Ezekieli 25:1-17

25  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga bijtë e Amonit dhe profetizo kundër tyre.+  U thuaj bijve të Amonit: “Dëgjoni fjalët e Zotërisë Sovran Jehova. Zotëria Sovran Jehova thotë kështu: ‘Meqenëse, ti o Amon, ke thënë: “Ah, sa mirë!” për shenjtëroren time që u përdhos, për tokën e Izraelit që u shkretua dhe për shtëpinë e Judës që mërgoi,+  unë do të të dorëzoj në duart e popujve të Lindjes si pronë të tyre,+ dhe ata do të ngrenë brenda teje kampe të rrethuara me mure, e do të vënë atje tabernakujt e tyre. Ata do të hanë frytet e tua dhe do të pinë qumështin tënd.+  Unë do ta kthej Rabahun+ në kullotë për devetë, dhe vendin e bijve të Amonit në vend ku të prehen kopetë.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”+  Sepse kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ke duartrokitur,+ ke përplasur këmbët dhe gjithë përçmim në shpirt ke gëzuar për vendin e Izraelit,+  unë e kam shtrirë dorën kundër teje+ dhe do të të dorëzoj në duart e kombeve, që të të plaçkitin. Do të të shfaros nga popujt dhe do të të zhduk nga çdo vend.+ Unë do të të shuaj,+ dhe ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse Moabi+ dhe Seiri+ thanë: ‘Shtëpia e Judës është si të gjitha kombet e tjera’,+  unë do ta lë zbuluar shpatin e Moabit aty ku janë qytetet e tij kufitare, që janë stolia e vendit, domethënë nga Beth-Jeshimoti,+ Baal-Meoni+ e deri në Kiriataim.+ 10  Do ta hap para popujve të Lindjes,+ dhe po njësoj do të bëj edhe me bijtë e Amonit.+ Do ta jap Moabin si pronë, dhe do t’i bëj bijtë e Amonit të mos kujtohen+ më mes kombeve. 11  Do të zbatoj mbi Moabin gjykimin tim,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”+ 12  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse Edomi ka marrë hak kundër shtëpisë së Judës dhe i ka bërë shumë të këqija, duke u hakmarrë kundër saj,+ 13  ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta shtrij dorën edhe kundër Edomit,+ do të shfaros njerëzit dhe kafshët e tij,+ e do ta kthej atë në një vend të shkretë, nga Temani+ deri në Dedan.+ Ata do të bien nga shpata. 14  Unë do të hakmerrem kundër Edomit me anë të popullit tim, Izraelit.+ Ata do të veprojnë në Edom siç e kërkon zemërimi dhe tërbimi im. Kështu, kanë për ta marrë vesh se ç’është hakmarrja ime’”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 15  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse filistinët vepruan me një ndjenjë hakmarrjeje+ dhe u hakmorën me përçmim në shpirt e të shtyrë nga një armiqësi e vjetër+ për të shkatërruar,+ 16  ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta shtrij dorën kundër filistinëve,+ do të shfaros keretitët+ dhe do të shkatërroj pjesën tjetër të bregdetit.+ 17  Kur unë të hakmerrem mbi ta, po, kur të hakmerrem keqas kundër tyre, duke i ndëshkuar ashpër,+ ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»+

Shënime në fund të faqes