Ezekieli 24:1-27

24  Vitin e nëntë, ditën e dhjetë të muajit të dhjetë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Bir njeriu, shënoje datën e sotme, pikërisht të kësaj dite. Mbreti i Babilonisë është sulur kundër Jerusalemit pikërisht sot.+  Thuaj një shprehje proverbiale për këtë shtëpi rebele:+“Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Merr kazanin, vëre në zjarr dhe hidh ujë në të.+  Pastaj fut copa mishi,+ të gjitha copat e mira, kofshën e shpatullën, dhe mbushe me kocka të zgjedhura.  Zgjidh më të mirën e kopesë,+ stivoji kërcunjtë në formë rrethi poshtë kazanit dhe zieji copat bashkë me kockat.’+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjerë qyteti ku është derdhur shumë gjak,+ kazani që është ndryshkur e nuk i hiqet ndryshku! Nxirri prej tij+ copat e mishit një nga një pa hedhur short për to.+  Sepse brenda tij ka gjak.+ Qyteti e ka vënë gjakun mbi një shkrep të zhveshur e të lëmuar dhe nuk e ka derdhur përtokë, që ta mbulonte me dhé.+  Ngaqë m’u ndez tërbimi për të marrë hak,+ unë e kam vënë gjakun e tij mbi një shkrep të zhveshur e të lëmuar, që të mos mbulohet.’+  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjerë qyteti ku është derdhur shumë gjak,+ për të cilin unë do të bëj një turrë të madhe!+ 10  Mblidh shumë kërcunj, ndize zjarrin dhe zieje mishin mirë. Pastaj derdhe lëngun dhe lëri kockat të nxehen shumë. 11  Lëre kazanin bosh sipër thëngjijve, që të nxehet. Bakri do të nxehet, duke i shkrirë papastërtitë e tij mu në mes+ e duke hequr ndryshkun.+ 12  Oh, ç’mund! Ai të lodh, por ndryshku i madh që ka, nuk hiqet.+ Atëherë, drejt e në zjarr bashkë me ndryshkun!’ 13  Në papastërtinë tënde kishte sjellje të shthurur.+ Prandaj m’u desh të të pastroja, por ti nuk u pastrove nga papastërtia+ dhe s’ke për t’u pastruar më, gjersa të më fashitet tërbimi që kam kundër teje.+ 14  Unë Jehovai kam folur,+ dhe kjo gjë ka për të ndodhur.+ Unë do ta kryej, nuk do ta lë pa bërë.+ Ti nuk do të më dhimbsesh,+ e për ty nuk do të më vijë keq.+ Ata do të të gjykojnë sipas udhëve që ke ndjekur dhe veprimeve të tua”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.» 15  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 16  «Bir njeriu, ja, unë do të të marr me një goditje të vetme+ atë që është kënaqësia+ e syve të tu, por ti mos i bjer gjoksit, mos qaj e mos derdh lot.+ 17  Psherëti pa fjalë dhe mos mbaj zi për të vdekurin.+ Mbulo kokën+ dhe mbath sandalet.+ Mos i mbulo mustaqet+ dhe mos e ha bukën që do të bëjnë për ty.»+ 18  Unë i fola popullit në mëngjes, dhe në mbrëmje gruaja më vdiq. Kështu, të nesërmen në mëngjes unë veprova si më ishte urdhëruar. 19  Njerëzit më pyetnin: «A s’do të na tregosh se ç’lidhje kanë me ne këto që po bën?»+ 20  Unë u përgjigja: «Fjala e Jehovait m’u drejtua: 21  “Thuaji shtëpisë së Izraelit: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ja, unë po e përdhos shenjtëroren time,+ atë me të cilën krenoheni,+ atë që është kënaqësia e syve tuaj+ dhe që i dhimbset shpirtit tuaj. Bijtë dhe bijat tuaja, që latë pas, do të bien nga shpata.+ 22  Ju do të bëni si bëra unë. Nuk do t’i mbuloni mustaqet+ dhe nuk do të hani bukën që do të bëjnë për ju.+ 23  Kokën do ta keni të mbuluar dhe sandalet të mbathura në këmbë. Nuk do t’i bini gjoksit dhe nuk do të qani.+ Do të kalbeni në fajet tuaja+ dhe do të rënkoni.+ 24  Ezekieli është bërë një shenjë+ për ju, dhe ju do të bëni të gjitha ato që ka bërë ai. Kur kjo gjë të ndodhë,+ ju keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.”’”+ 25  Sa për ty, o bir njeriu, ditën kur t’ua marr atyre fortesën, pra, gjënë e bukur që i ngazëllonte, kënaqësinë e syve të tyre+ dhe atë që ua dëshironte shpirti me zjarr, bijtë e bijat e tyre,+ 26  atë ditë do të vijë te ti një i mbijetuar, që të të sjellë lajmin.+ 27  Atë ditë ti do ta hapësh gojën, do të flasësh me atë që shpëtoi+ dhe nuk do të jesh më memec.+ Ti do të jesh si një shenjë për ta,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.»+

Shënime në fund të faqes