Ezekieli 23:1-49

23  Fjala e Jehovait m’u drejtua:+  «Bir njeriu, dy gra, bija të një nëne,+  filluan të kurvëroheshin+ në Egjipt+ kur ishin ende të reja. Atje u shtypën gjoksin+ dhe u shtrënguan gjinjtë e tyre të virgjër.  E madhja quhej Ohola dhe e motra Oholiba. Ato u bënë të miat,+ dhe më lindën bij e bija.+ Ohola është Samaria,+ kurse Oholiba Jerusalemi.+  Ohola filloi të kurvërohej+ kur ishte ende imja, dhe u shkonte pas me epsh dashnorëve të saj,+ asirianëve,+ që ishin fqinjë të saj,  guvernatorëve të veshur me stof blu dhe mëkëmbësve, që të gjithë djem tërheqës, kalorës të hipur në kuaj.  Ajo u kurvërua vazhdimisht me ta, me të gjithë ata që ishin ajka e bijve të Asirisë dhe u ndot me të gjithë ata, pas të cilëve shkoi me epsh, dhe me idhujt e tyre të pështirë.*+  Ajo nuk i la kurvëritë e Egjiptit, kur gjatë rinisë së saj egjiptianët ishin shtrirë me të, i kishin shtrënguar gjinjtë e virgjër dhe kishin shfryrë me të epshin me marrëdhëniet e tyre imorale.+  Prandaj, e lashë në duart e dashnorëve të saj,+ në duart e bijve të Asirisë, pas të cilëve kishte shkuar me epsh.+ 10  Pikërisht ata zbuluan lakuriqësinë e saj.+ Ia morën bijtë dhe bijat,+ kurse atë vetë e vranë me shpatë. Asaj i doli nami i keq mes grave, dhe ata zbatuan gjykimin mbi të. 11  Edhe pse motra e saj, Oholiba, e pa këtë,+ ajo u dha pas dëshirave epshore, duke vepruar më keq se e motra dhe u kurvërua më shumë se ajo.+ 12  Shkoi me epsh pas bijve të Asirisë,+ pas guvernatorëve dhe mëkëmbësve, që ishin fqinjë të saj, të veshur me shumë shije, kalorës të hipur në kuaj, që të gjithë djem tërheqës.+ 13  Unë pashë se ajo ishte ndotur, dhe që të dyja kishin marrë të njëjtën rrugë.+ 14  Por ajo i shtoi kurvëritë e saj kur pa burra të gdhendur në mur,+ shëmbëlltyra+ të kaldeasve, të skalitura e të lyera me bojë të kuqe në portokalli,+ 15  me rripa+ në mes, me çallma në kokë që u vareshin nga prapa, me pamje luftëtarësh, që ngjanin të gjithë me bijtë e Babilonisë, të lindur në vendin e kaldeasve. 16  Sa i pa, ajo filloi t’i dëshironte me epsh,+ dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.+ 17  Bijtë e Babilonisë erdhën tek ajo, në shtratin ku bënte dashuri dhe e ndotën duke kryer marrëdhënie imorale.+ Ajo u ndot prej tyre, por pastaj shpirti i saj u largua nga ata i neveritur. 18  Ajo zbulonte kurvëritë dhe lakuriqësinë e saj,+ prandaj shpirti im u largua i neveritur nga ajo, siç ishte larguar nga e motra.+ 19  I shumoi kurvëritë,+ aq sa iu kujtuan ditët e rinisë,+ kur kurvërohej në Egjipt.+ 20  Kishte epsh të madh, si konkubinat* e atyre që e kanë organin gjinor si të një gomari dhe si të një hamshori.+ 21  E mbaje mendjen te sjellja e shthurur e rinisë sate, kur Egjipti+ t’i shtrëngonte gjinjtë për të kënaqur gjoksin tënd rinor.+ 22  Prandaj, o Oholiba, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të ngre kundër teje dashnorët e tu,+ nga të cilët shpirti yt u largua i neveritur, dhe do t’i sjell kundër teje nga çdo anë:+ 23  bijtë e Babilonisë+ dhe gjithë kaldeasit,+ burrat e Pekodit,+ të Shoas dhe të Koas, bashkë me tërë bijtë e Asirisë, djem tërheqës, që të gjithë guvernatorë e mëkëmbës, luftëtarë e përfaqësues të popujve, të gjithë të hipur në kuaj. 24  Ata do të vijnë kundër teje me karroca lufte e rrota që rrapëllijnë+ dhe me një turmë njerëzish me mburoja të mëdha, shqyte e përkrenare. Ata do të të rrethojnë nga të gjitha anët. Gjykimin tim do t’ua lë në dorë atyre, dhe ata do të të gjykojnë sipas mënyrës së tyre.+ 25  Unë do të ta shpreh me vrull zemërimin tim,+ dhe ata do të veprojnë me tërbim kundër teje.+ Do të të presin hundë e veshë dhe ç’të mbetet nga ti, do të bjerë nga shpata. Bijtë dhe bijat e tua+ do t’i marrin+ dhe ç’të mbetet nga ti, do të përpihet nga zjarri.+ 26  Ata do të të heqin rrobat+ dhe do të të marrin gjërat e bukura.+ 27  Kështu, do t’i jap fund sjelljes sate të shthurur+ dhe kurvërisë që solle nga Egjipti.+ Ti s’do t’i ngresh më sytë për t’i parë ato gjëra, dhe Egjiptin nuk do ta kujtosh më.’ 28  Sepse kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të të lë në duart e atyre që ke urryer, në duart e atyre nga të cilët shpirti yt është larguar i neveritur.+ 29  Ata do të veprojnë kundër teje me urrejtje, do të marrin gjithë frytin e mundit tënd dhe do të të lënë lakuriq e të zhveshur.+ Kështu do të dalë në shesh kurvëria jote, sjellja jote e shthurur dhe prostitucioni që ke bërë.+ 30  Këto gjëra do t’i pësosh, sepse shkove si prostitutë pas kombeve,+ sepse u ndote me idhujt e tyre të pështirë.+ 31  Ti ke ecur në rrugën e motrës sate,+ prandaj kupën e saj do të ta lë ty në dorë.’+ 32  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ti do të pish kupën e motrës sate, që është e thellë dhe e gjerë.+ Duke qenë se kupa mban shumë, ti do të bëhesh gazi i botës, dhe të tjerët do të të përqeshin.+ 33  Ti do të jesh krejt e dehur dhe e hidhëruar, do të fryhesh me kupën e habisë dhe të shkretimit, me kupën e motrës sate, Samarisë. 34  Do ta pish e do ta kthesh me fund,+ dhe do të bresh edhe copat e saj prej qeramike. Do të shkulësh gjinjtë.+ Sepse unë kam folur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova. 35  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse më ke harruar+ dhe më ke kthyer krahët,+ ti do të ndëshkohesh për sjelljen tënde të shthurur dhe kurvëritë e tua.’» 36  Pastaj, Jehovai më tha: «Bir njeriu, a do t’i gjykosh+ ti Oholën dhe Oholibën,+ e t’u tregosh atyre gjërat e pështira që kanë bërë?+ 37  Ato kanë kryer kurorëshkelje+ dhe duart i kanë të lyera me gjak.+ Kanë kryer kurorëshkelje me idhujt e tyre të pështirë.+ Madje, bijtë që më kishin lindur, i kanë kaluar nëpër zjarr si ushqim për ta.+ 38  Për më tepër, ja çfarë më kanë bërë mua: njëkohësisht kanë ndotur+ shenjtëroren+ time dhe kanë përdhosur sabatet e mia.+ 39  Pasi kishin therur bijtë e vet për t’i paraqitur para idhujve të tyre të pështirë,+ po atë ditë erdhën në shenjtëroren time për ta përdhosur.+ Ja çfarë kanë bërë në mes të shtëpisë sime.+ 40  Por ka edhe më. Ato u dërguan lajmëtarë+ njerëzve nga vende të largëta, dhe ata, për të cilët ajo ishte larë,+ kishte lyer sytë+ dhe ishte stolisur me zbukurime,+ erdhën.+ 41  Ajo u ul në një divan+ madhështor, para të cilit ishte shtruar një tryezë+ dhe vuri në të temjanin+ dhe vajin tim.+ 42  Tek ajo ishte zëri i një turme që ndihej rehat.+ Mes burrave që ishin në turmë, kishte edhe pijanecë+ që kishin ardhur nga shkretëtira. Ata u vunë grave byzylykë në duar dhe kurora të bukura në kokë.+ 43  Atëherë unë thashë për atë që ishte rraskapitur nga kurorëshkeljet:+ ‘Tani, ajo do të kurvërohet akoma.’+ 44  Ata shkonin tek ajo, si shkon dikush te një prostitutë. Pikërisht ashtu shkuan tek Ohola dhe Oholiba, si te gra me sjellje të shthurur.+ 45  Por njerëzit e drejtë+ do t’i gjykojnë si gjykohen kurorëshkelëset+ dhe ato që derdhin gjak,+ sepse ato janë kurorëshkelëse dhe i kanë duart të lyera me gjak.+ 46  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kundër tyre do të dërgohet një turmë,+ dhe ato do t’i tmerrojnë të tjerët e do të bëhen pre e plaçkitjes.+ 47  Turma do t’i godasë me gurë+ dhe do t’i presë me shpatë. Do t’ua vrasë bijtë e bijat+ dhe shtëpitë do t’ua djegë me zjarr.+ 48  Unë do t’i jap fund sjelljes së shthurur+ në vend,+ dhe të gjitha gratë kanë për të nxjerrë mësim e nuk do të veprojnë më sipas sjelljes së tyre të shthurur.+ 49  Ata do të bëjnë që sjellja e tyre e shthurur të bjerë mbi to,+ dhe ato do të ndëshkohen për mëkatet që kanë bërë me idhujt e tyre të pështirë. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.’»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin tek Ezk 6:4.
Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.