Ezekieli 33:1-33

33  Fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Bir njeriu, thuaju bijve të popullit tënd:+‘Në rast se unë çoj shpatën+ kundër një vendi, dhe populli njëzëri zgjedh nga mesi i vet një burrë, të cilin e vë si rojë,+  dhe ky e sheh shpatën të vijë kundër vendit, i bie bririt dhe e paralajmëron popullin,+  por ai që e dëgjon tingullin e bririt nuk ia vë veshin paralajmërimit,+ e shpata vjen dhe e merr me vete, gjaku i tij do të bjerë mbi kokën e tij.+  Ai e dëgjoi tingullin e bririt, por nuk ia vuri veshin paralajmërimit. Gjaku i tij do të bjerë mbi të. Po t’ia kishte vënë veshin paralajmërimit, shpirti i tij do të kishte shpëtuar.+  Në rast se roja e sheh shpatën të vijë, por nuk i bie bririt,+ kështu që populli nuk paralajmërohet, dhe shpata vjen e merr me vete ndonjë shpirt, ai do të merret për fajin e vet,+ porse gjakun e tij unë do ta kërkoj nga dora e rojës.’+  Ty, o bir njeriu, unë të kam vënë si rojë për shtëpinë e Izraelit.+ Dëgjoji fjalët që thotë goja ime dhe paralajmëroji ata nga ana ime.+  Nëse unë i them të ligut: ‘O i lig, ti ke për të vdekur’,+ dhe ti nuk i thua gjë për ta paralajmëruar atë që ta lërë rrugën e tij,+ atëherë si i lig që është, ai do të vdesë për fajin e vet,+ por gjakun e tij unë do ta kërkoj nga dora jote.  Por nëse ti e paralajmëron të ligun që ta lërë rrugën e tij e të heqë dorë prej saj, dhe ai nuk heq dorë nga rruga e tij, ai do të vdesë për fajin e vet,+ kurse ti do ta shpëtosh shpirtin tënd.+ 10  Tani, o bir njeriu, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Ju thoni: ‘Kur mbi ne rëndojnë rebelimet dhe mëkatet tona, e ne po kalbemi në to,+ si atëherë mund të mbetemi gjallë?’”+ 11  Pastaj thuaju: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—unë nuk kënaqem me vdekjen e të ligut,+ por që i ligu të kthejë+ rrugë e të jetojë akoma.+ Prandaj, kthehuni, kthehuni nga rrugët tuaja të këqija!+ Pse të vdisni, o shtëpi e Izraelit?!’+ 12  Ti, o bir njeriu, thuaju bijve të popullit tënd: “Drejtësia në vetvete nuk do ta shpëtojë të drejtin, ditën kur të ngrejë krye.+ Por ligësia nuk do ta pengojë të ligun, ditën kur të largohet prej saj.+ I drejti nuk do të jetojë për shkak të drejtësisë së tij, ditën kur të mëkatojë.+ 13  Nëse unë i them të drejtit: ‘Ke për të jetuar’, dhe ai ka besim në drejtësinë e vet dhe bën padrejtësi,+ të gjitha veprat e tij të drejta nuk do të kujtohen. Përkundrazi, do të vdesë për padrejtësinë që bëri.+ 14  Nëse unë i them të ligut: ‘Ke për të vdekur’,+ dhe ai largohet nga mëkati i tij,+ gjykon gjithnjë me drejtësi e bën atë që është e drejtë,+ 15  kthen gjënë që ka marrë peng,+ shlyen ato që ka grabitur+ dhe ecën sipas ligjeve që japin jetë, duke mos bërë padrejtësi,+ ai do të jetojë,+ nuk do të vdesë. 16  Asnjë nga mëkatet që ka bërë, nuk do të kujtohet kundër tij.+ Ai ka gjykuar me drejtësi e ka bërë atë që është e drejtë, prandaj do të jetojë.”+ 17  Bijtë e popullit tënd thonë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë’,+ kur në fakt udha e tyre nuk është e drejtë. 18  Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe bën padrejtësi, për këtë ai ka për të vdekur.+ 19  Nëse i ligu largohet nga ligësia dhe gjykon me drejtësi e bën atë që është e drejtë, falë këtyre gjërave, ai do të jetojë.+ 20  Ju thoni: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhëve që ka ndjekur,+ o shtëpi e Izraelit.» 21  Si përfundim, vitin e dymbëdhjetë të mërgimit tonë, ditën e pestë të muajit të dhjetë, erdhi tek unë një nga ata që kishte shpëtuar në Jerusalem+ e më tha: «Qyteti ra.»+ 22  Një mbrëmje, para se të vinte ai që kishte shpëtuar, dora e Jehovait kishte ardhur mbi mua+ dhe ma kishte hapur gojën para se ai të arrinte tek unë në mëngjes. Goja më ishte hapur, dhe nuk isha më i pagojë.+ 23  Fjala e Jehovait m’u drejtua: 24  «Bir njeriu, banorët e këtyre vendeve të shkretuara+ thonë për Izraelin: ‘Abrahami ishte vetëm një, e megjithatë e mori vendin si pronë.+ Por ne jemi shumë, prandaj do ta marrim vendin.’+ 25  Prandaj, u thuaj atyre: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ju e hani mishin me gjak,+ i mbani sytë tek idhujt tuaj të pështirë*+ e derdhni gjak.+ A duhet, pra, ta merrni vendin?+ 26  Ju mbështeteni te shpata juaj,+ bëni gjëra të pështira+ dhe ndotni secili gruan e shokut.+ A duhet, pra, ta merrni vendin?’”+ 27  Thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj, kush banon në vendet e shkretuara, ka për të rënë nga shpata.+ Atë që është në fushë, do t’ua jap bishave si ushqim,+ kurse ata që janë futur nëpër fortesa e shpella,+ do të vdesin nga murtaja. 28  Unë do ta kthej vendin në gërmadhë,+ po, në shkreti, dhe krenaria e tij e madhe do të marrë fund.+ Malet e Izraelit do të mbeten të shkreta,+ dhe asnjë nuk do të kalojë nëpër to. 29  Kur ta kem kthyer vendin në gërmadhë,+ po, në shkreti, për shkak të gjithë atyre gjërave të pështira që kanë bërë,+ ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’” 30  Bijtë e popullit tënd, o bir njeriu, po flasin për ty afër mureve dhe në pragjet e shtëpive.+ Njëri i thotë tjetrit, secili vëllait të vet: ‘Eja të dëgjosh fjalët që vijnë nga Jehovai.’+ 31  Ata do të vijnë te ti si bën populli im, do të ulen para teje dhe do të dëgjojnë fjalët e tua,+ por nuk do t’i zbatojnë.+ Përkundrazi, me gojë shprehin dëshirat e tyre epshore, dhe zemra e tyre ndjek nga pas fitimin e padrejtë.+ 32  Ja, ti je për ta si një që i këndon dashurisë, me zë të bukur e duke i rënë ëmbël një vegle.+ Ata kanë për t’i dëgjuar fjalët e tua, por asnjëri s’ka për t’i zbatuar.+ 33  Kur kjo të ndodhë—sepse ka për të ndodhur+—ata kanë për ta marrë vesh se mes tyre ka qenë një profet.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin tek Ezk 6:4.