Ezekieli 35:1-15

35  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, ktheje fytyrën+ nga rajoni malor i Seirit,+ profetizo kundër tij+  dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o rajoni malor i Seirit.+ Do ta shtrij dorën kundër teje+ dhe do të të kthej në shkreti, po, në gërmadhë.+  Qytetet e tua do t’i katandis në rrënoja dhe ti ke për t’u bërë një vend fare i shkretë.+ Ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+  sepse ke pasur një armiqësi të vjetër,+ dhe në kohë katastrofe,+ në kohën kur faji i tyre mori fund,+ ti i le bijtë e Izraelit në dorë të shpatës.+  Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—meqenëse të bëra gati të derdhësh gjakun tënd, gjaku do të të ndjekë nga pas.+ Gjakun ke urryer, prandaj gjaku do të të ndjekë.+  Unë do të të katandis ty, o rajoni malor i Seirit, në një vend të shkretë, po, në një gërmadhë,+ dhe askush nuk do të kalojë e nuk do të kthehet më te ti.+  Do t’i mbush malet e tua me të vrarë. Nëpër kodra, lugina dhe përroska do të bien ata që do të vriten me shpatë.+  Unë do të të katandis në një vend të shkretë përgjithnjë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 10  Meqenëse ke thënë: “Këto dy kombe dhe këto dy vende do të bëhen të miat, dhe ne do t’i shtiem të dyja në dorë”,+ ndërkohë që vetë Jehovai ishte atje,+ 11  “siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—edhe unë do të veproj siç e meriton zemërimi dhe xhelozia që ke shprehur nga urrejtja që kishe për ta.+ Ata do të më njohin, kur të të gjykoj.+ 12  Atëherë ke për ta marrë vesh se unë, Jehovai, i kam dëgjuar të gjitha ato që ke thënë me përbuzje për malet e Izraelit+ kur thoshe: ‘Ato kanë mbetur të shkreta. Na janë dhënë për t’i gllabëruar.’+ 13  Me gojën tuaj, ju mbaheshit me të madh para meje+ dhe s’pushonit së foluri kundër meje.+ Unë ju kam dëgjuar.”’+ 14  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur tërë toka të gëzojë, unë do të të katandis në një vend të shkretë. 15  Siç u gëzove që u shkretua trashëgimia e shtëpisë së Izraelit, po ashtu do të bëj edhe unë me ty.+ Ti do të katandisesh në një vend të shkretë, o rajoni malor i Seirit, po, tërë Edomi fund e krye.+ Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”+

Shënime në fund të faqes