Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 7:1-27

7  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Kështu, o bir njeriu, i thotë Zotëria Sovran Jehova tokës së Izraelit: ‘Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.+  Tani të erdhi fundi!+ Unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas udhëve që ke ndjekur+ dhe do të hedh mbi ty tërë gjërat e tua të pështira.  Syrit tim nuk do t’i vijë keq për ty+ dhe nuk do të më dhimbsesh fare. Përkundrazi, do të hedh mbi ty tërë rrugët e tua, dhe mes teje do të jenë gjërat e tua të pështira.+ Ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Një gjëmë, një gjëmë e paparë po vjen!+  Po të vjen fundi!+ Të erdhi fundi! Do të vijë befas mbi ty; ja ku po vjen.+  Të erdhi kurora, o banor i vendit! Të erdhi koha, dita është afër.+ Ndër male ka rrëmujë, e jo britma gëzimi.  Pas pak mbi ty do të derdh tërbimin tim+ dhe do ta shfrej deri në fund zemërimin.+ Do të të gjykoj sipas udhëve që ke ndjekur+ dhe do të hedh mbi ty tërë gjërat e tua të pështira.  Syrit tim nuk do t’i vijë keq+ dhe nuk do të më dhimbsesh fare.+ Do të hedh mbi ty atë që meriton për udhët që ke ndjekur. Gjërat e tua të pështira do të jenë mes teje.+ Ju keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, po ju godas.+ 10  Ja, dita! Ja, po vjen!+ Kurora është nisur.+ Shkopi ka lulëzuar.+ Arroganca* ka mbirë.+ 11  Dhuna është ngritur si shkop për të ndëshkuar ligësinë.+ Ata nuk i shfajëson askush, as vetja e vet dhe as pasuria; janë pa pikë vlere. 12  Do të vijë koha, do të vijë dita. Ai që blen të mos gëzojë,+ ai që shet të mos vajtojë, sepse jam nxehur me gjithë këtë turmë. 13  Sepse atij që shet, nuk do t’i kthehet më ajo që shiti, sa të jetë gjallë, pasi vegimi është për të gjithë turmën. Asnjë nuk do të kthehet dhe askush nuk do ta ruajë jetën me anë të fajit. 14  I bien trumbetës+ dhe përgatiten të gjithë, por askush nuk shkon në betejë, sepse unë jam nxehur me gjithë turmën.+ 15  Jashtë është shpata,+ brenda zia e bukës dhe murtaja.+ Kush është në arë, do të vdesë nga shpata dhe kush është në qytet, do të gllabërohet nga zia e bukës dhe murtaja.+ 16  Ata që ikin, do të shpëtojnë+ e do të rrinë nëpër male si pëllumbat e luginave.+ Që të gjithë do të ofshajnë për shkak të fajit të tyre. 17  Të gjithë i ka lëshuar zemra,*+ gjunjët u pikojnë.*+ 18  Janë veshur me copë thesi+ dhe i kanë pushtuar drithërimat.+ Në të gjitha fytyrat e tyre shihet turpi,+ kokat i kanë të shogëta.+ 19  Do ta hedhin argjendin nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet i neveritshëm. As argjendi dhe as ari i tyre nuk do t’i çlirojë dot në ditën e zemërimit të furishëm të Jehovait.+ Shpirtin nuk do ta ngopin dhe zorrët nuk do t’i mbushin, sepse pikërisht ari dhe argjendi u bënë guri i pengesës që i bëri me faj.+ 20  Bukuria e stolive të tyre është bërë shkas për krenari. Kanë bërë me to shëmbëlltyrat e tyre të pështira+ dhe idhujt e tyre të neveritshëm.+ Prandaj do ta kthej arin dhe argjendin në një gjë të neveritshme për ta.+ 21  Unë do t’ua lë si plaçkë+ të huajve dhe të ligjve të tokës, të cilët do t’i përdhosin. 22  Do ta largoj fytyrën time prej tyre,+ dhe ata do ta përdhosin vendin tim të fshehtë. Atje do të hyjnë kusarët e do ta përdhosin.+ 23  Bëj gati zinxhirin,+ sepse vendi është plot me gjykime të përlyera me gjak+ dhe qyteti është plot dhunë.+ 24  Unë do të sjell njerëzit më të këqij të kombeve,+ që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre.+ Do t’i jap fund krenarisë së të fortëve+ dhe shenjtëroret e tyre do të përdhosen.+ 25  Do të vijë ankthi, dhe ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të kenë.+ 26  Do të ketë mundim pas mundimi+ dhe do të vijnë lajme njëri pas tjetrit. Njerëzit do t’i kërkojnë një vegim ndonjë profeti,+ priftit do t’i mungojë ligji dhe pleqve këshilla.+ 27  Edhe mbreti do të mbajë zi,+ prijësi do të ndihet i shkatërruar nga dëshpërimi+ dhe duart e popullit do të dridhen. Unë do të veproj me ta sipas udhës që kanë ndjekur+ dhe do t’i gjykoj siç e meritojnë.+ Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.
Fjalë për fjalë «duart lëshohen».
Domethënë: urinojnë nga frika.