caktuar më parë i ati.  Po ashtu edhe ne, kur ishim të mitur, vazhdonim t’u skllavëroheshim gjërave elementare+ të botës.  Mirëpo, kur u mbush koha,+ Perëndia dërgoi Birin e vet,+ që lindi nga një grua+ dhe ishte nën ligj,+  që, duke i blerë,+ t’i lironte ata që ishin nën ligj+ dhe që ne të birësoheshim.+  Meqenëse jeni bij, Perëndia ka dërguar frymën+ e Birit të tij në zemrat tona, dhe ajo thërret: «Abba, o Atë!»+  Kështu, ti nuk je më skllav, por bir. Dhe, nëse je bir, je edhe trashëgimtar me anë të Perëndisë.+  Megjithatë, kur nuk e njihnit Perëndinë,+ u skllavëroheshit atyre që nga natyra nuk janë perëndi.+  Mirëpo, tani që keni arritur ta njihni Perëndinë, ose më mirë tani që keni arritur të njiheni nga Perëndia,+ si vallë ktheheni sërish te gjërat elementare+ të dobëta+ e të varfra dhe doni të bëheni prapë skllevër të tyre?!+ 10  Ju kremtoni me përpikëri ditë,+ muaj,+ stinë dhe vite. 11  Kam frikë se mos, në njëfarë mënyre, jam robtuar më kot+ për ju. 12  Ju lutem, vëllezër, bëhuni si unë,+ sepse edhe unë isha si ju.+ Nuk më keni bërë asnjë padrejtësi.+ 13  Ju e dini se herën e parë,+ kur jua shpalla lajmin e mirë ngaqë isha sëmurë, 14  ju nuk e përçmuat sëmundjen time, që për ju ishte një sprovë, dhe nuk e pështytë me neveri, por më pritët si një engjëll+ të Perëndisë, si Krishtin Jezu.+ 15  Ku është, pra, ajo lumturi që kishit?+ Sepse ju jap dëshmi se, po të ishte e mundur, ju do t’i kishit nxjerrë sytë tuaj dhe do të m’i jepnit mua.+ 16  E pra, mos jam bërë armiku juaj,+ ngaqë ju them të vërtetën?+ 17  Ata nuk po ju kërkojnë me zell+ për ndonjë qëllim të mirë, por duan t’ju ndajnë nga unë, që të kërkoni me zell ata.+ 18  Megjithatë, është gjë e mirë t’ju kërkojnë me zell për diçka të mirë+ në çdo kohë, dhe jo vetëm kur unë të jem i pranishëm+ mes jush, 19  fëmijët e mi të vegjël,+ për të cilët jam sërish në dhembjet e lindjes, derisa te ju të formohet Krishti.+ 20  Mirëpo, do të desha të isha i pranishëm mes jush pikërisht tani+ dhe t’ju flisja ndryshe, sepse jam ndërdyshas+ për ju. 21  Më thoni, ju që doni të jeni nën ligj,+ a e dëgjoni ju vetë Ligjin?+ 22  Për shembull, është shkruar se Abrahami pati dy bij, njërin nga shërbëtorja+ dhe tjetrin nga gruaja e lirë.+ 23  Megjithatë, ai nga shërbëtorja lindi sipas mishit,+ kurse ai nga gruaja e lirë lindi nëpërmjet një premtimi.+ 24  Këto gjëra janë si një dramë simbolike,+ sepse këto gra përfaqësojnë dy besëlidhje.+ Njëra, që u bë në malin Sinai,+ dhe që solli në jetë fëmijë për skllavëri, është Agara. 25  Agara përfaqëson Sinain,+ një mal në Arabi, dhe përkon me Jerusalemin e sotëm, sepse është në skllavëri+ bashkë me fëmijët e vet. 26  Kurse Jerusalemi+ lart është i lirë dhe është nëna jonë.+ 27  Sepse është shkruar: «Gëzohu, ti shterpë që nuk lind! Shpërthe dhe sokëlli, ti grua që nuk ke dhembje lindjeje, sepse fëmijët e gruas së braktisur janë më të shumtë se fëmijët e asaj që e ka burrin.»+ 28  Ne, vëllezër, jemi fëmijë që i përkasim premtimit, njëlloj siç ishte Isaku.+ 29  Por, ashtu si në atë kohë ai që kishte lindur sipas mishit, filloi të përndiqte+ atë që kishte lindur sipas frymës, po kështu është edhe tani.+ 30  Megjithatë, çfarë thotë Shkrimi? «Dëboje shërbëtoren dhe djalin e saj, sepse ai nuk do të jetë kurrsesi trashëgimtar bashkë me djalin e gruas së lirë.»+ 31  Prandaj, vëllezër, ne nuk jemi fëmijë të shërbëtores,+ por të gruas së lirë.+

Shënime në fund të faqes