Ezekieli 46:1-24

46  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Porta e oborrit të brendshëm që është nga lindja,+ duhet të rrijë e mbyllur+ gjatë gjashtë ditëve të punës,+ por duhet të hapet ditën e sabatit dhe ditën kur del hëna e re.+  Prijësi do të hyjë nga portiku i portës,+ nga jashtë, dhe do të qëndrojë afër shtalkës së portës.+ Priftërinjtë do të paraqitin blatimin e plotë të djegur dhe flijimet në bashkësi të tij. Ai do të përkulet te pragu i portës+ e pastaj do të dalë, por dera nuk duhet mbyllur gjer në mbrëmje.  Populli do të përkulet para Jehovait te hyrja e asaj porte në ditët e sabatit dhe kur del hëna e re.+  Blatimi i plotë i djegur që duhet t’i paraqitë prijësi Jehovait ditën e sabatit, do të jetë gjashtë qengja meshkuj të shëndetshëm dhe një dash i shëndetshëm.+  Blatimi në drithë për dashin duhet të jetë një efë,+ kurse blatimi në drithë për qengjat meshkuj, sa të ketë mundësi,+ bashkë me një hin vaj për efë.+  Ditën kur të jetë hëna e re,+ duhet të paraqitet një dem i ri e i shëndetshëm nga tufa, gjashtë qengja meshkuj dhe një dash, që të jenë të shëndetshëm.+  Si blatim në drithë, ai duhet të paraqitë një efë për demin e ri dhe një efë për dashin, kurse për qengjat meshkuj, sa të ketë mundësi, bashkë me një hin vaj për efë.+  Kur të hyjë, prijësi+ duhet të futet nga portiku i portës, dhe duhet të dalë po andej.+  Kur populli të vijë para Jehovait, gjatë periudhave të festave,+ ai që hyn nga porta e veriut+ për t’u përkulur, duhet të dalë nga porta e jugut.+ Ai që hyn nga porta e jugut, duhet të dalë nga porta e veriut. Askush nuk duhet të dalë nga porta nga e cila hyri, por nga ajo që ka përballë. 10  Kur ata të hyjnë, duhet të hyjë edhe prijësi që është mes tyre dhe kur ata të dalin, duhet të dalë edhe ai.+ 11  Blatimi në drithë gjatë festave+ dhe periudhave të festave duhet të jetë një efë për demin e ri dhe një efë për dashin, kurse për qengjat meshkuj sa të ketë mundësi bashkë me një hin vaj për efë.+ 12  Nëse prijësi do të sigurojë një blatim të plotë të djegur+ ose flijime në bashkësi si blatim vullnetar për Jehovain, atij do t’i hapet porta që është nga lindja,+ e ai do të bëjë blatimin e plotë të djegur dhe flijimet në bashkësi si bën ditën e sabatit.+ Pastaj ai do të dalë dhe pas kësaj porta do të mbyllet.+ 13  Çdo ditë duhet siguruar një qengj mashkull motak e i shëndetshëm për t’ia paraqitur Jehovait si blatim të plotë të djegur.+ Kjo duhet bërë mëngjes për mëngjes. 14  Gjithashtu, bashkë me të duhet siguruar mëngjes për mëngjes si blatim në drithë një e gjashta e një efe dhe një e treta hin vaj për të spërkatur majën e miellit.+ Blatimi në drithë që duhet paraqitur për Jehovain, është një ligj i përhershëm që duhet bërë vazhdimisht. 15  Mëngjes për mëngjes duhet siguruar qengji mashkull, blatimi në drithë dhe vaji, si blatim i plotë i djegur që bëhet vazhdimisht.’ 16  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nëse prijësi i bën një dhuratë secilit prej bijve të tij, që ta kenë si trashëgimi, ajo do të bëhet pronë e bijve të tij. Ata do ta trashëgojnë si pronë të tyre. 17  Nëse ai i bën një dhuratë nga trashëgimia e tij njërit prej shërbëtorëve të vet, ajo do t’i përkasë atij deri në vitin e lirimit,+ pastaj do t’i kthehet prijësit. Vetëm bijtë e tij duhet ta mbajnë përgjithmonë për vete trashëgiminë e tij. 18  Prijësi nuk duhet të marrë asgjë nga trashëgimia e popullit, duke i detyruar të lënë pronën e tyre.+ Ai duhet t’u japë një trashëgimi bijve të tij nga prona e vet, që populli im të mos shpërndahet larg pronës së vet.’”»+ 19  Pastaj, ai më futi nëpër hyrjen+ që ishte anash portës, e cila të çonte te dhomat e shenjta të ngrënies në veri,+ që ishin për priftërinjtë, dhe ja, në të dyja pjesët e prapme që ishin nga perëndimi, kishte një vend. 20  Ai më tha: «Ky është vendi ku priftërinjtë do të ziejnë blatimin për fajin+ dhe blatimin për mëkatin+ e ku do të pjekin blatimin në drithë,+ që të mos dalë asgjë në oborrin e jashtëm, e kështu ta shenjtërojnë popullin në mënyrë të papërshtatshme.»+ 21  Pastaj më nxori në oborrin e jashtëm dhe më çoi te katër shtyllat e qosheve të oborrit, dhe ja, nga njëra shtyllë kishte një oborr, dhe nga shtylla tjetër e oborrit kishte një oborr tjetër. 22  Në të katër qoshet e oborrit kishte oborre të vogla dyzet kute të gjatë dhe tridhjetë të gjerë. Që të katër kishin struktura dhe kishin të njëjtat përmasa. 23  Rreth e qark atyre të katërve kishte radhë me gurë dhe rrëzë gurëve, rreth e qark tyre, kishte vatra për gatim.+ 24  Pastaj ai më tha: «Këto janë vendet për ata që merren me zierjen. Në to, shërbëtorët e Shtëpisë ziejnë flijimet e popullit.»+

Shënime në fund të faqes