Ezekieli 6:1-14

6  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga malet e Izraelit dhe profetizo+ për ta.+  Thuaj: “O male të Izraelit, dëgjoni fjalët e Zotërisë Sovran Jehova!+ Kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova maleve e kodrave,+ shtretërve të lumenjve dhe luginave: ‘Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.+  Altarët tuaj do të shkretohen,+ mbajtëset e temjanit do të thyhen, kurse të vrarët tuaj do t’i bëj të bien para idhujve tuaj të pështirë.*+  Do t’i vë kufomat e bijve të Izraelit para idhujve të tyre të pështirë dhe do t’i shpërndaj eshtrat rreth altarëve.+  Në të gjitha vendet ku banojnë,+ qytetet do të kthehen në gërmadha,+ po kështu edhe vendet e larta, që të mbeten të shkreta.+ Altarët do të shkretohen e do të thërrmohen,+ idhujt e pështirë do të shfarosen,+ mbajtëset e temjanit do të rrëzohen+ dhe çdo gjë që kanë bërë duart e tyre, do të zhduket.  Mes tyre do të bien të vrarë,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+  Megjithatë, unë do t’u lë si mbetje ata që do t’i shpëtojnë shpatës mes kombeve kur të shpërndahen nëpër vende të ndryshme.+  Ata që do të shpëtojnë, do të më kujtojnë mes kombeve ku do t’i çojnë robër,+ sepse jam hidhëruar nga kurvëria e zemrës së tyre, e cila është larguar nga unë,+ dhe nga sytë e tyre që shkojnë për t’u kurvëruar pas idhujve të pështirë.+ Atyre do t’u vijë krupë nga vetja për të këqijat që kanë bërë me tërë ato gjëra të pështira.+ 10  Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai dhe nuk fola kot+ kur thashë se do t’ua sillja këtë gjëmë.’”+ 11  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Përplasi duart,+ rrihi këmbët dhe thuaj ‘medet’, për tërë gjërat e këqija e të pështira që ka bërë shtëpia e Izraelit,+ sepse ata do të bien nga shpata,+ nga zia e bukës+ dhe nga murtaja.+ 12  Kush është larg,+ do të vdesë nga murtaja. Kush është afër, do të bjerë nga shpata. Kush ka mbetur dhe nuk i ka ndodhur gjë, do të vdesë nga zia e bukës. Unë do ta shfrej deri në fund tërbimin tim kundër tyre.+ 13  Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+ kur të vrarët të gjenden mes idhujve të tyre të pështirë,+ rreth altarëve,+ në çdo kodër të lartë,+ në të gjitha majat e maleve,+ poshtë çdo peme të harlisur,+ poshtë çdo peme të madhe degëshumë,+ kudo ku u kanë paraqitur aromë të pëlqyeshme tërë idhujve të tyre të pështirë.+ 14  Unë do ta shtrij dorën kundër tyre+ dhe të gjitha vendet ku banojnë, do t’i bëj të shkreta, po, më të shkreta se shkretëtira që shtrihet deri në Diblah. Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”»

Shënime në fund të faqes

Kuptimi i kësaj fjale në hebraisht lidhet me një term që do të thotë «bajgë».