Ezekieli 5:1-17

5  Ti, o bir njeriu, merr një shpatë të mprehtë dhe përdore si brisk berberi. Kaloje mbi kokë dhe mbi mjekër,+ merr një peshore dhe ndaji qimet në tri pjesë.  Një të tretën do ta djegësh në zjarr mu në mes të qytetit, sapo të jenë mbushur ditët e rrethimit.+ Një të tretën tjetër merre dhe prite me shpatë rreth e qark qytetit.+ Kurse një të tretën e fundit shpërndaje që ta marrë era, dhe unë do të nxjerr një shpatë pas tyre.+  Pastaj, merr një numër të vogël qimesh nga këto të fundit dhe mbështilli në cepat e rrobave të tua.+  Disa të tjera do t’i marrësh e do t’i hedhësh në mes të zjarrit, që të digjen e të bëhen hi. Nga zjarri do të dalë një flakë kundër tërë shtëpisë së Izraelit.+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ky është Jerusalemi! Unë e vura mes kombeve dhe vendeve që e rrethojnë.  Ai ngriti krye me ligësi kundër vendimeve të mia gjyqësore më shumë se kombet e tjera,+ dhe kundër ligjeve të mia më shumë se vendet përreth. Banorët e tij i hodhën poshtë vendimet e mia gjyqësore dhe nuk ecën sipas ligjeve të mia.’+  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ju ishit më të shfrenuar+ se kombet përreth, dhe nuk ecët sipas ligjeve të mia e nuk i zbatuat vendimet e mia gjyqësore.+ Përkundrazi, zbatuat vendimet gjyqësore të kombeve përreth, apo s’është kështu?+  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje,+ o qytet, dhe do t’i zbatoj vendimet gjyqësore ndaj teje në sy të kombeve.+  Do të bëj me ty atë që s’e kam bërë kurrë dhe që s’kam për ta bërë më, për shkak të gjithë atyre gjërave të pështira që ke bërë.+ 10  Mes popullit tënd etërit do të hanë bijtë+ dhe bijtë do të hanë etërit. Unë do të zbatoj mbi ty gjykimin, dhe të gjithë ata që do të mbeten, do t’i shpërndaj në të katër anët.’”*+ 11  Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—meqë e ke ndotur shenjtëroren time me tërë atë idhujtari të neveritshme+ e të pështirë,+ pikërisht unë do ta pakësoj popullsinë tënde.+ Syrit tim nuk do t’i vijë keq+ dhe nuk do të më dhimbsesh fare.+ 12  Një e treta juaj do të vdesë nga murtaja+ dhe do të shuhet nga zia e bukës.+ Një e treta do të bjerë nga shpata rreth e qark jush dhe një e treta do të shpërndahet në të katër anët,+ e unë do të nxjerr një shpatë pas tyre.+ 13  Atëherë do të marrë fund zemërimi im,+ do të më fashitet tërbimi+ e do të gjej ngushëllim.+ Kur ta shfrej tërbimin tim mbi ta, ata kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, fola, ngaqë këmbëngulja të më përkushtoheshin vetëm mua.+ 14  Unë do të të kthej në gërmadhë dhe do të të poshtëroj para kombeve që të rrethojnë, para syve të gjithë kalimtarëve.+ 15  Ti ke për t’u kthyer në një qytet që kombet përreth do ta poshtërojnë+ e do ta shajnë.+ Do të jesh një shembull paralajmërues+ e do të kthehesh në llahtar për to. Kjo do të ndodhë kur ta zbatoj mbi ty gjykimin me zemërim, tërbim dhe qortim të ashpër.+ Unë, Jehovai, kam folur. 16  Unë do të dërgoj mbi ju shigjetat e këqija të zisë së bukës,+ që do t’ju shkatërrojnë. Do t’i dërgoj ato që t’ju shfaros.+ Njëkohësisht do ta bëj më të rëndë zinë e bukës që ju ka rënë e do t’i thyej shkopinjtë ku varen bukët në formë unaze.+ 17  Unë do të dërgoj kundër jush zi buke dhe egërsira+ që do t’ju lënë pa fëmijë. Murtaja+ dhe gjaku+ do të kalojnë mes jush, dhe unë do të sjell kundër jush shpatën.+ Unë, Jehovai, kam folur.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «drejt çdo ere», domethënë në çdo drejtim nga fryn era; njësoj edhe vargu 12.