Ezekieli 43:1-27

43  Pastaj më çoi te porta që është nga lindja.+  Dhe ja, lavdia+ e Perëndisë së Izraelit vinte nga lindja+ dhe zëri i tij ngjante si gurgullima e ujërave të paana.+ Toka shndriti nga lavdia e tij.+  Ajo që pashë, ngjante me një vegim që kisha parë,+ me vegimin që pashë kur parathashë shkatërrimin e qytetit.*+ Ato që pashë, ishin si ajo që kisha parë afër lumit Kebar.+ Atëherë u përkula me fytyrë përdhe.  Lavdia+ e Jehovait hyri në Shtëpi nga porta, pjesa e përparme e së cilës ishte nga lindja.+  Një frymë më ngriti+ e më çoi në oborrin e brendshëm, dhe ja, Shtëpia ishte mbushur me lavdinë e Jehovait.+  Atëherë dëgjova dikë që më fliste nga Shtëpia,+ dhe një burrë rrinte në këmbë pranë meje.+  Ai më tha:«Bir njeriu, ky është vendi i fronit tim,+ vendi ku vë këmbët e mia+ dhe ku do të qëndroj mes bijve të Izraelit brez pas brezi.+ Shtëpia e Izraelit bashkë me mbretërit e saj+ nuk do ta përdhosin më emrin tim të shenjtë+ me kurvërinë e tyre dhe me kufomat+ e mbretërve të tyre.  Ata nuk do ta përdhosin më atë, duke e vënë pragun e tyre përbri pragut tim dhe shtalkën e tyre afër shtalkës sime, vetëm me një mur mes meje dhe atyre.+ Ata e përdhosën emrin tim të shenjtë me gjërat e pështira që bënë,+ saqë unë i shfarosa nga zemërimi.+  Tani, ata t’i largojnë kurvërinë+ dhe kufomat e mbretërve të tyre nga unë!+ Atëherë, unë do të banoj mes tyre përgjithmonë.+ 10  Ti, bir njeriu, tregoju atyre të shtëpisë së Izraelit për Shtëpinë,+ që t’u vijë turp për fajet e tyre.+ Ata le ta matin duke vërejtur modelin e saj. 11  Nëse atyre u vjen turp për tërë ato që kanë bërë, tregoju planimetrinë e Shtëpisë,+ vendosjen e saj, hyrjet, daljet, tërë projektet dhe hollësitë, tërë projektet dhe ligjet që zbatohen në të. Hidhi me shkrim para syve të tyre, që ata të respektojnë tërë projektin dhe hollësitë e saj e t’i zbatojnë ato.+ 12  Ky është ligji i Shtëpisë: gjithë territori që është rreth e qark majës së malit, është shumë i shenjtë.+ Ja, ky është ligji i Shtëpisë. 13  Këto janë përmasat e altarit në kut,+ ku një kut është sa një kut i vogël e katër gisht.+ Fundi i tij ishte një kut, domethënë një kut i gjerë. Rreth e qark kishte një pjesë të dalë me një buzë një pëllëmbë të ngritur. Kjo është baza e altarit. 14  Nga fundi që mbështetet mbi dysheme, deri te brezi i poshtëm janë dy kute, kurse pjesa e dalë është një kut. Nga brezi i vogël deri tek i madhi janë katër kute, kurse pjesa e dalë është një kut. 15  Vatra e altarit është katër kute, dhe prej saj dalin katër brirë.+ 16  Vatra e altarit është katrore,+ me gjatësi dhe gjerësi dymbëdhjetë kute.+ 17  Brezi i sipërm është katërmbëdhjetë kute i gjatë dhe katërmbëdhjetë kute i gjerë në të katër anët. Pjesa e dalë rreth e qark tij është gjysmë kuti, kurse buza është një kut e lartë rreth e qark.Shkallët e altarit janë me drejtim nga lindja.» 18  Ai më tha: «Bir njeriu, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Këto norma do të ndiqen për altarin, ditën kur të ndërtohet, që të paraqiten mbi të blatime të plota të djegura+ dhe që të spërkatet gjak në të.+ 19  Priftërinjve levitë+ që rrjedhin nga Sadoku+ e që më afrohen+ për të më shërbyer,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—jepu një dem të ri nga tufa për blatimin e mëkatit.+ 20  Merr pak nga gjaku i tij dhe lyej me të katër brirët, katër qoshet e brezit të sipërm dhe buzën rreth e qark. Kështu do ta pastrosh nga mëkati+ dhe do të bësh shlyerjen për të.+ 21  Pastaj, merr demin e ri që do të shërbejë si blatim për mëkatin, dhe dikush ta djegë në vendin e caktuar të Shtëpisë, jashtë shenjtërores.+ 22  Ditën e dytë do të sjellësh një kec mashkull të shëndetshëm si blatim për mëkatin. Me të do të pastrohet altari nga mëkati, siç u pastrua me demin e ri. 23  Kur të përfundosh pastrimin nga mëkati, do të sjellësh një dem të ri e të shëndetshëm nga tufa dhe një dash të shëndetshëm nga kopeja. 24  Çoji para Jehovait dhe priftërinjtë të hedhin mbi ta kripë e t’ia paraqitin+ Jehovait si blatim të plotë të djegur. 25  Për shtatë ditë me radhë do të paraqitësh nga një cjap si blatim për mëkatin.+ Gjithashtu, do të paraqitet edhe një dem i ri nga tufa dhe një dash pa asnjë të metë, nga kopeja. 26  Për shtatë ditë me radhë ata do të bëjnë shlyerjen+ për altarin dhe do ta pastrojnë e do ta përurojnë. 27  Pasi të kenë mbaruar këto ditë, ditën e tetë+ e më pas, priftërinjtë do të paraqitin mbi altar blatimet e plota të djegura dhe flijimet në bashkësi që do të bëni ju, dhe unë do të kënaqem me ju’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «kur shkova për të shkatërruar qytetin».