Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 21:1-32

21  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga Jerusalemi, fol+ kundër vendeve të shenjta+ dhe profetizo kundër tokës së Izraelit.+  Thuaji tokës së Izraelit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë jam kundër teje,+ do të nxjerr shpatën nga milli+ dhe do të shfaros të drejtë e të ligj.+  Do ta nxjerr shpatën nga milli dhe do ta drejtoj kundër çdo mishi, nga jugu në veri,+ që të shfaros të drejtë dhe të ligj.  Çdo mish ka për ta marrë vesh që unë, Jehovai, e kam nxjerrë shpatën nga milli+ e s’do ta kthej më atje.’”+  Ti, o bir njeriu, psherëti dhe dridhu.*+ Po, psherëti i vrerosur para syve të tyre.+  Nëse ata të thonë: ‘Pse psherëtin?’,+ ti përgjigju: ‘Për shkak të një lajmi.’+ Sepse ai do të vijë+ dhe çdo zemër do të mpaket,+ të gjithë do të shkurajohen,* çdo frymë do të ligështohet dhe gjunjët do të pikojnë.*+ ‘Ja, ai lajm ka për të ardhur+ dhe tamam ashtu do të ndodhë’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, profetizo: “Kështu thotë Jehovai: ‘Thuaj: Ja, një shpatë!+ Një shpatë e mprehur+ dhe e lëmuar. 10  Ajo është mprehur për të bërë një masakër, është lëmuar që të shkëlqejë.+Vallë, a do të ngazëllojmë?’+Mos vallë shpata po e hedh poshtë skeptrin+ e birit tim,+ si bën me çdo pemë?+ 11  Shpata jepet për t’u lëmuar, që më pas dikush ta vringëllojë në dorë. Kjo shpatë është mprehur dhe lëmuar, që t’i jepet në dorë një vrasësi.+ 12  Bërtit dhe ulërit,+ o bir njeriu, sepse ajo është kthyer kundër popullit tim;+ është kthyer kundër tërë prijësve të Izraelit.+ Ata i janë hedhur shpatës bashkë me popullin tim.+ Prandaj bjeri kofshës me shuplakë nga hidhërimi.+ 13  Është bërë një shqyrtim,+ dhe çfarë do të ndodhte nëse shpata do të hidhte poshtë edhe skeptrin?+ Ai nuk do të ishte më”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 14  Ti, o bir njeriu, profetizo, përplas duart+ dhe përsërit tri herë fjalën ‘shpatë’.+ Ajo është shpata e të vrarëve, shpata që vret të mëdhenjtë e që i rrethon nga çdo anë.+ 15  Ajo është shpata, me të cilën unë do të bëj një masakër, që zemra të mpaket+ e që të shumohen ata që kanë rënë pranë portave të tyre.+ Medet, ajo është lëmuar dhe i është dhënë shkëlqim që të bëjë një masakër!+ 16  Trego se sa e mprehtë+ je, o shpatë! Shko djathtas! Zër pozicion, shko majtas! Shko nga të jetë kthyer tehu yt. 17  Edhe unë do të përplas duart+ dhe do të më fashitet+ tërbimi.+ Unë, Jehovai, kam folur.» 18  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 19  «Ti, o bir njeriu, cakto dy rrugë nga ku të hyjë shpata e mbretit të Babilonisë.+ Ato duhet të dalin nga i njëjti vend. Pastaj vër një shenjë që tregon rrugën,+ dhe vëre në krye të rrugës që të çon në qytet. 20  Cakto një rrugë nga ku do të hyjë shpata kundër Rabahut+ të bijve të Amonit, dhe një rrugë tjetër nga ku do të hyjë kundër Judës, kundër Jerusalemit të fortifikuar.+ 21  Mbreti i Babilonisë është ndalur në udhëkryq, në krye të dy rrugëve, që të hedhë fall.+ Ai përzien shigjetat, pyet nëpërmjet idhujve të shtëpisë*+ dhe shikon mëlçinë. 22  Falli në dorën e tij të djathtë tregon se ata duhet të shkojnë drejt Jerusalemit, që të vihen desh për shembjen e mureve,+ të urdhërohet një gjakderdhje, të jepet kushtrimi për luftë,+ të vihen desh kundër portave dhe të ngrihet një ledh e një mur rrethues.+ 23  Për sytë e popullit ai ishte një fall i rremë,+ po, për ata që u janë betuar atyre duke zënë be.+ Por ai e kujton fajin e tyre,+ prandaj do t’i çojë në robëri.+ 24  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse bëtë që të kujtohej faji juaj, duke i nxjerrë shkeljet sheshit, dhe kështu në gjithçka që bëtë, shihen mëkatet tuaja, meqenëse ju ka kujtuar,+ do t’ju kapë dora e armikut.’+ 25  Por për ty, o i plagosur për vdekje, o prijës+ i lig i Izraelit,+ që të ka ardhur dita e ndëshkimit për fajin e fundit,+ 26  kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Hiqe çallmën, hiqe kurorën.+ Nuk do të jetë më si më parë.+ Atë që është poshtë, ngrije lart+ dhe atë që është lart, ule poshtë.+ 27  Rrënojë! Rrënojë! Unë do ta kthej atë në një rrënojë.+ Ajo nuk do t’i jepet askujt, gjersa të vijë ai që ka të drejtën ligjore,+ dhe atij do t’ia jap.’+ 28  Ti, o bir njeriu, profetizo dhe thuaj: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova për bijtë e Amonit dhe për poshtërimin që sillnin ata.’ Pastaj thuaj: ‘Një shpatë, një shpatë është zhveshur për të bërë masakër, është lëmuar që të gllabërojë, që të shkëlqejë,+ 29  sepse ata parashikojnë për ty gjëra të pavërteta dhe hedhin fall për gënjeshtra,+ që të të hedhin mbi qafën e të vrarëve, të njerëzve të ligj që u ka ardhur dita e ndëshkimit për fajin e fundit.+ 30  Ktheje shpatën në mill. Unë do të të gjykoj në vendin ku u krijove, në tokën ku i ke rrënjët.+ 31  Unë do të derdh mbi ty dënimin tim. Me zjarrin e zemërimit tim të furishëm, do të fryj mbi ty+ dhe do të të lë në duart e të paarsyeshmëve, mjeshtërve të rrënimit.+ 32  Ti do të katandisesh për t’u hedhur në zjarr,+ gjaku yt do të rrjedhë në mes të vendit, dhe askush nuk do të të kujtojë më, sepse unë, Jehovai, kam folur.’»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bëje copë mesin».
Fjalë për fjalë «duat do të lëshohen».
Shih shënimin tek Ezk 7:17.
Ose «perëndive të shtëpisë». Fjalë për fjalë terafim.