Ezekieli 45:1-25

45  Kur të ndani vendin si trashëgimi,+ duhet t’i paraqitni një kontribut Jehovait,+ një pjesë të shenjtë nga vendi,+ njëzet e pesë mijë kute të gjatë dhe dhjetë mijë kute të gjerë.+ Kjo pjesë do të jetë e shenjtë në të gjithë shtrirjen e saj.  Nga kjo, do të jepet për vendin e shenjtë një pjesë në formë katrore, pesëqind kute e gjatë dhe pesëqind kute e gjerë,+ si edhe pesëdhjetë kute kullota nga secila anë e saj.+  Nga sipërfaqja e përmendur më parë, duhet të matësh një pjesë njëzet e pesë mijë kute të gjatë dhe dhjetë mijë kute të gjerë, dhe brenda saj do të jetë shenjtërorja, një gjë shumë e shenjtë.+  Kjo pjesë e shenjtë e vendit do të jetë për priftërinjtë,+ që shërbejnë në shenjtërore e që i afrohen Jehovait për t’i shërbyer.+ Ajo do të jetë për ta vendi ku do të kenë shtëpitë dhe vendi i shenjtë për shenjtëroren.  Një pjesë tjetër, njëzet e pesë mijë kute e gjatë dhe dhjetë mijë kute e gjerë,+ do të jetë për levitët që shërbejnë në Shtëpi. Ata do të kenë në zotërim njëzet dhoma ngrënieje.+  Gjithashtu, do të jepni si pronë të qytetit një sipërfaqe pesë mijë kute të gjerë dhe njëzet e pesë mijë kute të gjatë, pikërisht sa kontributi i shenjtë,+ dhe ajo do t’i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit.  Pjesa e prijësit do të jetë në njërën anë dhe në anën tjetër të kontributit të shenjtë+ dhe të pronës së qytetit, anash kontributit të shenjtë dhe pronës së qytetit. Ajo do të shtrihet nga krahu i perëndimit drejt perëndimit dhe nga krahu i lindjes drejt lindjes. Gjatësia nga kufiri perëndimor deri në atë lindor do të jetë sa gjatësia e një pjese.+  Ky vend do të jetë pronë e tij në Izrael. Prijësit e mi nuk do ta keqtrajtojnë më popullin tim,+ por do t’ia japin vendin shtëpisë së Izraelit, sipas fiseve.’+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjaft më, o prijës të Izraelit!+Lëreni dhunën dhe plaçkitjen,+ gjykoni me drejtësi dhe bëni atë që është e drejtë.+ Mjaft ia zhvatët pronat popullit tim,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.— 10  Mbani peshore të sakta, efa të sakta dhe bato të sakta.+ 11  Efa dhe batoja duhet të kenë të njëjtën masë. Një bato të jetë sa një e dhjeta e një homeri dhe një efë+ sa një e dhjeta e një homeri. Masa e tyre të jetë sipas homerit. 12  Sikla+ është njëzet gera.+ Manehu juaj duhet të jetë njëzet sikla, njëzet e pesë sikla dhe pesëmbëdhjetë sikla. 13  Ky është kontributi që duhet të paraqitni: një të gjashtën e një efe nga çdo homer grurë dhe një të gjashtën e një efe nga çdo homer elb. 14  Pjesa e vajit do të matet me bato. Një bato është sa një e dhjeta e korës. Dhjetë bato janë një homer, sepse aq bëjnë dhjetë bato. 15  Duhet të jepni edhe një dele për çdo dyqind krerë nga bagëtia e Izraelit.+ Këto blatime do të përdoren për blatimin në drithë,+ për blatimin e plotë të djegur+ dhe për flijimin në bashkësi,+ për të bërë shlyerjen për ta,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 16  Për këtë kontribut për prijësin+ në Izrael do të përgjigjet tërë populli.+ 17  Prijësit+ i takon të bëjë blatimet e plota të djegura,+ blatimin në drithë+ dhe blatimin në pije+ gjatë festave,+ hënave të reja,+ sabateve+ dhe gjatë tërë periudhave të festave të shtëpisë së Izraelit.+ Ai do të sigurojë blatimin për mëkatin, blatimin në drithë, blatimin e plotë të djegur dhe flijimet në bashkësi, që të bëhet shlyerja për shtëpinë e Izraelit.’ 18  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën e parë të muajit të parë duhet të marrësh një dem të ri e të shëndetshëm+ nga tufa dhe duhet të pastrosh shenjtëroren nga mëkati.+ 19  Prifti të marrë pak gjak nga blatimi për mëkatin dhe ta vërë mbi shtalkën+ e Shtëpisë, mbi katër qoshet e brezit të sipërm të altarit+ dhe mbi shtalkën e portës së oborrit të brendshëm. 20  Po kështu do të bësh edhe ditën e shtatë të muajit, për atë që ka gabuar+ dhe për atë që është pa përvojë. Do të bëni shlyerjen për Shtëpinë.+ 21  Dita e katërmbëdhjetë e muajit të parë do të jetë për ju pashkë,+ dhe njësoj si në festë, do të hahen kuleç të ndormë për shtatë ditë.+ 22  Atë ditë, prijësi do të sigurojë një dem të ri si blatim për mëkatin, për vete dhe për tërë popullin.+ 23  Për shtatë ditët e festës+ ai do të sigurojë shtatë dema të rinj dhe shtatë desh të shëndetshëm si një blatim të plotë të djegur për Jehovain, çdo ditë nga një, për shtatë ditë me radhë,+ dhe një kec mashkull çdo ditë si blatim për mëkatin.+ 24  Veç këtyre, ai do të sigurojë edhe një efë blatim në drithë për demin e ri, një efë për dashin dhe një hin vaj për çdo efë.+ 25  Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, gjatë festës,+ ai duhet të sigurojë po këto gjëra për shtatë ditë,+ për t’u përdorur si blatim për mëkatin, blatim i plotë i djegur, blatim në drithë dhe vaj.’”

Shënime në fund të faqes