Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 8:1-18

8  Vitin e gjashtë, ditën e pestë të muajit të gjashtë, tek rrija ulur në shtëpinë time dhe përballë meje rrinin ulur pleqtë e Judës,+ dora e Zotërisë Sovran Jehova erdhi mbi mua në atë vend.+  Unë nisa të shihja diçka që ngjante si zjarr.+ Nga ajo që dukej si pjesa e trupit nga mesi e poshtë kishte zjarr,+ kurse nga mesi e lart kishte diçka që shkëlqente e rrëzëllente si përzierje ar-argjendi.+  Pastaj, ai zgjati diçka që ngjante si dorë+ dhe më kapi nga flokët. Një frymë+ më ngriti mes tokës dhe qiejve e në vegime hyjnore më çoi në Jerusalem,+ në hyrje të portës së brendshme+ që shikon nga veriu, ku e kishte vendin simboli fyes që shkaktonte xhelozi.+  Ja, atje ndodhej lavdia e Perëndisë së Izraelit,+ që ngjante me atë që kisha parë te rrafshina.*  Ai më tha: «Bir njeriu, ngri sytë tani në drejtim të veriut.» Unë ngrita sytë në drejtim të veriut dhe ja, në veri të portës së altarit, në hyrje, ishte simboli fyes që shkaktonte xhelozi.+  Ai më tha akoma: «Bir njeriu, e sheh se çfarë bëjnë? Shtëpia e Izraelit po bën këtu gjëra shumë të pështira+ për të më larguar nga shenjtërorja ime.+ Megjithatë, ke për të parë se ata bëjnë edhe shumë gjëra të tjera të pështira.»  Kështu, ai më çoi në hyrje të oborrit, ku unë nisa të shihja dhe ja, në mur kishte një vrimë.  Atëherë, ai më tha: «Bir njeriu, hap tani një të çarë në mur.»+ Dhe unë, pak nga pak, hapa një të çarë në mur, kur ja, pashë që kishte një hyrje.  Ai më tha akoma: «Hyr dhe shih gjërat e pështira e të këqija që po bëjnë ata këtu.»+ 10  Atëherë unë hyra dhe pashë lloj-lloj shëmbëlltyrash+ të rrëshqanorëve e kafshëve që të ngjallnin krupë,+ si edhe të gjithë idhujt e pështirë* të shtëpisë së Izraelit,+ të gdhendur rreth e përqark murit. 11  Para tyre ishin shtatëdhjetë burra+ nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit dhe bashkë me ta ishte edhe Jazaniahu, biri i Shafanit.+ Secili mbante në dorë temjanicën e tij, nga e cila dilte një re temjani me aromë.+ 12  Pastaj më tha: «Bir njeriu, a e pe se ç’po bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë,+ secili në dhomën e brendshme ku ka shëmbëlltyrat e tij? Ata thonë: ‘Jehovai nuk na sheh.+ Jehovai e ka lënë vendin.’» 13  Pastaj, ai vazhdoi: «Do të shohësh se ata bëjnë edhe shumë gjëra të tjera të pështira.»+ 14  Dhe më çoi te hyrja e portës së shtëpisë së Jehovait, që është nga veriu, dhe atje pashë disa gra që rrinin ulur e qanin perëndinë Tamuz. 15  Pastaj, ai më tha: «Bir njeriu, a e pe? Megjithatë, do të shohësh edhe shumë gjëra të tjera të pështira,+ që janë më keq se këto.» 16  Dhe më çoi në oborrin e brendshëm të shtëpisë së Jehovait.+ Në hyrje të tempullit të Jehovait, mes portikut dhe altarit,+ ishin rreth njëzet e pesë burra+ me shpinë nga tempulli i Jehovait+ dhe me fytyrë nga lindja, që përkuleshin para diellit, nga krahu i lindjes.+ 17  Ai më tha akoma: «Bir njeriu, a e pe? Gjë e vogël është për shtëpinë e Judës të bëjë këto gjëra të pështira që ka bërë këtu? Gjë e vogël është që e kanë mbushur vendin me dhunë+ dhe më kanë fyer përsëri? Ja, si ma zgjatin biskun* te hunda. 18  Prandaj edhe unë do të veproj me tërbim.+ Syrit tim nuk do t’i vijë keq dhe nuk do të më dhimbsen fare.+ Ata do të më thërrasin me zë të lartë, por unë nuk do t’i dëgjoj.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin tek Ezk 3:22.
Shih shënimin tek Ezk 6:4.
Pa dyshim, lidhej me adhurimin idhujtar. Ndoshta përfaqësonte organin mashkullor.