Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 36:1-38

36  Ti bir njeriu, profetizo për malet e Izraelit, dhe u thuaj: “O male të Izraelit,+ dëgjoni se çfarë thotë Jehovai.  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Armiku thotë për ju:+ “Ah, sa mirë! Edhe vendet e larta të kohëve të lashta+ janë bërë prona jonë!”’”+  Atëherë ti profetizo dhe thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Po, meqenëse ju kanë shkretuar+ dhe kafshuar nga të gjitha anët,+ që kombet e mbetura t’ju merrnin për pronë,+ dhe meqenëse ju marrin nëpër gojë+ e thonë fjalë të këqija për ju,+  dëgjoni, o male të Izraelit,+ se çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova! Kështu u ka thënë Zotëria Sovran Jehova maleve, kodrave, përroskave, luginave, vendeve të shkretuara që u kthyen në gërmadhë,+ qyteteve të braktisura që janë kthyer në pre të plaçkitësve e me të cilat tallen kombet që kanë mbetur përreth;+  ja, pra, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Në zjarrin e zellit tim kam për të folur+ kundër kombeve që kanë mbetur dhe kundër tërë Edomit,+ të cilët me gëzim të madh në zemër+ e me përçmim në shpirt,+ e kanë marrë tokën time për pronë, për shkak të kullotave dhe të plaçkës së saj.’”+  Prandaj profetizo për tokën e Izraelit dhe u thuaj maleve, kodrave, përroskave dhe luginave: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë kam për të folur tërë zell e tërbim, sepse keni mbajtur mbi vete poshtërimin e kombeve.’+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë jam betuar duke ngritur dorën,+ se kombet që ju rrethojnë do të mbajnë mbi vete poshtërimin e tyre.+  Por ju, o male të Izraelit, do të lëshoni degë e do të jepni fryt për popullin tim, Izraelin,+ sepse është afër dita kur ai do të kthehet.+  Sepse ja, unë jam me ju dhe do ta kthej vëmendjen nga ju,+ e ju do të kultivoheni e do të mbilleni.+ 10  Do t’i shumoj njerëzit mbi ju, tërë shtëpinë e Izraelit.+ Qytetet do të banohen+ dhe gërmadhat do të rindërtohen.+ 11  Po, do t’i shumoj njerëzit dhe kafshët+ mbi ju. Ata do të shtohen e do të jenë të frytshëm. Do të bëj që të banoheni si më parë+ dhe do t’ju bëj më shumë të mira se në fillim.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 12  Mbi ju do të vë të ecin njerëz, popullin tim, Izraelin. Ai do t’ju shtjerë në dorë,+ dhe ju do të bëheni trashëgimia e tij+ e nuk do ta lini+ më pa fëmijë.’ 13  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse për ju thonë: ‘Ju gllabëroni njerëz dhe jeni kthyer në një vend që i lë kombet e veta pa fëmijë’,+ 14  atëherë ju nuk do të gllabëroni+ më njerëz dhe nuk do t’i lini më kombet tuaja pa fëmijë,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.— 15  Unë do të bëj që të mos dëgjohen më poshtërime për ty.+ Ti nuk do të mbash më mbi vete sharjen e popujve+ dhe nuk do të jesh më shkak pengese për kombet e tua,—thotë Zotëria Sovran Jehova.”» 16  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 17  «Bir njeriu, kur ata të shtëpisë së Izraelit banonin në tokën e tyre, e ndotnin atë me udhën e me veprimet e tyre.+ Udha e tyre ishte bërë për mua si papastërtia e të përmuajshmeve të grave.+ 18  Atëherë unë zbraza mbi ta tërbimin tim për gjakun që kishin derdhur në vend,+ të cilin e kishin ndotur me idhujt e tyre të pështirë.*+ 19  Kështu, i shpërndava nëpër kombe të ndryshme, e ata u hallakatën vend më vend.+ I gjykova sipas udhës dhe veprimeve të tyre.+ 20  Kur arritën te kombet ku ishin nisur, njerëzit e përdhosën emrin tim të shenjtë,+ sepse për ta thuhej: ‘Këta janë populli i Jehovait, që kanë ikur nga vendi i tij.’+ 21  Mua do të më vijë keq për emrin tim të shenjtë, të cilin shtëpia e Izraelit e ka përdhosur mes kombeve ku ka shkuar.+ 22  Prandaj, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nuk e bëj këtë për ju, o shtëpi e Izraelit, por për emrin tim të shenjtë, të cilin ju e keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar.+ 23  Unë kam për ta shenjtëruar emrin tim të madh,+ që u përdhos midis kombeve, që ju e përdhosët. Kështu, kur të shenjtërohem midis jush para syve të tyre,+—thotë Zotëria Sovran Jehova,—kombet kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 24  Unë do t’ju nxjerr nga kombet, do t’ju mbledh nga të gjitha vendet e do t’ju kthej përsëri në tokën tuaj.+ 25  Do t’ju laj me ujë të pastër, dhe ju do të bëheni të pastër.+ Do t’ju pastroj nga të gjitha papastërtitë+ dhe idhujt tuaj të pështirë.+ 26  Do t’ju jap një zemër të re+ dhe do të shtie brenda jush një frymë të re.+ Do t’jua heq zemrën prej guri që keni dhe do t’ju jap një zemër të butë.+ 27  Do të shtie brenda jush frymën time+ dhe do të bëj që të ecni sipas rregullave të mia.+ Ju do të ndiqni e do të zbatoni vendimet e mia gjyqësore.+ 28  Do të banoni në vendin që u dhashë paraardhësve tuaj+ dhe ju do të jeni populli im, e unë do të jem Perëndia juaj.+ 29  Unë do t’ju çliroj nga tërë papastërtitë tuaja.+ Do të thërras drithin, do të bëj që të ketë me bollëk e nuk do të sjell më zi buke mbi ju.+ 30  Do të bëj që fryti i pemëve dhe prodhimi i arave të jetë i bollshëm, që kombet të mos ju poshtërojnë më për zinë e bukës.+ 31  Atëherë do t’i kujtoni udhët tuaja të këqija dhe veprimet tuaja jo të mira.+ Juve do t’ju vijë krupë për veten tuaj nga fajet dhe gjërat e pështira që keni bërë.+ 32  Por ta dini se këtë nuk e bëj për ju,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—T’ju vijë turp e qofshi të poshtëruar për udhët tuaja, o shtëpi e Izraelit!’+ 33  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur t’ju pastroj nga tërë fajet tuaja, do të bëj që qytetet të banohen+ dhe gërmadhat të rindërtohen.+ 34  Toka djerrë do të kultivohet, ndonëse ka qenë një vend i shkretë në sytë e të gjithë kalimtarëve.+ 35  Njerëzit do të thonë: “Ajo tokë atje që ka qenë djerrë, është bërë si kopshti i Edenit,+ dhe qytetet që kanë qenë të shkretuara, të kthyera në gërmadha e të rrafshuara, tani janë të fortifikuara dhe të banuara.”+ 36  Kombet që do të kenë mbetur përreth jush, kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam ndërtuar ato që ishin rrafshuar+ dhe kam mbjellë tokën djerrë. Unë, Jehovai, kam folur dhe do ta bëj.’+ 37  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta lë shtëpinë e Izraelit që të më kërkojë edhe këtë për ta:+ t’i shumoj njerëzit e tyre+ si një kope delesh. 38  Po, si një turmë me njerëz të shenjtëruar, si kopeja e Jerusalemit në periudha festash,+ edhe qytetet që kanë qenë të shkretuara, do të mbushen plot e përplot me njerëz.+ Atëherë njerëzit kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin tek Ezk 6:4.