Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 31:1-18

31  Vitin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit të tretë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Bir njeriu, thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe turmës së tij:+‘Kujt i përngjan ti për nga madhështia?  I përngjan një asiriani dhe një cedri në Liban+ me degë të bukura,+ me kurorë të dendur që bënte hije e me shtat të lartë,+ saqë maja i arrinte deri te retë.+  Uji e rriti,+ burimet e thella e bënë të lartë. Rrëketë e tyre rridhnin rreth e përqark vendit ku ishte mbjellë. Kanalet e tyre shkonin te të gjitha pemët e fushës.  Prandaj edhe u bë më i lartë se të gjithë drurët e tjerë të fushës.+Degët e tij shtoheshin dhe lastarët zgjateshin, sepse në rrjedhat pranë tij kishte ujë me bollëk.+  Tërë zogjtë e qiellit bënin foletë+ mbi lastarët e tij, tërë kafshët e egra të fushës pillnin poshtë degëve të tij,+ dhe tërë kombet e mëdha strehoheshin nën hijen e tij.  Madhështia+ dhe kurora e tij e madhe u bënë të hijshme, sepse i kishte shtrirë rrënjët në ujëra të shumta.  Asnjë cedër tjetër nuk matej me të në kopshtin e Perëndisë.+ Dëllinjat nuk ngjanin aspak me lastarët e tij. Rrapet nuk i kishin degët si ai. Asnjë pemë tjetër në kopshtin e Perëndisë nuk i afrohej për nga bukuria.+  E kisha bërë të bukur e degëshumë.+ Të gjitha pemët e tjera të Edenit, kopshtit të Perëndisë së vërtetë, e kishin zili.’+ 10  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqë ai* u bë shtatlartë, saqë maja i shkonte deri te retë,+ dhe zemra iu lartësua për shkak se ishte i lartë,+ 11  unë do ta lë atë në duart e despotit të kombeve,+ dhe ai do të sulet kundër tij. Unë do ta dëboj siç e meriton ligësia e tij.+ 12  Të huajt, tiranët e kombeve, do ta rrëzojnë, dhe njerëzit do ta lënë në male. Degët e tij do të bien nëpër të gjitha luginat. Ato do të thyhen nëpër të gjitha përroskat e tokës.+ Tërë popujt e dheut do të largohen nga hija e tij e do ta braktisin.+ 13  Mbi trungun e tij të rënë, do të pushojnë të gjithë zogjtë e qiellit, dhe mbi degët e tij do të rrinë të gjitha kafshët e egra të fushës,+ 14  me qëllim që asnjë pemë e ujitur të mos bëhet shtatlartë dhe maja e saj të mos arrijë deri te retë, dhe që me lartësinë që ka, asnjë pemë nga ato që thithin ujë të mos shkojë deri te retë, sepse asnjëra nuk do të rrojë më,+ të gjitha kanë për të shkuar nën tokë,+ mes bijve të njerëzve që janë në gropë.’ 15  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur të zbresë në Sheol,* unë do të bëj që të mbahet zi.+ Për shkak të tij unë do të mbuloj burimet e thella, që të ndal rrëketë e tyre dhe të pengoj ujërat e shumta. Për shkak të tij do ta errësoj Libanin, dhe do të zalisen të gjitha pemët e fushës. 16  Do të bëj që kombet të dridhen nga zhurma e rënies së tij, kur ta çoj në Sheol tek ata që janë në gropë.+ Nën tokë do të ngushëllohen+ të gjitha pemët e Edenit,+ më të zgjedhurat e më të mirat e Libanit, të gjitha ato që thithin ujë. 17  Ato kanë zbritur bashkë me të në Sheol,+ tek ata që janë vrarë me shpatë. Kanë zbritur edhe ata që u strehuan poshtë hijes së tij në mes të kombeve,+ si të ishin fara e tij. 18  Kujt i përngjan, kështu, për nga lavdia+ dhe madhështia mes pemëve të Edenit?+ Megjithatë, ti do të futesh nën tokë bashkë me pemët e Edenit.+ Do të prehesh mes të parrethprerëve, bashkë me ata që janë vrarë nga shpata. Ja se ç’është faraoni dhe gjithë turma e tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ti».
Shih Shtojcën 3B.