Ezekieli 34:1-31

34  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit. Profetizo dhe thuaju atyre barinjve: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjerë barinjtë e Izraelit,+ që kullotin veten e tyre!+ A nuk duhet që barinjtë të kullotin kopenë?+  Ju hani dhjamin+ dhe visheni me lesh. Therni+ për vete delen e majme,+ dhe nuk e kullotni kopenë.  Nuk u keni dhënë forcë të dobëtave,+ nuk keni shëruar të sëmurat, nuk e keni fashuar të vrarën, nuk e keni kthyer atë që ishte larguar dhe nuk e keni kërkuar të humburën.+ Përkundrazi, i keni mbajtur të nënshtruara me ashpërsi e me tirani.+  Kështu, ato u shpërndanë, sepse nuk kishin bari.+ U bënë ushqim për bishat e fushës dhe u hallakatën gjithnjë e më shumë.+  Delet e mia+ e humbën rrugën dhe u endën në çdo mal e kodër të lartë.+ Ato u shpërndanë në tërë faqen e dheut, dhe askush nuk shkoi t’i kërkonte, askush nuk u përpoq t’i gjente.’”  Prandaj, o barinj, dëgjoni se çfarë thotë Jehovai:  “Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—meqenëse delet e mia u kthyen në plaçkë dhe në ushqim për të gjitha bishat e fushës, sepse s’kishin bari, dhe barinjtë nuk i kërkonin ato, por përkundrazi ushqenin veten e tyre+ dhe jo delet e mia,  dëgjoni, o barinj, se çfarë thotë Jehovai. 10  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër barinjve,+ dhe do t’i kërkoj delet e mia nga dora e tyre. Nuk do t’i lë më barinjtë të kullotin delet e mia,+ dhe ata vetë nuk do të ushqejnë më veten e tyre.+ Unë do t’i çliroj delet e mia nga goja e tyre, dhe ato nuk do të jenë më ushqim për ta.’”+ 11  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Por unë jam këtu, do t’i kërkoj vetë delet e mia dhe do të kujdesem për to.+ 12  Unë do të kujdesem për delet e mia, si kujdeset bariu për kopenë e tij,+ ditën kur shkon te delet e tij të shpërndara.+ Unë do t’i mbledh në një ditë me re dhe terr të zi+ nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë. 13  Unë do t’i marr+ nga popujt, do t’i mbledh nga vendet e ndryshme, do t’i çoj në tokën e tyre+ dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, buzë brigjeve të ujit dhe afër tërë vendeve të banuara, që gjenden atje.+ 14  Do t’i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit.+ Atje do të pushojnë në një vathë të mirë+ dhe do të kullotin në kullotat e majme të maleve të Izraelit. 15  Unë vetë do t’i kullot delet e mia+ dhe do t’i vë të pushojnë,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.— 16  Do ta kërkoj të humburën,+ do të kthej të larguarën, do ta fashoj të vrarën dhe do t’i jap forcë të sëmurës, kurse të majmen+ dhe të fortën do t’i shfaros. Ato do t’i kullot me anë të gjykimit.’+ 17  Kurse për ju, o delet e mia, Zotëria Sovran Jehova thotë kështu: ‘Ja, unë do të gjykoj delet, deshtë dhe cjeptë.+ 18  Gjë e vogël është për ju të kullotni në kullotat më të mira,+ e pastaj pjesën tjetër të kullotave ta shkelni me këmbë, apo të pini ujë të pastër, e pastaj pjesën tjetër ta ndotni me këmbë? 19  Po delet e mia, në kullotat që keni shkelur me këmbë duhet të kullotin? Ujin e ndotur nga këmbët tuaja duhet të pinë?’ 20  Prandaj, kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova atyre: ‘Por unë jam këtu dhe do të gjykoj delen e majme dhe delen e dobët, 21  sepse ju i shtynit me ijë e me shpatull dhe u binit me brirë tërë të sëmurave gjersa i shpërndatë.+ 22  Por unë do t’i shpëtoj delet e mia, dhe ato nuk do të jenë më plaçkë.+ Unë do t’i gjykoj delet. 23  Pastaj do të vë mbi to një bari+ që t’i kullotë, po, shërbëtorin tim David.+ Ai do t’i kullotë e do të jetë bariu i tyre.+ 24  Unë, Jehovai, do të jem Perëndia i tyre+ dhe shërbëtori im David do të jetë prijësi i tyre.+ Unë Jehovai kam folur. 25  Unë do të bëj me to një besëlidhje paqeje+ dhe do të zhduk nga vendi bishat e këqija.+ Kështu, ato do të rrinë të sigurta në shkretëtirë e do të flenë nëpër pyje.+ 26  Unë do t’i bëj një bekim*+ ato dhe vendet përreth kodrës sime, dhe do të bëj që në kohën e duhur të bjerë shi i bollshëm. Ata do të jenë shira të bollshëm bekimi.+ 27  Pemët e fushës do të japin frytin e tyre+ dhe toka do të japë frytin e saj.+ Kështu, ato do të jenë të sigurta në vendin e tyre+ dhe kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, kur t’ua thyej zgjedhën+ dhe t’i çliroj nga duart e atyre që i kishin përdorur si skllevër.+ 28  Ato nuk do të jenë më si plaçkë për kombet.+ Bishat e tokës nuk do t’i gllabërojnë më, përkundrazi do të banojnë të sigurta, dhe askush nuk do t’i trembë.+ 29  Do të bëj për to një plantacion madhështor,+ dhe ato nuk do të ngordhin më nga uria në vend+ dhe nuk do të mbajnë më mbi vete poshtërimin e kombeve.+ 30  Ato kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, Perëndia i tyre, jam me to,+ dhe se ato janë populli im, shtëpia e Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+ 31  Ju, o delet e mia,+ delet e kullotës sime, jeni njerëz. Unë jam Perëndia juaj’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes

Që ndoshta do të thotë «burim bekimi».