Galatasve 3:1-29

3  O galatas të pamend, kush ju magjepsi me ligësi,+ ju, para syve të të cilëve Jezu Krishti u përshkrua haptazi i vënë në shtyllë?+  Vetëm këtë dua të mësoj nga ju: frymën+ e morët falë veprave të ligjit,+ apo falë dëgjimit+ me anë të besimit?  Kaq të pamend jeni?! Pasi u nisët në frymë,+ po përfundoni në mish tani?+  A thua hoqët kaq shumë vuajtje më kot,+ nëse kanë qenë vërtet më kot?!  Ai që ju jep frymën+ dhe kryen vepra të fuqishme+ mes jush, e bën këtë falë veprave të ligjit, apo sepse dëgjuat me anë të besimit?  Ashtu si Abrahami «tregoi besim te Jehovai, dhe kjo iu llogarit si drejtësi».+  Me siguri e dini se ata që i përmbahen besimit,+ janë bij të Abrahamit.+  Duke parë që më parë se Perëndia do t’i shpallte njerëzit e kombeve të drejtë falë besimit, Shkrimi ia shpalli që më parë lajmin e mirë Abrahamit: «Nëpërmjet teje do të bekohen të gjitha kombet.»+  Prandaj, ata që i përmbahen besimit, po bekohen+ bashkë me Abrahamin besnik.+ 10  Të gjithë ata që varen nga veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: «I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha gjërat e shkruara në rrotullën e Ligjit, që t’i zbatojë ato.»+ 11  Veç kësaj, është e qartë që me anë të ligjit askush nuk shpallet i drejtë+ para Perëndisë, sepse «i drejti do të jetojë falë besimit».+ 12  Ligji nuk i përmbahet besimit, por «ai që i zbaton, do të jetojë me anë të tyre».+ 13  Meqë na bleu,+ Krishti na liroi+ nga mallkimi i Ligjit dhe u bë mallkim+ në vendin tonë, sepse është shkruar: «I mallkuar është çdo njeri i varur në shtyllë!»+ 14  Qëllimi ishte që bekimi i Abrahamit për kombet të vinte me anë të Jezu Krishtit,+ që ne ta merrnim frymën e premtuar+ nëpërmjet besimit tonë.+ 15  Vëllezër, po flas me një ilustrim nga jeta e njerëzve: një besëlidhje që është shpallur e vlefshme, edhe pse është besëlidhje njerëzish, askush nuk e anulon dhe as i shton gjë.+ 16  Premtimet iu thanë Abrahamit+ dhe farës së tij.+ Nuk thuhet «dhe farërave», sikur të ishin shumë të tilla, por si të ishte një:+ «Për farën tënde»,+ që është Krishti.+ 17  Po ju them edhe këtë: besëlidhjen që u shpall më parë e vlefshme nga Perëndia,+ Ligji që erdhi në jetë katërqind e tridhjetë vjet+ më vonë, nuk e zhvleftësoi, që të shfuqizojë kështu premtimin.+ 18  Sepse, nëse trashëgimia është falë ligjit, nuk është më falë premtimit,+ kurse Perëndia ia ka dhënë dashamirësisht Abrahamit nëpërmjet një premtimi.+ 19  Pse atëherë u dha Ligji? Ai u shtua për të bërë të qarta shkeljet,+ derisa të mbërrinte fara,+ së cilës i ishte bërë premtimi. Ai u përcoll me anë të engjëjve,+ nga dora e një ndërmjetësi.+ 20  Kur është fjala vetëm për një person, nuk ka ndërmjetës, por Perëndia është një i vetëm.+ 21  A është pra, Ligji kundër premtimeve të Perëndisë?+ Kurrë mos qoftë! Sepse, po të ishte dhënë një ligj në gjendje për të dhënë jetë,+ drejtësia do të kishte qenë vërtet me anë të ligjit.+ 22  Por Shkrimi+ i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin,+ që premtimi që vjen nga besimi te Jezu Krishti, t’u jepej atyre që tregojnë besim.+ 23  Megjithatë, para se të mbërrinte besimi,+ ne mbaheshim të mbyllur bashkë nën ligj,+ me sytë nga besimi që do të zbulohej.+ 24  Në këtë mënyrë, Ligji është bërë edukatori ynë që çon te Krishti,+ që të shpallemi të drejtë+ falë besimit. 25  Mirëpo, tani që besimi ka mbërritur,+ nuk jemi më nën një edukator.+ 26  Të gjithë ju jeni, në të vërtetë, bij+ të Perëndisë nëpërmjet besimit tuaj te Krishti Jezu. 27  Sepse të gjithë ju që u pagëzuat në Krishtin,+ keni veshur Krishtin.+ 28  Nuk ka as jude, as grek,+ nuk ka as skllav, as të lirë,+ nuk ka as mashkull, as femër,+ sepse ju jeni të gjithë një person në unitet me Krishtin Jezu.+ 29  Prandaj, nëse i përkitni Krishtit, jeni vërtet fara e Abrahamit,+ trashëgimtarë sipas një premtimi.+

Shënime në fund të faqes