Galatasve 2:1-21

2  Pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita sërish në Jerusalem+ me Barnabën,+ duke marrë me vete edhe Titin.  U ngjita si rrjedhojë e një zbulese,+ dhe u parashtrova+ lajmin e mirë që u predikoj kombeve, por gjithsesi vetëm për vetëm para atyre që ishin njerëz me emër, se mos në ndonjë mënyrë po vrapoja+ ose kisha vrapuar më kot.+  Megjithatë, as Titi+ vetë, që ishte me mua, nuk u detyrua të rrethpritej,+ ndonëse ishte grek.  Por për shkak të vëllezërve të rremë+ të futur tinëz,+ të cilët hynë dhelpërisht për të spiunuar lirinë+ që kemi në lidhje me Krishtin Jezu, që të na skllavëronin+ plotësisht . . .  këtyre nuk u hapëm rrugë dhe nuk iu nënshtruam+ as edhe për një orë, që e vërteta+ e lajmit të mirë të mbetet me ju.  Megjithatë, ata që dukeshin sikur ishin diçka+—se ç’lloj njerëzish ishin më parë, për mua s’ka rëndësi,+ Perëndia nuk niset nga pamja e jashtme e njeriut+—në të vërtetë, ata njerëz me emër nuk më dhanë asgjë të re.  Përkundrazi, kur e panë se më ishte besuar+ lajmi i mirë për ata që janë të parrethprerë,+ ashtu si Pjetrit i ishte besuar për ata që janë të rrethprerë+  sepse Ai që i dha Pjetrit zotësinë e nevojshme për përgjegjësinë si apostull ndër ata që janë të rrethprerë, më dha zotësi edhe mua+ për ata që janë të kombeve—  po, kur arritën ta njihnin dashamirësinë e pamerituar+ që më ishte dhënë,+ Jakovi,+ Kefa dhe Gjoni, ata që ishin të pranuar si shtylla të kongregacionit,+ na dhanë mua dhe Barnabës+ dorën e djathtë, për të treguar se ishin dakord+ që ne të shkonim te kombet, kurse ata te të rrethprerët. 10  Vetëm se nuk duhej të harronim të varfrit,+ dhe për këtë gjë jam përpjekur me zell.+ 11  Megjithatë, kur Kefa+ erdhi në Antioki,+ iu kundërvura ballë për ballë, sepse e kishte hak dënimin.+ 12  Sepse përpara se të vinin disa njerëz nga Jakovi,+ ai hante+ me njerëz të kombeve. Por, kur mbërritën ata, ai nisi të tërhiqej dhe të ndahej nga frika+ e atyre të klasës së rrethprerë.+ 13  Edhe judenjtë e tjerë u bënë me të, duke u shtirur+ edhe ata, aq sa me shtirjen e tyre bënë për vete edhe Barnabën.+ 14  Kështu, kur pashë se nuk po ecnin drejt, sipas së vërtetës së lajmit të mirë,+ i thashë Kefës përpara të gjithëve:+ «Nëse ti, ndonëse je jude, jeton si kombet dhe jo si judenjtë, si vallë i detyron njerëzit e kombeve të jetojnë sipas praktikave judaike?»+ 15  Ne që jemi judenj nga natyra+ dhe jo mëkatarë+ nga kombet, 16  duke e ditur mirë se njeriu shpallet i drejtë,+ jo falë veprave të ligjit, por vetëm nëpërmjet besimit+ në Krishtin Jezu, kemi treguar besim te Krishti Jezu, që të shpallemi të drejtë falë besimit në Krishtin+ dhe jo falë veprave të ligjit, sepse falë veprave të ligjit asnjë mish nuk do të shpallet i drejtë.+ 17  Mirëpo, nëse ne, duke kërkuar të shpallemi të drejtë me anë të Krishtit,+ dolëm edhe vetë mëkatarë,+ mos Krishti është në të vërtetë shërbëtor i mëkatit?+ Kurrë mos qoftë! 18  Nëse ndërtoj sërish pikërisht po ato gjëra që dikur i rrëzova,+ kjo tregon se jam një shkelës.+ 19  Por nëpërmjet ligjit unë vdiqa kundrejt ligjit,+ që të bëhem i gjallë kundrejt Perëndisë.+ 20  Jam vënë në shtyllë me Krishtin.+ Nuk jetoj më unë,+ por jeton Krishti në unitet me mua.+ Vërtet, jetën+ që kam tani në mish, e jetoj me anë të besimit te Biri i Perëndisë, që më deshi dhe e dorëzoi veten për mua.+ 21  Unë nuk e flak tej dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë,+ sepse, sikur drejtësia të jetë nëpërmjet ligjit,+ në të vërtetë Krishti ka vdekur më kot.+

Shënime në fund të faqes