Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Galatasve 1:1-24

1  Unë Pavli,+ apostull,+ jo nga njerëzit dhe as me anë të një njeriu, por me anë të Jezu Krishtit+ dhe Perëndisë, Atit,+ që e ngriti nga të vdekurit,+  dhe të gjithë vëllezërit që janë me mua,+ për kongregacionet e Galatisë:+  Dashamirësia e pamerituar dhe paqja+ nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!  Ai e dha veten për mëkatet tona,+ që të na çlironte nga sistemi i tanishëm i lig,+ sipas vullnetit+ të Perëndisë e Atit tonë,  të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve!+ Amin!  Çuditem që po largoheni kaq shpejt nga Ai+ që ju thirri me dashamirësinë e pamerituar+ të Krishtit, për të kaluar në një lloj tjetër lajmi të mirë.+  Megjithatë, nuk është një tjetër lajm i mirë, por janë disa njerëz që ju trazojnë+ dhe duan ta përdhosin lajmin e mirë për Krishtin.+  Gjithsesi, edhe sikur ne ose ndonjë engjëll nga qielli t’ju shpallte si lajm të mirë diçka që shkon përtej asaj që ju kemi shpallur si lajm të mirë, qoftë i mallkuar!+  Ashtu siç e thamë më lart, po e them sërish edhe tani: kushdo që ju shpall si lajm të mirë diçka që shkon përtej asaj që pranuat,+ qoftë i mallkuar! 10  Mos po përpiqem tani të bind njerëzit, apo Perëndinë? Apo po kërkoj t’u pëlqej njerëzve?+ Po t’u pëlqeja ende njerëzve,+ nuk do të isha skllav i Krishtit.+ 11  Po ju vë në dijeni, vëllezër, se lajmi i mirë që u shpall si i tillë nga unë, nuk është diçka njerëzore,+ 12  sepse as e mora nga njerëzit dhe as ma mësuan njerëzit, por e mora nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.+ 13  Sigurisht që keni dëgjuar se si sillesha më parë në judaizëm,+ që e përndiqja+ tej mase kongregacionin e Perëndisë dhe e shkretoja.+ 14  Në judaizëm po përparoja shumë më tepër se bashkëmoshatarët e racës sime,+ sepse isha shumë më tepër i zellshëm+ për traditat+ e etërve të mi. 15  Por, kur Perëndia, që më ndau nga barku i nënës sime dhe më thirri+ nëpërmjet dashamirësisë së tij të pamerituar,+ e gjykoi si diçka të mirë 16  të zbulonte Birin e tij nëpërmjet meje,+ që unë t’u shpallja kombeve+ lajmin e mirë për të, nuk u këshillova menjëherë me mishin dhe gjakun.+ 17  As u ngjita në Jerusalem, tek ata që ishin apostuj para meje,+ por ika në Arabi dhe u ktheva sërish në Damask.+ 18  Pastaj, tre vjet më vonë, u ngjita në Jerusalem+ që të vizitoja Kefën+ dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë. 19  Por nuk pashë asnjë apostull tjetër, përveç Jakovit,+ vëllait+ të Zotërisë. 20  Për këto që po ju shkruaj, ja, para Perëndisë, nuk po gënjej.+ 21  Pastaj shkova+ në viset e Sirisë e të Kilikisë. 22  Mirëpo kongregacionet e Judesë, që ishin në unitet me Krishtin,+ nuk më njihnin si fytyrë. 23  Ato vetëm kishin dëgjuar: «Njeriu që më parë na përndiqte,+ tani po shpall lajmin e mirë për besimin, që më parë donte ta rrënonte.»+ 24  Kështu, ato filluan t’i jepnin lavdi+ Perëndisë për shkakun tim.

Shënime në fund të faqes